Pack: Nikoliç po dëmton edhe Serbinë për në BE

Postuar në 06 Qershor, 2012 12:19

Eurodeputetja Doris Pack, duke i vleresuar deklaratat e presidentit te ri te Serbise të “befasishme dhe të pakuptueshme”, pranon se me to ai po demton edhe vete Serbine.

Sipas saj ai ka dëmtuar raportet fqinjësore dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, madje edhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Shpresoj se kjo është pasojë e mungesës së përvojës së tij në postet e larta të shtetit. Ai duhet të dëshmojë para nesh dhe para të gjithë atyre që i kanë dhënë votën se është i interesuar për përparimin e Serbisë dhe jo për kthim mbrapa. Ajo që ka bërë deri tani Serbinë e kthen mbrapa”, pohon Doris Pack, në një deklaratë për Deutsche Welle-n.

Në Bruksel deri tani thuhet se kanë besim të plotë tek deklaratat e Nikolicit, i cili gjatë fushatës elektorale ka premtuar se do të vazhdojë rrugën evropiane të Serbisë. Por ka dhe të tillë që thonë se BE-ja duhet të përgjigjet ndaj Nikoliqit me të njëjtën gjuhë – “të ashpër dhe jodiplomatike”.

Doris Pack rikujton se Nikolici ka qenë ndër nacionalistët më të mëdhenj dhe tani po përpiqet të ndryshojë këtë imazh. “Por tani po e shohim se ai nuk ka ndryshuar”, thotë Pack dhe shton: “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësimet tona. Shpresoj se ai mund të ndryshojë gjërat që i ka bërë Serbisë, sepse Serbisë dhe rajonit i ka shkaktuar shumë viktima, e jo Bashkimit Evropian”.

Duhet pasur kujdes në deklaratat për Srebrenicën

Pack pohon se nëse lideri i një vendi shpreh mendime si ato të Nikoliqit për Srebrenicën dhe Vukovarin, atëherë me atë lider duhet pasur shumë kujdes. Ajo u bën thirrje krerëve të BE-së që presidentit të Serbisë t’i thonë hapur se me deklarat e deritanishme nuk ka ndihmuar fare vendin e tij në rrugën drejt BE-së. Evropa duhet të shpreh qartë mendimin e vet ndaj këtyre deklaratave.

“Do të ishte dëm i madh nëse Nikolici mbetet në këto pozicione”, thekson Doris Pack. Por ajo shpreson se presidenti i ri serb mund të përmirësohet me kalimin e kohës dhe mund të bëhet një partner serioz në rrugën e Serbisë drejt integrimit në BE. (Panorama)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Europa, por kryesisht USA, jane tue luejte nji politike jo te pershtatshme ne Ballkan, jo ne perputhje me historine shume shekullore te Ballkanit.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Mos je gje burri i motres time qe e di, se ketu me del anonim?

Submitted by nik (not verified) on

ju te europes vete i mbani ne qafe sllavet,u jepni cfare duan,bejne ate qe duan.si serbet,si maqedonsit si malazezst.

e po tashti duroni9 edhe tju shurrojne dhe ju a bejne mire

Submitted by Abdyl Hamiti (not verified) on

Evropa per ne ishte dhe do vazhdoje te jete k... Fati jone qe Amerikes i nevoitet te kete nje shtet te vetin ne ballkan se per ndryshe vaj halli yne

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.