Rama-aleatët, përfundon takimi

Postuar në 08 Qershor, 2012 11:45

Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes kreut të PS, Edi Rama dhe aleatëve, ku është diskutuar për çështjen e presidentit.
Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit ka nënvizuar se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.
“Berishës s’i lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita”, ka deklaruar Ngjela.
Ngjela, partia e të cilit nuk përfaqësohet në Parlament, ka vijuar duke nënvizuar se, opozita është në funksion të konsensusit, siç është kërkuar dhe nga ndërkombëtarët.
Më herët ishte vetë kyetari i PS, Edi Rama që shtoi shpresat për arritjen e një konsensusi me mazhorancën për zgjidhjen e ngërçit presidencial.
Në një prononcim për edicionin e jashtëzakonshëm të emisionit “Top Story”, Rama tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë nëse arrihet fillimisht në ndërtimin e një kornize modalitetesh.
"Po ju them me sinqeritetin më të madh se jemi aq afër mundësisë për të bërë konsensus, sa do të ishte krejt e paimagjinueshme edhe një muaj më parë, edhe gjatë të gjithë viteve, kur është kritikuar me të gjithë dozat e folklorit rreth e rrotull, sikurse kjo e faturës brenda natës, ndryshimi i Kushtetutës", tha Rama.
Deklarata e Ramës erdhi pas djegies së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit në Parlament, proçes që do të pasohet me raundin e katërt që do të mbahet ditën e hënë.

Top-channel

Comments

Submitted by kundra Edit (not verified) on

kush i foli tij per ndryshimin e kushtetutes? kaq shume i djeg gabimi? por prape e konfirmon ate? dava bythqiri! Nqs. ky per konsensus quan Nanon ose Xhozin atehere jemi dakort qe jemi prane. Por per popullin shqiptar kjo quhet e rrasme nga prapa me force. Ndoshta si i pelqejne Edit.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ngjela ka te drejte, megjithese dua te ve ne dukje dicka.  KONSENSUS politik eshte nje marrveshje qe pranohet nga qeveria ose organe te tjera drejtuese, pas propozimeve qe ben opozita ose organizata te tjera qe kane lidhje me ceshtjet ne fjale. Pra saktesisht duhet thene qe KONSENSUSI NUK JEPET NGA OPOZITA, por PRANOHET NGA QEVERIA ose ORGANET DREJTUESE. Vetem ne Shqiperi degjojme cmendurira qe opozita te japer konsensus!!!!!!!!!!!!!

Submitted by utopia (not verified) on

ose :

1. kandidat konsensual te propozuar nga PS

2. Ose bllofi "Nano", dmth ZGJEDHJE TE REJA (se 71 vota ne Parlament, Fatos Nano i merr kur ti shohe veshet me pasqyre !!)

Submitted by nik (not verified) on

ama paska folur NGJALA.degjojeni se eshte i mencur ai.

kush e ka marre avokat,ka humbur.tani po e mban edi.te befte mire

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Ne kohen e komunizmit, nje ushtar, diten qe do te lirohej nga ushtria, propozoi te hiqej pilafi nga dreka e ushtarit, te cilit i thajej barku per te grene. Keshtu eshte historia e Ngjeles. Parti s'ka, ben llogo ne emer te aleancave brenda koalicionit; moshe nuk ka, fletper  shendetin e te rinjve; trute i kane rrjedhur, del e shet mençuri; askush s'e degjon,  ben tellallin e Rames gjithe diten. Kur do te heqim dore nga keto galloshe te vjetra, qe vetem ndotin mjedisin me kufomen e tyre??

Submitted by antispiuni (not verified) on

Zhozi president dhe Meta kryetar kuvendi!..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.