PD: Lejimi i skafeve është kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve!!!

Nuk dihet kush e ka thënë i pari, se ndalimi i qarkullimit të skafeve për të vënë nën kontroll trafikantët e kontrabandistët është njësoj si ndalimi i seksit si një mënyrë për të bllokuar prostitucionin. Është një krahasim i saktë. E përmendte dhe Fatos Baxhaku në shkrimin e tij të sotëm në Shqip me titullin “Absurditeti i një Moratoriumi”. Ta bën më të saktë këtë krahasim një deklaratë e lexuar nga zëdhënësja e PD-së në përgjigje të apelit të 17 kryebashkiakëve të qyteteve bregdetare për ta shfuqizuar këtë moratorium. Ja deklarata (një pjesë e saj):
“Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshtë këtë qëndrim të z.Rama dhe krerëve të tjerë të Partisë Socialiste, me të cilin për interesa të pasurimit të pushtetarëve të saj me paratë e pista të trafiqeve kriminale, kërkojnë të anulojnë lëvizjen e lirë e të rikthejnë vizat për qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të rikthejnë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjve shqiptarë. Shqipëria dhe qytetarët e saj kanë nevojë për reforma që i afrojnë me Bashkimin Europian dhe jo trafiqe dhe skafe që i largojnë nga Europa” !!!!!
Re.Pu.
Comments
pa fjale, vec ndoshta: turp
<p>pa fjale, vec ndoshta: turp te kene (por dhe SHPELLARE!)</p>
SHPELLAR o Bij SHPELLARSH
<p>SHPELLAR o Bij SHPELLARSH asht e njajta gja. Te gjithe nga shpellat dolen dhe zbriten nga mali neper qyetet e Shqiperise dhe vrane, burgosen, torturuen, internuen dhe zhduken intelektualt ma te mire shqiptare te pregatitun ne shkollat europiane.</p><p>Ne lidhje me skafat: Ne nji vend ku populli vuen per buken e gojes, ne nji vend ku nji e treta e popullsise asht ne emigrim, un nuk e kuptoj se ç'maskarej jane ata qe mbajne skafa dhe protestojne per skafat. Ketu Ne Itali skafave u kan vue taksa te randa tash ne kohen e krizes. E jo vetem aq por financa po heton burimet financiare te atyne qe i kan keto skafa, prej ku dalin paret e PISTA me te cilat i kan blè. Dhe jo vetem kaq, por po dalin edhe evazionet fiskale (mospagim taksash) nga ana e ketyne pronarve te skafave. E çka bajne magjoranca dhe opozita ne Shqipni ne kete drejtim? Asgja !!!!! Ky asht fati i popuulit shqiptar i mesuem me shekuj te jete nen bejler e pashallar.</p>
Krahasimi i moratorumit me
<p>Krahasimi i moratorumit me ndalimin e seksit per te parandaluar prostitucionin eshte bere ne parlament nga Spiro Peci atehere deputet i pavarur. Ne fakt ai ka thene qe moratorumi eshte sikur te ndalojme seksin per te luftuaren siden.</p>
Add new comment