Konsensusi si provë finale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Janë orë të ethshme në Tiranë. Terreni magmatik i politikës shqiptare asht i gjithi në lëvizje. U duk se Meta do ta mbante fjalën për nji president konsensual, pse tue ba nji gja të tillë do të ndikonte sadopak te BE-ja që të harroheshin mëkatet e tij.
Në anën tjetër nji president i zgjedhun me konsensus do të ndikonte padyshim te marrja e statusit të vendit kandidat si edhe në vetë vizionin (negativ) që kanë krijue europianët për ne.
Ndoshta Meta nuk do ta mbajë fjalën, por në ketë rast do të përballet me siguri me nji kosto politike jo të vogël.
Në këto orë Bashkimi Europian po e shikon me lupë në dorë Tiranën, e cila sot për sot asht kryeqyteti ma i vëzhguem, menjiherë mbas Damaskut.
Në vetvete roli i Presidentit të Republikës te ne nuk ka aq randësi sa me u kthye në nji boomerang politik për vitin e ardhshëm, por pasiguria dhe mosbesimi i ndërsjellë i dy forcave aleate, PD-së dhe LSI-së, mund t’i shtyjë të bajnë nji hap të gabuem!
Në qoftë se Shqipnisë do t’i mohohet statusi edhe ketë vit, atëherë BE-ja do të tregojë, jo në mënyrë aq të përgjithshme si në tetorin e kaluem, se cilat janë arsyet dhe cilët janë shkaktarët e refuzimit të statusit. Presionit të deritashëm do t’i lëshojë radhën nji tjetër ton, i cili deri tashti asht ndi kumbues vetëm me dyer të mbylluna.
E gjithë kjo, së bashku me gjendjen e mjerë ekonomike, me borxhin e mbrendshëm dhe krizën e gjithanshme, nuk do të ketë ndikim pozitiv në mendjen e shqiptarëve që do të votojnë vitin e ardhshëm. Në këto kushte as televizionet proqeveritare, as gazetat e madje as W. Grossruck me volumetrinë e tij nuk do të mjaftojnë me e mbulue diellin me shoshë. Në qoftë se presidenti do të zgjidhet me 71 vota, kjo gja nuk do të jetë ogurmirë për aktorët parësorë të kësaj farse.
Ka vetëm nji rrugëdalje dhe quhet konsensus.
Randësia e mënyrës së zgjedhjes së presidentit ka të bajnë me mbylljen e nji praktike të gabueme, që ka shty shpeshherë koalicionin fitues, si në vendimmarrje ashtu edhe në konfeksionimin e ligjeve në Parlament, me e injorue opozitën dhe madje me e poshtnue atë. Gjithçka e ka nji cak, përfshi këtu durimin e të huejve dhe sidomos atë të votuesve shqiptarë. Sot PD-ja nuk mund t’ia lejojë vetes luksin me spekulue në nji kohë që dy parti të reja të djathta, sado të vogla qofshin, kanë nisë me shkelë arenën politike. Të dyja janë shenjë e pakënaqësisë dhe e zhgënjimit që mbizotnon te populli i djathtë dhe qëllimi i tyne asht me ia dobësue monopolin 20-vjeçar të PD-së.
Zgjedhja e Presidentit me 71 vota do të ishte nji lëvizje mbrojtëse e dëshpërueme, por kurrsesi nji fitore. Nuk kemi nevojë për nji president që del prej vullnetit politik të nji pale të vetme, na duhet nji emër që të dalin përnjëherit prej gojës së tre bashkëbiseduesve kryesorë. Në fund të fundit presidenti nuk asht tjetër veçse mbrojtësi numër 1 i Kushtetutës republikane dhe kaq.
Presidenti mundësisht duhet t’i përkasin nji lamije të jetës shqiptare që asht e integrueme në arenën ndërkombtare, që ka tregue me fakte se i përmbush standardet e kërkueme prej të huejve. E sigurisht fusha e drejtësisë nuk asht nji prej këtyne, ajo madje asht ma e përfoluna si mbrenda si jashtë vendit.
Do të presim edhe pak ditë dhe atëherë do të shohim nesë do të fitojë bon sensi apo primitiviteti, ndërkaq në Bruksel po përgatisin faturën tonë të re, e kësaj radhe nuk do ta paguajnë vetëm shqiptarët e thjeshtë, por kryesisht ata që lozin fijet e politikës tash sa dekada.
Kësaj here Sansoni në e hangërt do ta hajë me gjithë filistinët e politikës shqiptare!
Mapo
Comments
Asgje nuk do te kryhet jashte
<p>Asgje nuk do te kryhet jashte udhezimeve te mara nga BE dhe SHBA. Presidenti do te zgjidhet me 123 vota. Tani te dy anet e politikes presin se cila pale do te gaboje, qe te kete fitim maksimal nga kjo zgjedhje. Pra, c'do propozim, qe ato bejne eshte qe te terheqin ne gabim njera tjetren, por gjithmone brenda skenarit, qe Berishes i dha Hillary Klinton me 24 prill. Ne se Rama gabon duke paraqitur kandidat alternativ, do ta pesoje. Ne fund te fundit Berishe e di fundin. Ai nuk guxon te zgjedhe presidentin me 71 vota. Te gjitha veprimet e ti,j jane per te mbajtur te karikuar militantet e PD, dhe sidoqe te vene punet ai te komentoje zgjedhjen e presidentit si nje arritje e tij personale.</p><p> Kete gje, te dy, si Berisha dhe Rama, pasi dolen nga takimi midis tyre, e biseduan me z. Arvizu. Ky ju tha- Jeni mire vazhdoni keshtu- Ndersa medies qe po spekullonte per takimin dhe po spekullon perseri, ai i tha- "Rrini more,rrini. nuk dini gje juve. Palet jane plotesisht ne linjen e duhur..." !</p><p> Po Meta. Ai e pa se doli jashte loje dhe po ben presionin ne kundershtim me fjalet e thena kur u fut ne loje. Tani per te nuk ka me rendesi integrimi dhe presidenti konsensual. Tani ai po ndihet i papyetur dhe i pavleresuar,pasi presidentin do ta zgjedhin dy te medhenjte. Lozi gabim. Nuk fitoi as reformen zgjedhore, si rrjedhim nuk eshte me deputet ne 2013...!</p>
Add new comment