Raportimi i Leskajt për aferën CEZ tensionon mbledhjen e Komisionit Hetimor: Nuk jam dëshmitar ordiner, marrëveshja në 15 copa letre(Video)

Postuar në 12 Tetor, 2016 23:14

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj rideklaroi në Komisionin Hetimor për CEZ se pas marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë çeke qëndron një aferë e madhe. Këto konkulzione sipas tij kanë dalë pas auditimit që KLSH i ka bërë negociatave mes palës shqiptare dhe kompanisë çeke. CEZ Mbledhja u tensionua pas kërkesës të deputetit socialist Eduart Shalsi për të marrë fjalën, çka detyroi kryetarin e komisionit të  mbyllë mbledhjen. Video më poshtë është një zbardhje e auditimit që KLSH i ka bërë marrëveshjes së Gjiknurit, për të cilin Prokuroria i pushoi hetimet. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar 479 mln euro.

DEBATI NE KOMISION by trelosjermatis

Comments

Submitted by Drejtesia (not verified) on

Lame mendjen dje duke pare si lexonte me rrokje dhe me germezim Bujar Leskaj. Tamam nivel nentoke , pale per te bere audit. Po nga ana juridike si ia fut ashtu kot, mungese kulture juridike elementare. Nqs kane qene grup pune per rinegocimin me CEZ cohet per ndjekje penale i gjithe grupi i punes, jo vetem dy vete qe Magjar Leskaj nuk i duron. He na thuaj nje cike cfare i kerkove Damianit ndonje hidrocentral dhe nuk ta dha, e me pas ti bam kallezim penal. Ja sa te krijohet Byroja e Hetimit do te shohesh sesi do te ta hetojne pasurine dhe poshtersite qe ti ben me raportet e auditimit. Ku nuk merr pjesen e quan dem ekonomik dhe i kercenon njerezit me kallezime penale. S;ke faj se gruan e ke bere drejtore ne Ministri te Jashtme, nipin tend doganier vlere ne dogane te Tiranes, vajzen studente ne Itali dhe nuk dihet me cfare lekesh ajo ben ate jete luksoze. Je per t'u hetuar ti Leskaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.