Opozita, pëllumba e fajkonj

Postuar në 02 Tetor, 2011 04:59

Brenda opozitës ka një linjë të fortë radikale, që kërkon të shndërrohet në mainstream, në qasje normale, në mënyrë sjelljeje në marrëdhëniet me maxhorancën, e cila e trashi zullumin së fundmi edhe – sikur të mos ishin mjaft zullume të mëparshme –  me vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë. Disa aleatë të socialistëve, e ndoshta edhe socialistë tek-tuk, janë duke menduar se Rama po bën lojtarin e ftohtë e racional në një rrethanë të nxehtë e irracionale; nga ana tjetër, është shumë vonë, sipas tyre, për të bërë pëllumbin e qingjin, pasi Berisha ka bërë ç’ka dashur e ka marrë ç’ka synuar.

Një nga këta “fajkonj” është Skënder Gjinushi, i cili vazhdon të këmbëngulë tek ideja, se qasja e butë nuk e zgjidh krizën, se nuk ka kuptim të tentosh të zgjidhësh krizën me ata që e kanë prodhuar atë, se paketa e fundit e Ramës, edhe sikur të merret e tëra në konsideratë, nuk bën gjë tjetër, veçse rekuperon pakëz normalitet të humbur rrugës, por asgjë më tepër.

“10 pikat janë vetëm për të kthyer në normalitet disa nga shtrembërimet që janë bërë në këto vite… Por, këto janë vetëm një hap…. Nuk mund t’i kërkosh qeverisë më të korruptuar në Europë, të luftojë korrupsionin”, - thotë Gjinushi, i cili nuk është i vetmi që ecën kësaj ane. Edi Ramës i duhet të bindë Berishën që t’i pranojë paketën e propozimeve, por i duhet të bindë dhe aleatët që ky regjim mund të mposhtet me votë, dhe jo me metoda ‘prej të fortësh’.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Amy (not verified) on

Sjellja e Edi Rames eshte krejtesisht jashte kontekstit per situaten qe po kalon Shqiperia. Nuk kuptohet perse keta qe duan nje vije te ndryshme nga edi nuk veprojne po presin moderatorin Edi te marre hapa prej nje bebeje 9 muajshe kur kemi te bejme me hiena e cakej qe po e shqyejne Shqiperine? Bebja 9 muajshe po ben ben gaga, ma, ma, ba, ba kur cakejte e hienat po ulurijne ne kupe te qiellit e po e kthejne Shqiperine ne nje shkretetire ku s'do mbetet me shqipetar normal te banoje.

Submitted by raimondi (not verified) on

Edi nuk kupton dicka shume te rendesishme --Mentalitetin e  Berishes

Berisha e konsideron opoziten armike , dhe ne kete menyre te konsideruari nuk ka kuptim te sillesh bute sepse Berisha butesine ta merr per dobesi dhe ne kete rast ai nuk ti merr fare ne konsiderate ato 10 pikat , sepse e kupton qe opozita ka frike nga ai, (Berisha).

Ndaj kur dikush te konsideron armik  ndaj tij nuk ka kuptim loja e bute , por vetem forca , se nutesia jote e trimeron kundershtarin dhe ai te shkaterron fare

-Keshtu pra Gjinushi ka plotesisht te drejte   dhe ai  dueht te krijoje nje ekip t eperbashket me ata drejtues te PS-se qe mendojne si Gjinushi dhe te fillojne protetstat kunder Berishes pa pranine e Edi Rames ---------- Le ta lene ne hije Edin , dhe keta te hidhen ne protesta kunder Sales, sepse gjithe Shqiperia do vije me ta ne protesta -Dhe pastaj Edin ta ndjekin fare nga kryesia e PS-se , bashke me ekipin e tij korofillak

Submitted by A.G (not verified) on

"Fajkoj",zhurrmemedhenj,gerthites,cjerres,bertites,pickamezues,etj behet kushdo i humbur kur fituesi nuk ja "var''...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.