Show i dhunshëm në një studio televizive greke; deputeti neonazist sulmon një grua me grushta

Debati politik në Athinë ka marrë një përthyerje të dhunshme në një studio të televizionit Ant1; dhe ajo që ka ndodhur aty, reflekton klimën e humorin politik të vendit. Një deputet i partisë neonaziste Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, që është në të njëjtën kohë dhe zëdhënës i kësaj partie, që është akoma në të njëjtën kohë dhe i akuzuar për një vjedhje me armë në vitin 2007, ka shpërthyer mbrëmë në gjeste të dhunshme në momentin që një deputete e partisë Syriza, Rena Dourou, ia ka përmendur faktin e fundit. Duke e patur në distancë, e ka qëlluar me gotën e ujit. Deputetja tjetër pranë tij, Liana Kanelli, komuniste, është çuar në këmbë, dhe ka protestuar, por është gjendur nën breshërinë e grushtave të deputetit neonazist. Ishte një skenë e frikshme. Ky nervozizëm i veprimtarëve neonazistë vjen prej një qasjeje ideologjike e kulturore të tyre, por vjen edhe prej sondazheve që për zgjedhjet e ardhshme nuk u japin më shumë se 4%.
E.G.
Comments
Edhe ajo komunistja e kruajti
<p>Edhe ajo komunistja e kruajti nje cike me te thene te drejten. Sdq reagimi ishte komplet i nje psikoje.</p>
Anonimo, nuk e di a e kupton
<p>Anonimo, nuk e di a e kupton qe ky tipi, ty, do ta priste gurmazin sapo te te shikonte vendlindjen ne pasaporte. Fakti qe je shqiptar dhe merr fryme do konsiderohej "krruajtje" ne syte e tij. </p>
Doli gjarperi nga veza. Veza
<p>Doli gjarperi nga veza. Veza eshte ngrohur ne furrikun e krizes. I thyeni keto veze !</p>
Add new comment