"Non grata" nga SHBA, Kokëdhima sqaron ambasadën amerikane: Pasurinë e bëra jashtë politikës, Donald Lu pjesë e intrigave

Postuar në 04 Nëntor, 2016 14:05

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, për një listë të zezë me politikanë të inkriminuar dhe të korruptuar, mes të cilëve edhe Koçi Kokëdhima. Ish-deputeti e lidh qëndrimin e ambasadorit amerikan me intrigat që e nxorën Kokëdhimën jashtë parlamentit, duke mos përjashtuar nga ky skenar as partinë e tij. Ish-deputeti socialist i Vlorës ka dhënë edhe një përgjigje për pasurinë e tij, meqënëse u akuzua si i korruptuar.

Pjesë nga deklarata e Kokëdhimës:

"Zoti Donald Lu më cilëson mua si politikan të korruptuar. Kjo deklaratë nëpërkëmb në mënyrë flagrante jo vetëm etikën diplomatike, por edhe atë qytetare. Ambasadori i nderuar e bën këtë akuzë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa iu referuar asnjë burimi dhe më rreshton mua me njerëz të dënuar për vepra nga më të rënda penale në gjykata të ndryshme. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim. Mediat që unë kam drejtuar janë ndeshur ditë për ditë me qeveritë e korruptuara të këtij vendi dhe kane qenë tribuna e luftës kundër korrupsionit. Për 20 vite me radhë kam paguar kostot e kësaj lufte dhe qendrese të pashembullt. Do ta kisha shumë më të lehtë të bëhesha me qeveritë si shumë media të tjera. Por nuk e kam bërë kurrë, kam qëndruar në anën e qytetarëve dhe jo të pushtetit, pasuritë i kam bërë me punë të ndershme, nuk erdha në politikë për të bërë para dhe as për të punuar për vete. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe një karrierë të shëndetshme.

Shumë nga qeveritarët hyjnë në politikë të varfër dhe u bënë milionerë me korrupsion dhe duke tradhëtuar interesat e vendit. Në më pak se tre vite në politikë kam qenë deputet i Sarandës dhe Himarës. Kam bërë punë për të ndihmuar njerëz për të luftuar korrupsionin në shërbimet publike, kurrë s’kam pasur funksione shtetërore përvec këtyre më pak se tre vite kur isha deputet. Këto dekarata të pavërteta nga ambasadori i nderuar në adresën time janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Kushteuese dhe nga arsenali i jashtëzakonshëm i shpifjeve dhe intrigave të politikanëve të Tiranës që nxijnë njëri-tjetrin sa në një ambasadë në një tjetër. Fatin e karrierës sime në politikë nuk do ta vendosin intrigat dhe goditjet e ulëta të politikanëve të Tiranës, vetëm qytetarët e këtij vendi".

Comments

Submitted by Ami (not verified) on

Ju nuk u futet ne politike per tu pasuruar si pjesa me e madhe e politikaneve tane, por vemendjen e kthyet te qytetaret dhe te problemet e zones ku ishit Deputet. Nuk eshte normale qe nje ambasadore te flas si nje gjykates dhe aq me teper kur nuk ka prova dhe nuk asgje konkrete per ate qe thote. Turp per kete diplomaci te korruptuar

Submitted by Drini (not verified) on

Duhet tju heqim mitin ketyre ambasadoreve qe vijne e na bejne sikur dine e duan te miren Shqiperise me shume se sa shtepise se tyre! jo mor jo, te miren ja duam vet vendit tone! Bravo Koco, edhe me shume duhet tju kishe thene ketyre maskaranjve! je i pari qe more guximin nga politikanet tane , tju thuash te gjithe ate qe te gjithe nenze e thone perdite ne kafene, se per me tutje nuk kane guzim!

Submitted by Anisa (not verified) on

Besoj se kete qe keni cituar ju duke e konsideruar "non grata" Lu-ne duhet ta mendojne seriozisht ;) Nuk besoj se eshte nje shembull pozitiv i fryme te SHBA dhe politikave qe ndjek. Nje diplomat nuk mund te perfshihet ne vendimarrjet politike permes shantazhve dhe listave te tij te zeza. Ju nuk hyte per tu pasuruar ne politike dhe ne fakt nuk jeni mesuar te mos punoni, kyu eshte problemi qe ju shajne. Ju doni qe te punoni dhe detyrimisht behet kontrasti me ata qe ngrohin karriget cdo 4 vjet

Submitted by Sejdini (not verified) on

Kokedhijeri e filloi biznesin, me VJEDHJE TE MADHE, me Hajdin Sejdine, bile, bile, ja kaloi edhe ketije te fundit, mbasi arriti te vjedhe edhe vete kryehajdutin Sejdija.
Pastaj, Koqo, si puna e Benit, si hajdut qe ishte, dijti te ece vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.