Nishani kandidati i ri i mazhorancës për president. A do të jetë Nano kandidati i opozitës?

Postuar në 11 Qershor, 2012 06:27

Pas tërheqjes së Artan Hoxhës nga kandidimi për President të Republikës, Astrit Patozi, Kryetari i Grupit Parlametnar të PD-së deklaroi se Bujar Nishani do të jetë kandidati i ri i mazhorancës, i cili do të votohet sot në orën 17:00.  Pas tij, Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, dhe Vangjel Dule, Kryetar i PBDNJ-së (për ironi, dy politikanë me kauza të kundërta të deklaruara), bënë thirrje që PS-ja të kandidojë Fatos Nanon si kandidat alternativ ndaj Nishanit.

Pra, e vetmja pyetje praktike deri në orën 17:00 është nëse PS-ja do të kandidojë Nanon si kandidaturë alternative ndaj Nishanit, një figurë qartazi politike e PD-së (Që ky i fundit të tërhiqet si Zaganjori dhe Hoxha është praktikisht e pamundur).

Që Nano të realizojë ëndërrën e tij presidencliale, të shpallur që në 2001-shin në emisionin Opinion të Fevziut, duhet që fillimisht të marrë 20 firma deputetësh për kandidim, pastaj të kalojë testin e qëndrimit gjatë 10 vjetëve të fundit në Shqipëri (lexo më poshtë për detajet) dhe, së fundi, të marrë të paktën 71 vota në Kuvend. Një majë e po aq e vështirë për t’u ngjitur, sa Everesti që ngjiti Gjergj Bojaxhiu…

A a i plotëson Fatos Nano kushtet juridike për të qenë President i Republikës?

Neni 86.2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë vë këtë kusht juridik për personin që kandidon për postin e presidentit : “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

Fatos Nano e ka vendlindjen dhe datlindjen e duhur, por qëndrimi i tij në Shqipëri 10 vjetët e fundit është i diskutueshëm. Dihet publikisht që 7 vjetët e fundit ai ka jetuar kryesisht në Vjenë të Austrisë (çfarë përfaqëson fjala “kryesisht” mund të verifikohet lehtë me dokumentacionin e hyrje- daljeve në Shqipëri dhe Austri, në qoftë se dikush i futet kësaj pune).

Gjëja që deri më sot nuk është testuar legjislativisht është termi “qëndrim”, sepse presidentët e derisotëm nuk kanë jetuar jashtë Shqipërisë para se të zgjidheshin. Në praktikën juridike të vendeve të ndryshme, një person konsiderohet se ka qendruar qëndruar në një vend për një periudhë të caktuar, në qoftë se ka qenë fizikisht atje më shumë se gjysmën e ditëve të asaj periudhe.

Do të ishte interesante sesi do t’i përgjigjeshin legjislatorët shqiptarë pyetjes se çfarë kanë patur parasysh me termin “qendrim” dhe, më tej, është interesante të dihet nëse ka qenë Fatos Nano më shumë se 1825 ditë në Shqipëri gjatë 10 vjetëve të fundit.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by koz (not verified) on

Sikur ky maskara (Nano) te mos kishte tradhetuar ne menyre te perseritur interesat e vendit  ne keto 16 vjete dhe vecanerisht te shumices se shqiptareve dhe te opozites ne keto 7 vjet, sikur te mos ishte tallur me liderin e opozites dhe me gjithe socialsitet e ndershem,  sikur te mos kishte bere ate qe beri 5 vjete me pare me 5 deputetet e tij te shitur/blere, sikur te mos vazhdonte te bente gallate, tallej e perqeshte te gjithe ne nga viena e tij me paret e qelbura qe nuk dihet nga i ka marre dhe sikur sot te bindte shumicen e shqiptareve qe nuk ka ardhur per te bere nje dore paresh tani qe mesa duket si ka mbetur gje ne xhep, ndoshta shumica e shqipareve mund tja falte rrumpallen qe ky maskara par excellence ka bere per 8 vjet ne krye te vendit. Shume prej nesh qe e dijme fort mire sesa i korruptuar eshte ky qen bir qeni por do te pranonim ne heshtje per te te pakten ato pak gjera pozitive  qe beri (aksidentalisht) , qe nuk i vuri zjarrin vendit, qe dha shembuj sesi te ikesh me te mire e ne kohe e pa dhune e vrasje, e pa e rritur zullumin. Sot eshte teper vone dhe aspak morale per Ramen e opoziten qe ti japin mundesi ketij merhumi te plakur. Edhe pse ky karagjoz i shemtuar mund te jete kandidat me i kultivuar sesa Nishani i Malokut une  do te preferoja me mire nje mi halesh qe mund ta luftosh dhe ta kundershtosh ne cdo moment e cdo forme sesa nje riciklim te nje kufome politike qe ne sensin praktik e politik do ti kthehej Rames, socialisteve dhe ca me keq fateve te kombit ne nje boomerang te rezikshme dhe te paparashikueshem. Rama fiton moralisht e poltikisht nese Bisha me Kokemadhin na japin nje Nishan per president. Rama do te humbase shume me teper nese ben pazare dhe "fiton" Nanon si president.

Submitted by Ky t'10 fare (not verified) on

"Sikur te mos ish tallur me liderin e opozites dhe socialistet e ndershem"??! O Kozi,  socialist i ndershem te duket Edi Rama ty mo ? Po socialist i ndershem te duket ty ai qe i fut njerezit ne greve urie dhe i le 20 dite pangrene, dhe pastaj u thote dilni se "ashtu osht i muhabet" mo? Socialist i ndershem eshte ai qe u thote njerezve hajde se do rrezojme qeverine, dhe pastaj shko me pi kafe ne Sheraton ndersa njerezit vriten ne shesh mo? Po socialist i ndershem te duket ai qe ne krye te listes se deputeteve te Shkodres ve Tom Doshin mo? Ne qofshin keta socialistet e ndershem, une do e kthej mbrapsht teseren time te anetaresise, se kam frike mos me ze edhe mua  semundja e ndershmerise qe ka zene ata.

Submitted by Saimir (not verified) on

Sigurisht. Tani qe Saliu e ka alibine qe ai eshte i detyruar per hir te vendit te pranoje "kundershtarin" e vjeter si president--ndonese ai ka kurdisur kete loje gjate gjithe kohes--Nano do te zgjidhet president. Edhe 10 vite te tjera me komuniste. Fale Saliut do te festojme 100 vjetorin e PKSH, te kthyer PPSH, te konvertuar PD dhe PS ne pak vite.

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

mos u lodh kot o zaloshnje, nuk di rama me lujt poker. po t'dite, e fuste tosin e maries n'loje dhe tosi shkote pako postale n'vjene, e rama n'kryeministri...

Submitted by Juna (not verified) on

Fatos Nano ne ka bere kerkese per shtetesi Austriake ne vitin 2007, dhe ne baze te kartes se perhershme te qendrimit te dhene nga autoritetet, ne menyre qe ai te perfitonte shtetesine, duhet te qendroje te pakten 250 dite te vitit brenda Austrise, si dhe te paguaje taksat dhe te gjithe detyrimet ligjore qe rrjedhin nga leja e qendrimit. Emri i Nanos eshte on-line ne Zyren e Emgracionit Austriak.

Submitted by arvanites (not verified) on

Rama nuk duhet te kandidoje asnje perballe Nishanit. Perndryshe do humbte dy here, Presidentin dhe njekohesisht do legjitimonte procesin.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nqs eshte e vertete ajo qe shkruan komentatorja Juna i bie qe Fatos Nano te kete bere kerkese per heqjen e nenshtetesise shqiptare se Austria nuk e lejon mbajtjen e dy nenshtetesive.

Submitted by Anonim (not verified) on

ajo qe thote juna eshte e vertet, me ndryshimin qe Nano vazhdon te kete vetem lejen e qendrimit, kurse gruaja e tij (Xhoana) ka lene nenshtetesine shqiptare dhe ka marr ate austriake. Pamvaresisht se kur hyjn ne shqiperi ajo perdor pasaporten shqiptare, gje qe eshte e kunderligjshme ne austri.

Submitted by Realist (not verified) on

Berisha nuk eshte e s'ka per te qene dakort per Fatos Nanon -president  per nje arsye kryesore.

Fiksimi i Berishes si figure historike e kombit shqiptar per keto 20 vjet e ndoshta edhe me shume do te eklipsohej ne se Fatos Nano do te behej president.

Pra kundershtari i tij do te hipte ne pozicionin me te lart te shtetit,kurse Berisha ndoshta pas pak kohesh mund te largohet si kryeminister

dhe keshtu figura e tij do te  fillonte te eklipsihej nga figura e Nanos.

Kjo eshte per mua arsyeja kryesore pse berisha s'ka per ta pranuar  fatos nanon si president edhe sikur ky i fundit ti jape te gjitha premtimet e mundshme

se nuk do te lejoje ti ndodhe gje pasi te ike si kryeminister.

Submitted by vike (not verified) on

I vetmi kandidat i opozites duhet te jete Pandeli Majko. Eshte nje figure e rendesishme e Ps e cila mund te marri edhe konsensusin e LSI,PDIU dhe pse jo te PD. Jane te pakta per mos te thene nuk ekzistojn akuzat qe mund te jene bere ne drejtim te Majkos qofte si ish-kryeminister apo edhe si deputet. Majko ka edhe pelqimin te pjeses me te madhe te popullit pershire ketu edhe simpatizues te PD, te cilet pranojne se Pandeli Majko ka nje profil ndryshe nga shumica e politikaneve shqiptare.  Mos te harrojme qe edhe nje pjese e madhe e popullit shqiptare qe jeton ne Kosove,Maqedoni etj e simpantizon maksimalisht figuren e Majkos. PANDELI MAJKO-PRESIDENT.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Bujar Nishani alias (emri i tij i vertete) ka qene ne shkurt 1991

pedagog i kembesorise ne Shkollen me emrin e Enverit te pare. U shqua ne rebelimin e

aesimtareve  dhe studenteve komunist brohoriti per dullen me kallash ne dore. Ne ato dite

pati dhe viktima te pafajshme. Pas prillit 1992 u pushua si rebel dhe u zhduk per ca kohe.

Nderroi mbiemrin nga mehmeti ne Nishani dhe filloi pune tek Safet Zhulali.

Kete Enverist te thekur Enver i dyte na e propozon si president. Paturpesia e tij nuk ka kufi.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

krkoj ndjese per lapsusin emri i tij i vertete eshte Bujar Mehmeti

Submitted by Kovaci (not verified) on

Ketij Muc Nanos dhe Zaloshnjes duhet me i ron me kar kokes. Spo dine nga te vertiten shkerdhatat. Shajti Muc (mut) Nanoja, Tan Hoxhen me llafet me te ndyra. E pse? Sepse Muc Nano eshte nje deshtak i kalibrit me te larte. Nje kar qe smer vesh nga asnje fushe dhe nje kar i gjithi ne politike. E nje ordiner si qe si vjen as te maja e karit Tan Hoxhes e shan me fjalet me te ndyra. Tani qe ja dhjeu Tan Hoxha dhe ja leshoi mutin ne goje ketyre zagareve pederaste pa familje (i kane ngjare Edit ne bythe) tani po shajne Bujar Nishanin dhe i pari eshte leshuar zagari qe eshte qire nga Sala per vite me rradhe shoku Mero Bythqir GellBaze. Tani priten qente e tjere Muc Nano me Zaloshnjen. Ikni mor bythqirat e mutit se mire jau ben Sala qe sju le te vini ne pushtet zagaret e mutit. Jeni te gjithe te paafte dhe bythqira qe e keni kaluar jeten qyl se nje pune sdini te beni.

Submitted by ana (not verified) on

po nje si Pellumb Xhufi pse nuk propozuan se kuptoj ose ta bejne votimin e presidentit me referendum popullor si gjithe bota

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.