Një fotografi që flet më shumë se çdo gjë tjetër për takimin Rama-Berisha

Postuar në 04 Qershor, 2012 03:16

Qarkulloi një video mbrëmë lidhur me takimin Berisha-Rama. Ishte një xhirim i bërë në harkun e dy minutave, kohë që ish lënë në dispozicion për fotografët. Videoja fillon në momentin që Berisha ulet në tryezë, ku ndërkohë ish ulur Rama me Ruçin. Berisha ish me Patozin.

Ajo që ra në sy ish se Berisha nuk ia hodhi sytë në asnjë moment Ramës. Rama rrotullonte systë, bënte ndonjë buzëqeshje të sforcuar, dhe kërkonte në 2-3 raste sytë e Berishës, por ky i fundit nuk e bëri asnjëherë. Kish një pamje të murrëtyer, a thua se e kishin çuar me zor në atë tryezë, një copë herë u mor me shishen e ujit, e hapi, mbushi gotën, piu pak ujë, dhe pastaj, me të njëjtën pamje të murrëtyer rrotullohej majtas-djathtas, duke i ndalur sytë në çdo pikë të mundshme të asaj salle, por jo tek portreti ‘shend e verë’ i Ramës (fotoja që po publikojmë tok me këtë shënim ilustron më së miri këtë fakt).

E.G.

Comments

Submitted by Real (not verified) on

<p>Bersha e urren Ramen, kurse ky vazhdon ti lutet per dashuri....</p>

Submitted by Koz (not verified) on

Do te ishte ndryshe nese Berisha do ta kishte frike realisht se cfare Rama mund ti bente atij dhe familjes e interesave financiare te klanit kur te vinte ne pushtet. Rama po te kishte kurajo dhe intelligence duhej te kishte reshtur qe te bej dialog me Bishen, Meten dhe Nanon, por ti drehtohej popullit per nje levizje massive dhe resistance qytetare. Opozita duhet ta bej te qarte se ka vetem 2 zgjidhje, me Bishen apo me progresin-kushdo qe zgjedh Bishen duhet te Marre parasysh pasojat afatgjata. Nuk behet fjale per lincime por per drejtesi dhe transparence te financave te gjithkujt duke filluar me ato te Metes dhe Nanos.
Regjimi I Bishes eshte duke u shkermoqur dhe nuk ka me pare te bleje voten dhe dhunoje qytetaret. Sot njerezit Jane me te forte se regjimi dhe cdo perpjekje per tu siguruar pandeshkruashmerine Bishes/Nanos dhe te tjereve eshte vec miopi. Shqiperia nuk mund te ndryshoje pa u cliruar nga keta maskarenj dhe pa I bere ata te Japin llogari apo te zhdukurit nje here e pergjithmone/emigruarit prapa diellit

Submitted by ARON (not verified) on

<p>Rama po i thote je per meshire,saliu aty po ma ndjen ku thua ti,kur ma fali meshiren topi,krokodili,arvziu ,21JANARI,SME GJEN GJE DHE MORTJA ME KA HARRUAR.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.