Rama mbron me gjysmë zëri editorialin “e rrëzimit të qeverisë”

Postuar në 06 Qershor, 2012 04:42

Meta, në përpjekje për t’i dhënë një kuptim rigjetjes së telave me Berishën dhe për të justifikuar vendosmërinë e këtij të fundit për t’i thënë ‘jo’ një pakti presidencial me opozitën, përmendi editorialin e fundit të Ramës, në të cilin i pari i socialistëve kërkon rrëzimin e qeverisë. “Ai editorial prishi gjithë punën e bërë”, thotë Meta, duke treguar me këtë se marrëdhëniet mes njëri-tjetrit i sheh, në rastin më të mirë, si marrëdhënie fëmijësh zevzekë të lënduar e të lëndueshëm në sedër.

Rama, në mënyrën më të çuditshme, po bën çmos ta minimizojë e ta fshehë mesazhin e atij editoriali, a thua se është dakord me Metën se me atë editorial i ka vënë vërtet minën mundësisë për marrëveshje. A nuk do ishte më mirë të përsëriste se “po, rrëzimi i kësaj qeverie është një projekt i imi politik e një imperativ për të gjithë?” A nuk do ish më mirë që, në vend ta mbronte me gjysmë zëri editorialin e vet, t’u kërkonte Metës e Berishës që t’mos përzjenin ndyrësisht betejat opozitare me negociatat presidenciale? A nuk e mendon Rama se po, neve na duhet që ç’ke me të një President konsensual, por më tepër na duhet nervi e vibrimi opozitar?

M.Nano

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Edhe njehere Rama e provoi veten nje politikan amoral dhe amator

Submitted by moralisti (not verified) on

Sipas meje Rama po tregohet me namuzqar sec duhet. Nuk ka asgje te keqe te kerkosh doreheqjen ose largimin e qeverise (fjala rrezim ka nje konotacion te keq!). Morali ne politike tregohet vetem duke perputhur fjalet me veprat. Kjo qeveri tjeter thote e tjeter ben, pra s'ka ku te shkoje me amorale! Nga ana tjeter nuk ka asgje amorale te kerkosh largimin e nje qeverie te korruptuar dhe te paafte per te zgjidhur hallet e vendit! Kjo do te ishte si te hyje ne fushen e lojes, duke thene se nuk ke qellim te fitosh lojen! Atehere perse luan?

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Rama ka jave qe mashtron per nje kusht te 13-te te BE-se qe eshte Presidenti. Kjo nuk hahesh sepse ishte paradoksale por tregonte ne te vertete aftesite e interesat e Edi Rames per ta bllokuar e tejmbushur Shqiperine me kushte te imponuara nga ai. Sekui foli tashme dhe e hodhi poshte nje pretendim te tille por me shume vonese. Asnje nga ju pseudo-analitiket nuk u mor seriozisht me kete mashtrim publik te Edi Rames. Edi Rama gjen terren dhe ben si do, kjo eshte baza e Editorialeve te tije gjithkund interneteve qe vetem opozitarizem nuk eshte! Ate kohe kur Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshuan rregullat e lojes per Presidentin ishte pikerisht ideja e mos-berjes politike me zgjedhjen e Presidentit. Gje qe nuk ja thote njeri Edi Rames shkoqur. Tashme kur lexon kesiso pacavuresh te Mucit qe thote: "rremuja disa javore plot mashtrime e shantazhe retorike nga kampi Rames na qenkesh vecse opozitllek i paster ne kushte normale te opozites" i bie qe opozita qenkesh aty pikerisht per te kontestuar kushtetuten dhe marrveshjet e meparshme!??

Muco, pse nuk ben ca rreshta te ndershme qe te flasin qarte se Presidenti e Statusi eshte marre peng nga nje Opozitar anarshist qe beri sallate 3 vjet rreshte per te imponuar "konsensus" vetem e vetem se na ka mbetur debili ne dere? Nuk te vret veshi kur degjon nje Edi Rame qe thote se Opozita nuk emeron kandidat sepse eshte pakice? Ne cdo parlament demokratik propozimet nuk kane te bejne shume me numerikun por edhe me moralin, pergjegjesine, detyrimin dhe perballjen qe duhet te kete cdo opozite per tu marre seriozisht si e tille.

kev

Submitted by Anonim (not verified) on

rames iu ca goja duke thene pikerisht keto qe kerkon ti o Muci: i qendroj pike per pike editorialit; detyra imperative e jona si opozite eshte te rrezojme kete rregjim nje ore e me pare

cte thote me shume

Submitted by lori (not verified) on

Me falni per "injorancen" time por une  nuk po e kuptoj dot se cfare kerkon Edi Rama.Degjoj shume fjalime te tij ku ben corb fjalesh dhe asnje ide konkrete nuk jep per presidentin konsesual.

Me keto qe ben i jep me shume terren Berishes si dhe drejt me thene me eshte krijuar bindja se i ka hipnotizuar te gjithe deputetet e PS.

Submitted by a.g. (not verified) on

'Muri' qeveritar nuk rezohet nga pakicat, pra Rama nuk e ka kete takat. Qe te behet shumice i duhet Meta, te cilit sot me shume se kurre i interesojne 'delet' e veta...Ai po e dredh fillin! Edhe Berisha edhe Rama e kuptojne, ndaj edhe po leshojne, por kam frike qe 'sizifit' Meta do i reshkase 'shkembi' nga duart ne kete malore te veshtire. Fati nuk shkon gjithmone ne te njejtin njeri...

Submitted by Bard (not verified) on

Dialogu mes Berishes e Rames ne takimin per presidentin:

-Do qe ta zgjedhim ne presidentin?

-S'du!

-Do qe ta zgjidhni ju presidentin?

-S'du!

-Doni te bejme Nanon president?

-S'du!

-Epo mire pra, po e zgjedhim ne presidentin.

-S'du!

-Epo pirdhu pra, se s'do te pyesim fare, do bejme president Shaban Memine.

( permbajtja e bisedes se mesiperme nga burime pothuaj te sigurta)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.