Karta “Nano”, diversion apo premtim i fshehtë i Berishës?

Berisha sot dhe Klani i tij mbrëmë e shtuan trysninë ndaj Edi Ramës për kandidimin e Nanos nga PS-ja për raundin e 4-ët të votimit për Presidentin e Republikës. Berisha tha sot në Kuvend se fakti që PS-ja nuk don të paraqesë kandidat të sajin në garën presidenciale tregon se “lepuri fle te Fatos Nano” Ndërsa Fevziu & co. mbrëmë në TV Klan harxhuan tre orë duke argumentuar se përse PS-ja duhet të kandidojë Nanon për president.
Ky insistim i Berishës dhe Klanit të tij për kandidimin e Nanos ky dy shpiegime racionale:
1 – Karta "Nano" mund të jetë një diversion ndaj PS-së me synim që ai pak elektorat i majtë që është ende i magjepsur nga Nano të abstenojë apo votojë kundër Ramës në zgjedhjet e 2013-ës, meqë Rama po i shmanget kandidimit të beniaminit të tyre për president.
2 – Berisha mund t’i ketë bërë një premtim të fshehtë Nanos për ta ndihmuar të bëhet president, në shkëmbim të shërbimeve që ky i fundit i ka bërë që nga dorëzimi i pushtetit në 2005-ën e deri më sot. Në këtë rast, përkrahja publike e Berishës ndaj Zaganjorit i bie të jetë thjesht një blof.
Pra pyetja 1-milion dollarëshe tani për Edi Ramën është nëse karta “Nano” që po luan Berisha është një diversion apo premtim i fshehtë i Berishës? Pyetja nëse Berisha do të pranojë të negociojë për një president konsensual deri në raundin e 4-ët pothuajse e ka marrë përgjigjen tashmë…
E.Zaloshnja
Comments
Nano eshte loje e Lul Bashes

Nano eshte loje e Lul Bashes dhe jo e Berishes!

Jeni te lumtur qe nuk i dini te gjitha.....

zaganjori eshte kandidat i

zaganjori eshte kandidat i monikes dhe mbeshtet nga meta,prandaj meta kercenon berishen me rrezim qeverie.berisha i ka kembet e lidhura kjo eshte e verteta.

hipoteza e trete dhe me e

hipoteza e trete dhe me e mundshmja :

Nano do te jete kandidat ne raundin e peste, raund gjate te cilit asnje kandidat nuk do mund te marre 71 vota (Nanon do ta votoje LSI dhe nje pjese e PS, por jo aq sa per te bere 70+1).

Zgjedhje te reja ne korrik.

Nqno eshte hileja e Berishes
Nqno eshte hileja e Berishes per tu rikthyer tezes se adhuruar prej tij,president me profil te larte politike(Nano-lider historik i PS-se eshte fraza e dashur e doktorit) ku do te legjitimoj zgjedhjen e Topallit ose nje kunder ofenzive me shoqerine civile dhe nderkombetaret qe aq shume i besuan Rames dhe do jepte kontribut per nje president konsensual,mbi palet gje qe Nano nuk mund te jete sepse ai historikisht ka perfaqsuar te majten dhe ka qene i "urryer' nga PD-istat
Meqe po ja fusim kot, ka dhe

Meqe po ja fusim kot, ka dhe nje gjasa tjeter: PS kandidon Nanon dhe, meqe nuk i ka votat, Nano shkon atje ku deshiron, ndersa PS, shmang Topallin dhe Nanon! Kush del i humbur?

nuk eshte hamendje meta

nuk eshte hamendje meta kercenon me zgjedhje po nuk u zgjodh zaganjori,ashte kandidati i vet,prandaj nuk do ta leshoje ne kete rast berisha eshte i kapur.erdhi e hena do te shohim ka apo nuk ka kellqe berisha.

Rama do ta propozoi Nanon tek

Rama do ta propozoi Nanon tek Berisha per President. Nano eshte e sigurte qe behet President ne kete rast. Qellimi do te jete: 1) Testimi i percarjes Berisha-Meta-Idrizi, 2)Keshtu i mbyll gojen atyre qe kerkojne kandidat nga Rama, 3)I jepet Nanos ajo qe kerkon dhe edhe po humbi Nano ai lan duart si Pilati.

Mund te ndodhe edhe qe Rama nuk e propozon dhe te henen, pra ne raundin e 4, zyrtarizohet Zaganjori dhe nuk ka me raund te 5 ! Se cfare ben Rama, nuk mund te ve doren ne zjarr se ai psikopat eshte ....ta djeg.

kev

Nuk e di sa rendesi ka per

Nuk e di sa rendesi ka per vendin kjo zgjedhje estermunduar per miletin se po qe se presidenti ka vetem te drejten per te dekoruar ,nuk ka pse behet gjithe kjo zallamahi.

Ia ke fut shume kot o
Ia ke fut shume kot o Zaloshnja. Berisha as nuk do mbeshtese e as nuk do votoje ndonjehere Nanon. Diversionin nuk e ka per elektoratin se po te kishte nder mend Nano te bente parti do e kish bere me kohe,po eshte kohe po eshte kokrra e dembelit dhe donte vetem te bente ca leke e te tallte leshte me presidencen.
Ketu gazetari (dhe mbase disa

Ketu gazetari (dhe mbase disa komentues) jane duke folur per disa beteja te vogla individual sikur ato te ishin pjese te se njejtes ceshtje. Ne fakt "Lufta" presidenciale perbehet nga shume beteja te vogla dhe te ndryshme individuale te cilat shpesh nuk kane te bejne fare me temen nominale (zgjedhjen e presidentit). Krysisht ketu nuk behet fjale per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Me aq sa dime nderkombetaret kane bere presion dhe ka shume te ngjare qe ky post ti shkoje ndonje personi qe shihet si i pavarur, ose te pakten jo-sherbetor i bindur i Kryeministrit. Kjo sepse duket sikur pavaresia e gjyqesorit dhe e Prokurorise eshte nga ana tjeter e vijave te kuqe te cilat qeveria nuk lejohet ti shkele. Dhe eksperienca e vitit 1996-7 do te beje qe z. berisha mos tu dali kunder Europianeve dhe Amerikaneve. Pra kjo pjese mund te jete pothuajse e vendosur.

Per mua betejat e vogla jane keto:

- Z. Nano ka kohe qe eshte ne pension ne Vjene por po i hane duart te merret me politike aktive. Duket shume i penduar qe la PS ti shkase per duarsh dhe e kupton qe e ka te veshtire ta rimarre nga duart e Z. Rama qe si leader nuk ka arritur ndonje rezultat por duart i ka te hekurta dhe kontrollin mbi PS thuajse total. Sigurisht Z. Nano nuk e beson as vete se, megjithe ndonje premtimi qe mbase ka marre nga Z. Berisha, do te behet ndonjehere president. Mbase ndonje kombinim astronomik situatash mund ta benin te mundur kete por pak probabilitet ka per kete. Tere kjo qe po ben ai eshte te rivendoset ne qender te nje debati politik dhe qe te rifitoje vemendjen mediatike qe e ka humbur. Duket si e njejta gje qe beri me letrat e famshme nga burgu i Bences ose me stuhini per catharsis - te tera stuhi ne gote qe te fitoje momentuum-in mediatik qe te influencoje anetaret rurale te PS me qellim qe ose te rikthehet shpejt ne PS si nje faktor i rendesishem ose te krijoje nje PS-2 qe te shantazhoje PS-1. Nese nje PS-2 e Nanos fiton vemendjen mediatike dhe mjaftueshme vota PS e Rames do te humbase pushtetin sic beri edhe ne 2005. Pra objektivat jane ose kreu i PS ose nje faktor qe mban peng faktoret me te rendesishem (tip Ilir Meta). Loje e provuar me pare dhe qe ka dhene rezultate per LSI.

- Z. Berisha ben lojen e vjeter "perca e sundo". Nje qeveri e deshtuar ne tere frontet dhe e konsumuar nga 8 vjet vemendje publike ka pak gjasa te rifitoje zgjedhjet. Per z. Berisha nuk ka asnje humbje te fryje z. Nano si rival i Z. Rama. Sa kohe qe socialistet grihen mes njeri tjetrit sic e kane zakon, projektori bie mbi faktin "sa pak kredibel jane socialistet" dhe jo mbi sa pak adekuate eshte kjo qeveri. Ne fund ai do te zgjedhi vete nje kandidat (sic e duan te huajt, jo krejtesisht te varur prej tij) te cilin do ta levdoje muajin e pare dhe do ta shaje per pese vjetet e ardheshme. Si Moisiun dhe Topin. Gje qe per te nuk ka qene kurrefare problemi. Debati mbi Presidentin qe nuk ka hic ne dore, mbi mesimin e kinezces ne shkolla apo martesat homoseksuale ne Shqiperi i pelqejne me shume se cfare katastrofe po i shkakton Shqiperise ai me familjen e tij. Z. Berisha eshte i zgjuar dhe ka ditur gjithmone ti trajtoje njerezit sic e kane hak - me moshe ka mesuar edhe me shume...

- Z. Meta eshte ai qe interesohet per gjera te nje niveli me te ulet, por prape fitimprurese. Udheheqja e qeverise per 10 vjetet e ardheshme ne mos me teper per te jane off limits. Ai eshte i vetmi qe syte i ka tek Presidenti - dhe duke patur parasysh aventuren e tij $70,000 dhe gjyqin e fituar 5 me 0 ai e di mire vleren e influences mbi gjyqesorin. Plani i tij duket qe kur te tere te jene te lodhur prej ketyre diskutimeve, ai te shpresoje te jape nje kandidat qe eshte jo-PD dhe jo-PS. Nje kandidat qe ai vete do ta sugjeroje. Nderkohe teston ujerat per te pare cila rryme brenda PS do ti ofroje me teper: takon z. Rama dhe jep pershtypjen se eshte miqesuar me Z. Nano. Minimalisht e sheh veten ne qeveri pas zgjedhjeve te ardheshme bashke me PD nese socialistet i futen nje lufte brenda partise kete vit. Maksimalisht shikon veten te ri-ftuar si shpetimtar brenda PS bashke me Nanon. Dhe nderkohe me ca shance per te patur nje president te vetin qe ta mbroje ne okazionet e ardheshme. Jo keq per nje parti me 4 vota.

- Z. Rama eshte paradoksalisht njeriu qe luan ne mbrojtje. Duket e pabesueshme sesi ai perpiqet te mbroje ato pak qe ka me teper sesa te perpiqet te shtoje gje. E pabesueshme per nje kryetar opozite qe ka ne dore ti rifitoje zgjedhjet. I penes dhe deri diku dhe i veprave, ai ka qene krejtesisht i ngathet dhe i dobet ne politike. Si rrallekush ka arritur ti beje te gjithe armiq dhe ne momentin kyc i ka te tere kunder vetes. Metes i hoqi nga dora nje kauze dhe nje parti qe kishte verte vlera elektorale dikur. Nanos i ka zene vendin ndersa Berishen e ka rival. Te vegjlit jane te pamotivuar dhe te pakenaqur. Nje kryetar ne opozite duhet te mbante vemendjen mediatike dhe iniciativen (sic po kerkon te beje z. Nano). Kjo eshte faza kur behen premtimet, fryhen ofertat dhe farketohen aleancat. Sigurisht ai qe nuk ka ne dore te beje gjera konkrete mund te beje zhurme dhe te tregoje rendesi dhe forcen e ardheshme. Z. Rama eshte njeriu "NUK". Nuk do te kete nje President te PD, nuk do te jete Nano, nuk do te behet kjo ose ajo. Shume pak qe te fitoje zgjedhjet. Problemi i tij nuk jane planet e tre te tjereve me siper. Problemi eshte se ai nuk ka asnje plan vete.

- Elektorati vazhdon komatoz. Nese nuk e therret dikush e ta nxjerre nga anderrimet do te vazhdoje ne gjendjen e tanishme: sa me shume inertesi e sa me pak levozje fizike. Pergjithesisht kjo gjendje qe jep avantazhe ndaj atij qe ka vende pune te ofroje i jep dore Z. Berisha ose cilitdo qe eshte ne qeveri. Ky elektorat tundet nga vendi ose si rezultat i nje premtimi me te majme nga opozita ose si rezultat i ndonje zgjimi te ndergjegjes qytetare. Kjo 'Pranvere Shqiptare' nuk duket sikur ka ndermend te ndodhe 5 vitet e ardheshme... por kush e di, mrekullite edhe ndodhin.

Add new comment