Patozi: Në qoftë se PS-ja propozon Nanon për president, mazhoranca mund të propozojë një figurë politike të saj.

Në emisionin Fakt në UTV, gjatë përballjes së një paneli analistësh me dyshen Blendi Klosi, Sekretar Organizativ i PS-së, dhe Astrit Patozi, Nën-Kryetar i PD-së, ky i fundit deklaroi se, në qoftë se PS-ja propozon Nanon për President të Republikës, mazhoranca mund të propozojë një figurë politike të saj, për të garuar me ish kryetarin e PS-së. “Politikanët e mazhorancës nuk janë lebrozë që të mos garojnë për president. S'ka pse të jetë një kandidat politik i opozitës më i mirë se një kandidat politik i mazhorancës,” tha Patozi, kur komentoi rreth një kandidimi të mundshëm të Nanos me përkrahjen e opozitës.
Kjo deklaratë e Patozit, ndihmës-kryenegociatorit të mazhorancës (kryenegociatori kuptohet që është Berisha, d.v.) vjen pas deklaratave publike të deputetëve me më pak peshë në PD-së, si Edi Paloka dhe Tritan Shehu, rreth të drejtës që ka mazhoranca të paraqesë një kandidaturë politike në raundin e 4-të ose të 5-të të votimit për president, kur kushtetuta nuk kërkon domosdoshmërisht konsensusin e opozitës për zgjedhjen e tij.
A tregojnë këto deklarata se janë ringjallur shpresat e ndonjë figure të lartë të PD-së për t’u rifutur në pokerin presidencial, apo Berisha, siç disa teori konspirative parashikojnë, po mundohet ta joshë PS-në të fusë Nanon në garë dhe disa vota fluide të mazhorancës t’i kthejnë atij borxhin për shërbimet që i ka bërë Berishës nga dorëzimi i pushtetit e deri më sot?
Është vështirë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje dy-pjesëshe në këto ditë të ethshme politike, kur hamendja që bën pas një deklarate politikani mund të të rrëzohet vetëm disa orë më pas nga deklarata pasardhëse e një politikani tjetër apo e të të njëjtit politikan…
E.Zaloshnja
Comments
ahahaha, ethe politike -

ahahaha, ethe politike - thote Zaloshnja !

E quan politikë, nje gje te tille ??? Pulitike po, por jo Politike !

Jo, mazhoranca bene presion

Jo, mazhoranca bene presion se fundmi qe Nano te mos jete kandidat, pasi Nano eshte matrapaz dhe e njeh mire 'shitblerjen'.Fillimisht donin te vinin me shpatulla pas muri Ramen duke i kerkuar te kandidoje Nanon si figure politike, direkt dhe indirekt, me perkedhelje e presione, e kur pane kokeshkembin Rama per te propozuar mazhoranca jo figura politike, nisen te germojne ne 'kanalin e vjeter te ujrave te zeza qe derdhen ne det'...Parlamenti yne eshte i teri 'fluid', asnje lloj ngjyre nuk dallon me sy te lire me perjashtim te ngjyres se 'parase'...Te gjithe e duam kete te shkrete para, por jo dhe mbi 'nderin' e familjes...

perse valle komentohet cfare

perse valle komentohet cfare thote Patozi - cfare vler publike apo kuptimi ka se cfare brockullis numri 2 i Bishes se terbuar. Pervec shemtise se tij fizike ky kaqol idiot e i panxen, nuk u ofron shqiptareve asnjegje qe ja vlen per to komentuar.

Nuk duhen marre seriozisht cfaredo te thote ky imbecil/lumpen apo edhe gjithe funderrinat qe ndjekin Malokun e Marre.

Ne ate qenef qe ka emrin PD nuk behet fjale per individ por per nje turme kafshesh te babezitura qe ndjekin si ne jerm e besnikeri te palekundhsme cdo idiotesi qe ju leshon I Fyhrer-i i tyre, Batkciu i tyre legjendar qe duket se ju kontrollon edhe oksigjenin qe marrin fryme keta edepsez.

Une nuk e kuptoj shtypin opozitar apo ate normal qe humbet kohe dhe u jep hapesire ketyre lapangjozeve te felliqur e padinjitet (perfshire edhe Nano Grandiozin) qe s'ja vlen tju hedhesh as qyrret.

O koz po pse si kujton ti se
O koz po pse si kujton ti se ai surratin majmuni qe po mbron ti eshte Burre I mire? Ai qe bunkerizoi tiranen me bunker pa hipoteke? Ai qe Paret e Bashkis I shfrytezonte peer te bere party ne peze me veliajn e mjaftit sot g69 . Ai qe la zorret jashte tiranes kur humbi pushtetin! Po si nuk ju llimbset ky popull more komuniste te ndyre. Pse doni ti ndani shqipetaret ne Maloke e katunare? Po pse nuk shihni qe shqiperia po ndryshon? Po pse nuk ju pelqen fakti qe ne jemi ne NATO? Po pse nuk ju pelqen idea se vellezerit kosovare e vizitojne tani tirane mesatarisht 500 vete ne dite ne dimer dhe gati 1200 vete ne vere? Po pse nuk ju vjen mire mo kelyshe te enverit dhe te asaj buce nexhmije qe ne ikim ne Europe sa here te na e shkrepe koka dhe pa paguar seksereve te dikurshem te Edi Rames nga 3000 euro nje vize? Po pse nuk je pelqen juve rruga e re Tirane Elbasan? Apo ju pelqejne rruget me peme qe u mbolli partia per tju shkerdhyer kur ishit te vegjel? Po ka me kafshe se jeni ju nostalgjiket e komunizmit. Qe deri dje e zienit kafen tek qiriu qe u ndriconte sa here qe u iknin dritat ne Ora 6 te mbremjes ? Po jeni pisa pisa pisa si ps.ja
Add new comment