Gjysma e çmimit të karburantit vjen prej taksave

Ju kujtohet se me çfarë çmimi e blini karburantin? Me siguri, që po. Nuk mund të mos e dini. Karburanti na është bërë si buka, si perimet, e si mallra të tjera të “shportës”. Deri para ca vitesh nuk ishte kështu, dhe jo vetëm sepse çmimi ka qenë më i ulët, shumë më i ulët, por edhe sepse karburanti ishte një problem (nëse ka qenë problem) për pakicën. Shumica nuk kanë patur makina.
Kthehemi tek përgjigja e pyetjes së kreut. Çmimi i karburantit në ditët e sotme është afro 180 lektë/litër, dhe me këtë pra nuk është se merrni vesh ndonjë gjë të re. Është një gjë që e dini. Por ka gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me këtë” mall’, që ndoshta s’i dini. Gjëja më e parë që mund t’ju befasojë është e dhëna, që karburanti hyn në doganë me një çmim që nuk i kalon 90 lekë/litër. Pjesa tjetër që rritet rrugës, deri në momentin që ne e marrim dy herë më shtrenjtë, dmth me 180 lekë/litër, është taksë që ne paguajmë për karburantin. Çmimit të doganës i shtohen 18 lekë prej TVSH-së, 37 lekë prej akcizës, 3 lekë prej një takse karboni (e dinit ju që egzistonte kjo taksë?), 5 lekë prej taksës së qarkullimit, që u shtua këto ditë, dhe nja 20 lekë prej fitimit të atyre që e shesin në pikën fundore, në distributorë. Siç shihet, barra fiskale mbi karburantet është e njëjtë me çmimin fillestar të këtij malli të importit përpara se të hyjë në doganë, rrjedhimisht janë taksat që e dyfishojnë çmimin e tij.
E.G.
Comments
e lexova te Shekulli sot.
<p>e lexova te Shekulli sot. Shume interesante. E di cfare kontstova pas leximit o Mustafa? Qe jemi konsumatore aq injorante sa kushdo mund te lozi cingla me ne</p>
Add new comment