Afron Nobeli, bookmakers-at ‘rrëzojnë’ Kadarenë

Postuar në 03 Tetor, 2011 16:25

Gazeta londineze The Guardian në një artikull të sotmin hap zyrtarisht lojën e basteve për çmimin Nobel në letërsi për vititn 2011. Çmimi, sipas Akademisë Suedeze, shpallet të enjten në mesditë dhe gazeta ka nxituar të hapë ‘garën e përvitëshme’ të ankthit mes të mëdhenjve të letërsisë. A është më në fund radha e amerikanit Philip Roth?, pyet The Guardian. Ndërkohë, më i kuotuari nga bookmakers-at anglezë është i shumëpërfoluri, poeti sirian Adonis me 4/1 i ndjekur nga favoriti i vitit të shkuar poeti suedez Thomas Tranströmer me 11/2. Poeti hungarez, Péter Nádas është i treti, shkruan e përditëshmja britanike, i ndjekur nga afër nga romancieri japonez Haruku Murakami. Për këta të dy The Guardian vëren se kanë libra të rëndësishëm të përkthyer në suedisht. Philip Roth ‘vuan’ në kuotat 25/1. Jo më mirë është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, të cilin bookmakers-at e kuotojnë në 33/1. The Guardian, megjithatë, këshillon lexuesit e saj dhe ata që duan të vënë baste, të hedhin sytë nga shkrimtarja algjeriane Assia Djebar. “Kur sekretari i Akademisë Suedeze Peter Englund dha një intervistë rreth fituesit të sivjetshëm, ai pranoi se ishte i ndërgjegjshëm për mungesën e laureateve gra”. Sigurisht në këtë vit të Pranverës Arabe një shkrimtare grua me prejardhje nga Afrika e Veriut duhet të jetë një zë i fortë, përfundon The Guardian.

H.B.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Vetem Nobel-i i mungon Kadare-se.</p><p>Perfundimisht propozoj qe muaji Tetot te shpallet muaji i Kadare-se.</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Afron Nobeli ne Letersi,largohet Kadareja nga ai...Jo se s&#39;do Kadareja,por nuk do komisioni i vleresimit.Jo se nuk do komisioni i vleresimit,por nuk duam ne &quot;shqiptaret&quot;.Me shqiptaret nenkuptoj &quot;ata&quot; qe dijne te shkruajne bukur letra anonime dhe nonime,te cilave u jepet mundesia te lexohen nga komisioni.Keshtuqe,Nobeli po na iken larg.Edhe vet Kadareja e di me mire nga ne,dhe nuk besoj qe eshte ne pritje te gazetareve tek porta e hotelit apo shtepise per te marre lajmin fillimisht e per te dhene intervisten e pare ashtu sic ndodhi me nje nga tre fituesit e Nobelit te Mjekesise edhe pse njeri ka vdekur me dt 30 shtator...Keshtu e kane keto pune...Nuk hapen kollaj dyert e Europes per ne,jo per faj te saj,por per tonin,sepse i nderrojme bravat herepas&#39;here dhe tinezisht...Ne bej celesa kopil,...por...kopili kopil eshte...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.