Tirana jonë dhe Tirana e parë nga Derhemi & Vehbiu

Artikulli i respublica-s i Eda Derhemit mbi Tiranën që merrte ngacmimin nga ca konsiderata ‘mizore’ të regjizorit Italian M. Bellocchio (‘Tirana nuk është një qytet i bukur’, thosh ai me pak fjalë), tok me ca komente lexuesish në fund të shkrimit, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ardian Vehbiu, i cili, shí ashtu si Derhemi, është një njohës i mirë i Tiranës së para viteve ‘990, dhe një eksplorator ‘kur e si të mundet’ i Tiranës së sotme, e ka thënë aty për aty të vetën në blogun më qibar të botës shqiptare, për të cilin çuditërisht nuk është shpenzuar asnjë fjalë e mirë në mass-media-n bulevardeske të Tiranës (adresa: www.xhaxhai.wordpress.com). “Tirana me porta të vogla” e titullonte Vehbiu shkrimin e tij, ku autori nuk sheh arsye për të shenjtëruar/demonizuar Tiranat tona, dmth atë të djeshmen dhe këtë të sotmen. Secila prej Tiranave ka magjinë dhe shëmtinë e vet, thotë në thelb Vehbiu, dhe zbulimi apo nënvizimi i njërës apo tjetrës varet nga syzet që shtie në punë (syzet e “të çatdhesuarit, turistit, qytetarit, athetarit”). Do ju ftoja ta lexonit shkrimin e plotë, që është fare i shkurtër, në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/06/05/tirana-me-porta-te-vogla/.
M.N.
Comments
Ne Tirane kam lindur dhe ketu

Ne Tirane kam lindur dhe ketu dua te vdes. Tirana per mua eshte e bukur se kam femijerine time, ketu kam femijet dhe njerezit e mi, vendet ku u rrita etj. Per ne qe kemi lindur ketu eshte i patjetersushem.

Diskutimi kot fare. Tirana

Diskutimi kot fare. Tirana eshte e bukur per ne dhe nuk ka si te jete e bukur per nje italian qe eshte lindur e rritur ne qytetet e bukura italiane.

Ja psh ky shesh ishte

Ja psh ky shesh ishte madheshtor. E ndryshuan fare kot. Si Rama e ca me keq ky tjetri. Ne vend ti vene vetullat sheshit, i nxjerrin edhe syte.

Dakord me Vehbiun, dakord dhe

Dakord me Vehbiun, dakord dhe me Eden, paçka se duket qe e veshtrojne me syte e mergimtarit. Qe nuk u jep aspak te drejte - sado objektive qe perpiqen te jene - te krahasojne gjera qe veshtire se mund te krahasohen. Bukuria apo shemtia e Tiranes se sotme nuk lidhet fort me pashportizimin apo me lirine e pakufizuar per te qarkulluar; sikunder nuk lidhet me nostaligjine qe na sjellin portat e medha ose te vogla. Me shume lidhet me mrekullin demokratike qe mund ta shihni tek Pazari i ri - veçanerisht Rruga ku shiten mobilje dhe biçikleta; mund ta shihni dhe te Tregu i improvizuar qe "qelbet erë" te Varri i Bamit - sic e sheh demokrati tiranas Bamir Topi, qe i kalon prej 5 vjetesh, cdo dite, anash dhe ben kinse nuk e sheh; mund ta shini po aq mire te sheshi qendror i Lul autokton-ardhacakut ne Tirane qe e shperfytyroi si zor ndonje tjeter; por mund ta shikoni dhe ne raportet e Institutit te Shendetit qe na tregojne se sa te larte jane treguesit e ndotjes dhe nje fare P. Vasili (qe nuk di se nga vjen, por e di shume mire se paguhet si minister per shendetin) qe del thuajse cdo dite e na ngushellon se ajri po pastrohet, ngaqe po paguajme taksa per makinat - me vullnetin e shpellarit te zbritur ne Tiranë. Mund ta shihni kudo, pa patur nevoje as te vini syzet e historianit - le t'ia leme Edes dhe Ardianit kete axhele - as me syte e artistit - ky Belokio nga pertej detit nuk u lodh shume te fliste; as me syte e gazetarit - shume syresh po lodhen duke thene keto qe po shkruaj une; e as me syrin e delenxhiut qe kerkon nje Tirane si Berlini, NY apo Parisi dhe harron qe ne Tirane nuk mund te zgjidhet dot as dhe nje president - figurine si ky qe kishim ose qe do kemi.

Te duash qytetin ku je lindur

Te duash qytetin ku je lindur e rritur dhe ta cilesosh ate "me te bukurin" ne bote e qe nuk e nderron me asnje vend tjeter besoj qe eshte normale per kedo,por kjo nuk do te thote aspak qe ky qytet e ne kete rast Tirana eshte vertet nje qytet i bukur.Tirana eshte e bukur per ndjenjat dhe kujtimet qe ka secili qe ka jetuar atje por nuk eshte objektivisht nje qytet i bukur madje me keqardhje do te thoja te verteten ashtu sic eshte :Tirana eshte nje qytet i shemtuar.Nqs deri ne fillim te viteve 90 Tirana jepte shprese te zhvillohej si nje metropol me urbanistike te cilesise evropiane ,sot kjo shprese eshte shuar per gjithmone,shkurt Tirana eshte shemtuar per te mos u ndrequr me kurre.

Te lumte Mustafa Nano ! Gjeja

Te lumte Mustafa Nano ! Gjeja me e bukur eshte te lavderosh 'konkurentin ne treg' ( per Peizazhe te Fjales) : '...blogun me qibar te bote shqiptare..'. Edhe shtyse do bere...

Add new comment