Berisha “e dredh” për reformën zgjedhore

Me dhjetra herë kemi parë Berishën në dy vjetët e fundit të rrahë gjoksin se është i gatshëm të pranojë çdo reformë zgjedhore të propozuar nga opozita e të aprovuar nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecia-s. Por dje morëm vesh nga Damian Gjiknuri, negociatori i PS-së për reformën zgjedhore, se negociatorët e PD-së i kanë dërguar një e-mail, në të cilin thonë se mund të diskutojnë vetëm rreth rekomandimeve në raportet e ODIHR-it për zgjedhjet. Ndërkohë, Gjiknuri i deklaroi Top-channel-it se PS-ja ka sugjeruar të diskutohet edhe për një ndryshim të sistemit zgjedhor, për futjen e paisjeve që mund të identifikojnë zgjedhësit (për shmangien e votimit fiktiv) dhe për votimin e emigrantëve.
Nuk është e lehtë të negociosh me Berishën – ç’thotë sot e mohon nesër!
E.Z.
Comments
Po c'fare pritshe ndryshe nga
<p>Po c'fare pritshe ndryshe nga Damjani dhe Top Kanali ti.Çudia do te ishte po te shpreheshuin ndryshe,si Damjani,si Kanali.</p>
Add new comment