S. Ngjela: Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetin, e duhet të futet në garë

Spartak Ngjela, në një intervistë për Aristir Lumezin e Panoramës, e bashkon zërin me ata që e shohin lojën presidenciale si një garë në parlament, e jo si një marrëveshje. Ai është shumë kritik ndaj takimit që u bë mes Berishës e Ramës (“dukej sikur kishin një arkivol në mes”, tha ai për këtë takim, dhe me këtë ka përbërë përkufizimin më të saktë e më të gjetur të asaj ngjarjeje), pasi në këtë mënyrë injorohet parlamenti. “Politika duhet t’i drejtohet parlamentit”, thotë ai, dhe më pas rreket ta shpjegojë këtë qëndrim me ca pohime jo fort të qarta: “Marrëveshja nuk është konsensus; konsensus do të thotë votim; marrëveshja është diçka tjetër; ose ka parlamentarizëm, ose ka marrëveshje”, etj, etj.
Në fund ai shpreh qartë idenë e vet se në një garë në parlament, opozita duhet të futet me Fatos Nanon, i cili “nuk është forcë orientale, nuk është otoman, është perëndimor”.
E.G.
Comments
Nga ana figurative eshte e

Nga ana figurative eshte e sakte, 'arkivol kishin ne mes', por po benin tentativa qe te mos takoheshin serish si 'vajtojca' por si reanimator. Megjithate, ve re dicka mes gazetareve, qe priren me shume drejt figurave letrare, metaforave, simboleve te deklaruara nga politikanet dhe jo drejt zberthimit te 'rebusit' diplomatik per qendrimin a opinionin faktik, e per rrjedhoje na fiksohen disa shprehje pikante duke harruar thelbin...Meqenese presidenti ne fryme eshte simbol i unitetit kombetar, do konsensus; dhe inisiatori i konsensusit eshte me 'i forti' qe i ofrohet sa me shume me te 'dobetit'...Ngjela i di mire, por diku nuk i vete mire...

Pse nuk vini Fatmir Xhafen

Pse nuk vini Fatmir Xhafen President - ai ka qene Kryetar i Rinise Komuniste, ka dhene prova gjate qeverisjes Komuniste se eshte njeri i besuar i Bllokut - biles ne ate kohe ai (Fatmir Xhafa) ka qene Erion Veliaj i Bllokut. Ishte Fatmiri qe dilte me gjithe idete e "reja" te asaj kohe, dhe se si te ashpersonte luften e klasave.

PS mund te vere Ngjelen si

PS mund te vere Ngjelen si kandidaturen me perfekte per president.

ky ka rrjedh nga trute

ky ka rrjedh nga trute fare.

avokat i dishetuar,politikan i deshtuar dhe sigurisht njeri i deshtuar.

Add new comment