Mali i Bardhë, fshati që don të falet edhe në kishë, edhe në xhami

Punët e feve janë shumë të ngatërruara në Shqipëri. Por jo problematike. Është provuar shpesh që nuk janë problematike, por në linkun http://kosova.albemigrant.com /?p=35610 bëhet fjalë për një provë të n-të. Në një fshat, banorët e të cilit janë në masën 95% myslimanë, është festuar Shën Mëhilli në kishën e fshatit. Fshati quhet Mali i Bardhë, dhe është në Kurbin. Në link thuhet se kanë qenë vetë banorët e fshatit, ata të besimit myslyman pra, që para disa vitesh kanë pritur si mik të rrallë Rrok Mirditën, dhe i kanë kërkuar që mbi themelet rrënoja 700 vjeçare të kishës së vjetër të Malit të Bardhë, të ngrihej një kishë e re. Dhe e kanë bërë këtë me ndihmën edhe të imzot Mirditës. Në këtë kishë të re ata festojnë si ritual të përvitshëm festën e Shën Mëhillit. Në këtë festë marrin pjesë të gjithë, dhe bëhen pjesë e meshës, uratave, përshpirtjeve dhe lutjeve në Krisht për një jetë më të mirë.
Ka akoma. Ata kanë kërkuar që në fshatin e tyre të ketë dhe xhami. Këtë gjë ia kanë kërkuar autoriteteve të komunitetit mysliman, dhe kësisoj të mund të falen e luten në të dy dyert e Zotit, si një nga fshatat më të veçantë të Globit. Kjo ndodh veçse në Malin e Bardhë të Kurbinit!
Kushedi se ç’besim fetar do të deklarojnë si të tyrin gjatë procesit të regjistrimit, që ka filluar dje.
Re.Pu.
Comments
Jo mor "arnaut" (apo ti Olsi
<p>Jo mor "arnaut" (apo ti Olsi Jazexhi)! Njerzit nuk ndahen, si ta kan bombardue trunin ty ne Malajzì, ne musliman e jo musliman, apo siç thoni ju QAFIRA. Njerzit ndahen ne "Njerz te Lire" dhe "Njerz te dhunuem"! Kjo asht pika e demarkacionit.</p>
Add new comment