Një grup personalitetesh publike bëjnë endorsement në favor të Fatos Nanos

Postuar në 06 Qershor, 2012 17:05

Një grup personalitetesh publike, kush më shumë e kush më pak i njohur, kanë hartuar një letër publike në adresë të kryetarëve të partive parlamentare, me anë të së cilës afirmojnë mbështetjen e tyre në favor të kandidaturës presidenciale të Fatos Nanos. Bien në sy emrat e Ylli Popës, i cili ka kohë që nuk shfaqet në publik, rektorit të UT-së, Dhori Kule, i cili njihet për simpati për të djathtën në Shqipëri, shkrimtarit Moikom Zeqo, i cili është ish-themelues i PS-së, tok me Fatos Nanon, disa pedagogëve universitarë si Gjergj Sinani, Adrian Civici, Ksenofon Krisafi, Petrit Malaj, Bujar Kapexhiu, Zef Preçi, Leonard Solis, bankierit Artan Santo, studjuesit Shaban Sinani, sopranos Edit Mihali, politikanit nga Tetova Ali Ahmeti, deputetit kosovar Ukë Ibrahim Rugova, juristit Thimio Kondi, regjizorëve Kujtim Çashku e Pirro Milkani, shqiptarit të diasporës Ekrem Bardha, politikanit malazez Anton Lulgjuraj, etj. Duket se është një grup shumë përfaqësues në terma politikë, nacionalë, akademikë, e më pak gjinorë (vetëm një grua është në listë).

E kërkojnë mbështetjen e parlamentit për këtë kandidaturë në emër të “përfilljes së trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj”. Por e duan edhe sepse “Nano përfaqëson vlera liberalizuese dhe mirëfilli demokratike në traditën tonët re politike, ndoshta si pak kush tjetër, me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të”.

Siç shihet, Fatos Nano vijon të jetë inçiziv me ‘fushatën” e tij. Do të ngjisë kjo punë? Mbetet për t’u parë.

E.G.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

u be si puna e telegrameve mbeshtetese qe nderrmarrjet dhe njerzit i jepnin partise.

nuk hekim dore ne shqiptaret nga keto gjera.

hajde gallate hajde.

kur keto intelektuale bejne gjera te tilla qe ndodhin vetem ne rregjimet diktatoriale dhe nga ana tjeter duam te hyjme ne europe vaj halli njerezit e thjeshte.

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Aman ore aman...vazhdon reciklimi i politikaneve ne Shqiperi.Po deri kure keshtu ? Po ska njerez te tjere kjo e shkreta Shqiperi vetem keto mbetjet e vjetra.Po kete filozofi si do te kete qarkullim elitash apo me mire vazhdojme ne me avazin e vjeter...fuck offff all

Submitted by Bard (not verified) on

Po te kishte, me siguri do i kishim pare. Fakt eshte qe ka nje grusht politikanesh te vijes se pare qe kane mesuar si i do gomari drute, dhe nje lukuni politikanesh dhe analistesh te rangut te trete qe lehin kot me kot pas ketyre te pareve.

Submitted by Relapso (not verified) on

pjesa me e madhe e kesaj liste jane ish-spiune te sigurimit te shtetit ose hierarke te diktatures komuniste.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sipas CIA(corpusi i intelektualve alabake)listes do ti shtohen edhe keta 26 “intelektuale’ te shkelqier

doc.prof. Fahri Balldhiu
Niko Qiri
Arjanka Cani
Rrapo Rrocka
Artur Zheji
Henri Qili
Sokrat Psikopati
Lame Langaraqi
Qim Peka

Maqo Petaniku
Myslym Kristiani
Cuke Cakaj
Ndricim Stopi
Lireta Dollari
Fener Zisi
Konjak Rakija
Edmond Tupja
Armand Shurraku
Reis Cici
Mato Kokevici

Submitted by Lex Rex (not verified) on

harrove edhe keta:

Zhaneta Ciko, artiste

Halime Kosova, mjeke

Bije Suvaja, show-girl

Aqif Pickellima, aktor porno

Submitted by Saimir (not verified) on

Duket se Nano po kerkon te veshe me nje hije serioze kandidaturen e tij. ndonese xne radhet e te ashtuquajturve intelektuale eshte Ekrem Bardha, nje berber i kthyer qoftexhi McDonald-sh, nje keshilltar i Ramiz Alise, dhe nje seri emrash te dyshimte te akuzuar, ose te perlyer ne afera te ndryshme, ose ne sherbim te Greqise. E verteta eshte se nese Saliu e voton, gje qe eshte e mundur mbeshtetur ne pazarin e qershorit 2005 me ndihmen e mikut nga Amerika, atehere nuk kemi gje tjeter vetem nje sistem te legjitimuar autokratik e nepotik komunist. Fatos Nano dhe Sali Berisha me ndihmen e instrumenteve politike dhe inteligjente te PPSh-se, do te mund te sanksionojne sistemin komunist ne krye te shteti per pese deri ne dhjete vite te tjera, kohe ne te cilen nje pjelle tjeter e kuqe do te mundesoje sundimin e ketij grupi te kuq deri ne 100 vjetorin e partise se Enverit.
E keqja eshte se njerezit e pranojne si te mireqene dicka te tille, pasi interesat e dites dalin paresore njelloj si per 50 vite te sundimit komunist, ose 500 vite te sundimit otoman.
Nano njihet si intrigant, pijance, kumarxhi, llafollog, demagog, dhe pseudo-liberal, pasi nuk ka durim ti shkoje gjerave deri ne fund. Gjate drejtimit te qeverise prej tij, korrupsioni ekonomik dhe gjyqesor ka qene i papermbajtur.
Riciklimi i figurave te tilla eshte me pasoja per Shqiperine. Ka shume figura te tjera, te djathte ose te majte, por jo pjese te nomenklatures komuniste. Xhezair Zaganjori e Jozefina Topalli jane emra qe permenden si te mundshem.
Kushdo qe te zgjidhet te jete atdhedashes, i permbajtur dhe te respektoje Kushtetuten, e te perfaqesoje me dinjitet Shqiperine e shqiptaret, por kurrsesi te jete pjese e se shkuares, asaj pjese qe e ka mbajtur peng tranzicionin shqiptar, e sidomos kurrsesi dyshja Nano-Berisha.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Ekremi eshte spiun i derguar me mision n e USA , te tjeret intelektuhale.

Jane VULLNETARET e FATOSIT.

Fatosi dihet dhe nga ta qe eshte nje pijanec, kurvar, bixhozçi, dhe mbi te gjitha nje HAJDUT.

KOT e kane nuk e ben Sala se e di mire qe do ti hapi pune si rrugaë qe eshte.

Ketyre haleve sahanlepiresa do tju mbetet turpi se Fatosi hiken prape ne Austri

te mbarroj parat qe i dhane per banken e kursimit qe ju fali

Submitted by Koz (not verified) on

Keta bufon te peshtire vetem personalitete nuk mund te quhen. Eshte qesharake se me sa lehtesi dhe pa mungese ndergjegjeje keta maskarenj vendosin emrin ne mbeshtetje te nje kllouni te qelbur qe ka ngelur pa pare e influence.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe shoqata mbarekombetare LESH(levizja evropianiste shqiptare) hedh firmat e saj per Fatos Nanon president dhe kanë vendosur që të përkrahin kandidturën e ish-kreut të PS për postin e presidentit. Në letrën e tyre vlerësohet se Nano përmbush kushtet për detyrën e lartë.Ja lista:

Pano Kopani
Zigur Zagari
Zylo Zilja
Sulo Verrverra
Aleksander Frangu
Blendi Diteziu
Nasho Faqeziu
Bilibil Qyzari
Fecor Qorri
Lilo Laleshi
Doc. Beso Qafleshi
Tatjana Tyta
Bedrana Shyta
Ylli Manjani
Luanka Rama
Xhelo Katundi
Ali Ramizi
Dr. Prof. Robert Camcakizi

Submitted by Jashari (not verified) on

Si nuk i vjen turp ketyre qelbesirash qe propozojne kete hajdut per president te Shqiperise? Pak krime beri ky kopuk ne gjithe ato vite qe qendroi ne pushtet por tani po kapardiset me Ilir Kullen dhe Arian Galdinin dhe keta halabeket e tjere pse kujton se do gjej ndonje kocke?

Submitted by f.d. (not verified) on

Keta firmetar jane ata qe kane ngrene nga nje garuzhde corbe te prishur gatuar nga Nano kur ka qene 'ndihmesguzhinjer, guzhinjer e shef guzhine'...

Submitted by tetovari (not verified) on

une sbesoj se fatos nano ose dikush qe asht si aj  dot jet krietar po xhi nauk bohet te shqiptaret na ka mare nji e keqe neve dhasht zoti te shpetojm nga e keqja dhe

shqiptaret te shpetojn ku do qe te jen shqiptare e kan ma keq se kur kto politikan qe e shofen parasive lekun drogen krejt qe  shkon ne shkatrim te ktij populli

po dhasht zoti e ti hek kto te prishur politikan qe e turpruan  gjith cka ashte shqiptare ne shqipri ne kosov ne maqedoni

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos e rruni fare.

Realiteti është që Fatosi është i vetmi që e ka lënë pushtetin pa dhunë. Do më thoni ju, po Fatosi është hajdut e kurvar e pijanec. Shumë dakort, por cili prej pushtetarëve e aspirantëve për pushtetarë nuk ka vjedh? Familja e Berishës ka gjysmën e tokave të Shqipërisë, Meta po ashtu, vetëm Rama është i ndershëm sepse ka vetëm 3 mijë euro në llogarinë e tij bankare (u dhiva tu qesh). Cdo ndërtus në Tiranë e di mirë 20% për metër katror. Mos të dalim pastaj te Gërdeci dhe 21 janari e te të tjera si kto.

Kshuqë ju që shfryni kundër Nanos, thirrini pak mendjes dhe gjeni një kandidat më të mirë se ai. Gjynaf i madh është që politikës si popull nuk ja themi fare, sidomos "anal-istët" tanë e kan sheshu fare menjen. Berisha e Meta e kanë nda menjen me vendos dikë që tu japi atyre prokurorinë sepse vetëm ai institucion u intereson sa të mbyllin përfundimisht gjyqet e veta dhe të kalamajve dhe të zhvasin disa prona më shumë. Të tjerat janë qiqrra në hell, presidenti është thjesht mjet për të arritur te prokurori.

Ndani mendjen o popull, president do të keni ose Jozefina Topallin ose Xhezair Zaganjorin ose Fatos Nanon. Dy të parët janë këlyshë të Salës, i treti është zagar por jo i Salës. Tashi më thoni ju, kush ka më shumë shumë mundësi se do të guxojë t'ja kafshojë dorën Salës, Jozefina, Xhezairi apo Fatosi (duke llogarit të gjitha ato që i ka bërë Sala secilit prej tyre.)

Edhe një herë mbajeni xhufkë.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Perfundimisht Shqiperia nuk behet perderisa edhe ata qe e quajne vehten intelektuale jane te perfshire ne manovra te pista politike.Po per qytetarin e thjeshte kush del ne mbrojtje??Asnje.Intelektualet ne te gjithe boten kritikojne qeverite,kurse tek ne i bejne fresk qeverise dhe politikaneve.Mjere Atdheu,mjere ne.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Doja t'i shmangesha ketij lloj podiumi komentues per presidentin, sinqerisht. Po te le Henri Cili te shohesh punen tende ?! Gazeta Mapo me te gjithe  'administraten' e saj e nisen me president te propozuar nga Amerika, e vazhduan me opinione, analiza, komente e presione qe Shqiperine e 'shpeton' Fatos Nano, e se fundmi organizojne nje 'tavoline' intelektualesh ne mbeshtetje te figures se tij 'te ndricme, largpamese, eurobashkuese, paqesore, mbi palet, 'president nga populli', ...dhe ja hodhem gjithe ketyre 'torturave ' demokratike...Pothuaj jane 'intelektualet 'hallemedhenj qe i therrasin ne ndihme per nje firme ne shperblim te nje 'kocke te palepire mire' te ndikojne ne politike dhe ne opinion...Interesante eshte se ne momentet kur ndahet torta e pushtetit dhe e shtetit, keta zgjohen nga letargjia dhe rekomandojne se si duhet te veprojme, ndersa kur kasabaja vuan per buken e gojes, kur bien therror te pushtetit, kur shkelet demokracia ne qarkullim,kur...flejne si ariu me gerhima...Cili, ai i Mapo-ve ( eshte bere si dyqanet mapo te atij sistemi) ku e sheh te volitshme per te anesuar i hedh ne sulm si kamikaze dhe ata 'si intelektuale' firmosin qe jane intelektuale, firmosin qe te ne bindin qe jane 'intelektuale' dhe qershia mbi torte B.Kapexhiu ( mjeshtri i madh )...Vazhdojme ne demokraci me metoda komuniste edhe nga te rinjte e kesaj epoke qe mbeshtesin me te madhe keto 'proklamata' te shkruara nga stafi i F.Nanos dhe te publikuara nga 'llustraxhinjte e karabojes'...Megjithate, ne nuk kemi 'mundesi' te spjegojme me vote se cfare bejme me keto 'inisiativa komuniste' pasi e kane ne dore 'perfaqesuesit tane ne altarin e demokracise me emrin kuvend...Si s'na lane keta ' pensionista' qe t'i hapim vet shtigjet tona per te ardhmen tone...Konflikti i brezave tek ne po behet me i thelle per hir te 'disa' te rinjve qe u duket vetja si te pjekur para kohe...Duhen furra buke, duhen ditedrite,duhen thase ne kripe, duhen kellqe...duhen rrezuar keto gardhe me gjemba ideologjike te ketyre 'intelektualeve', te cilet mund te jene intelektuale ne ato fusha ku kane marre gradat shkencore, por nuk jane intelektual...popullor ! A re Cili cfare na bene !...

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

O të Res publica-s shkruani shqip. Ç' janë këto "endorsement", "inçiziv"?

Submitted by Anonim (not verified) on

idriz tafa ke shume te drejte. po gazetaret tane nga qe nuk e njofin as shqipen as anglishten, ia fusin nga nje fjale te huaj per tu duk inteligjete. endorsment do te thote mbeshtetje, po nano mustafai e ka te mbush te folmen e tij me fjale te huja, si me qen rrit ne angli apo ne paris dhe e ka mesu shqipen nga dadoja emigrante shqiptare.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Ka dy përcaktime për fjalën INTELEKTUAL: njeri me intelekt, pra, i mençur, i zgjuar dhe që ka sukses në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kuptimi i dyte lidhet me konceptin rus-carist / sovjetik-bolshevik për njeriun me shkollë të lartë dhe në shërbim të pushtetit perandorak / komunist. PPSH dhe Enver Hoxha i konsideronin intelektualët si ndihmës të PPSH dhe “rripa” (transmisioni) midis partisë dhe vulgut / popullit.

Dikush prej nënshkruesve ka merita apo aftësi dhe integritet moral (si prof. Shaban Sinani), por me letrën e kolektivizimit ata, pa dashje, e treguan që nuk janë të mençur (intelektualë), por “rripa” të Enverit, Ramizit, Salës dhe Tosit; të paktën, 6 nga nënshkruesit kanë qenë anëtare të PPSH-së, madje njëri anëtar i KQ (Prof. Popa), njëri ish-sekretar i komitetit të PPSH për ideologjinë në Durrës (Zeqo), njëri kryekëshilltar i Alisë, tjetri (Kristafi) sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë e kështu me radhe. Kurse Nanoja ka qenë punonjës i ish-Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH, i rekrutuar nga Nexhmije Hoxha. I vetofruari si kandidat për President, Fatos Nano, titullin kandidat i shkencave ekonomike e ka marrë me disertacionin kundër perestrojkës së Gorbaçovit.

Disa prej këtyre “intelektualëve” kanë punuar në administratën e Nanos apo që kanë përfituar favore biznesi (Çashku, Bregasi).

Ndiej keqardhje si e kanë katandisur veten këta “rripa” sa të Nanos sa të Berishës.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.