Referendumi po zhvillohet në profilin Facebook të Edi Ramës me rezultat tjetër nga ai për postin e kreut të PS-së
Qeveria refuzon të drejtën e njerëzve për t’u shprehur me referendum për importin e mbetjeve. Edi Rama, që me këtë ligj që i jep ministrit të LSI-së, Lefter Koka atribute të mëdha e ndoshta ka kolauduar koalicionin me Ilir Metën, ka zgjedhur të ballafaqohet me ata që e pyesin duke i shpallur injorantë. Të palexuar, të painformuar dhe të shastisur nga media dhe kazanët.
Duke folur në profilin e vet në Facebook, Rama, në cilësinë e kryeministrit përpqiet të qetësojë njerëzit, të sqarojë, duke theksuar se ka mungesë informimi, ndërkohë që nga ana tjetër shton se “popullit s’ka Zot t’ia shesë sapunin për djathtë”. Kjo është një çështje që na prek të gjithëve, prek shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë, për të cilat kemi nevojë të vendosim vetë dhe nuk na mjaftojnë garancitë e Edi Ramës apo Eduart Shalsit e Besnik Bares. Ndaj referendumi është një hap që nuk ka pse të mohohet, aq më tepër kur kryeministri nuk i druhet faktit se mos populli instrumentalizohet.
Kjo qeveri ka shumë përgjegjësi, por me këtë sjellje po hyn në mëkat. Mjaftojnë 3 vite tallje për të konfirmuar suksesin. Në lojë është një marrëdhënie besimi që po eliminohet fare dhe atë nuk e rikuperojnë dot makiazhet mediatike të kryeministrit. Këtu nuk po diskutojmë për përmbajtjen e ligjit, pasi atë e bëjnë njohës të fushës. E sa kohë kjo nuk lejohet, apo bëhet me mbledhje të fshehta nën drejtimin e një të keqpërdoruri si Shalsi, atëherë kemi të drejtën e referendumit. Si ai referendumi me të cilin Edi Rama mori mandatin e tij në krye të PS-së.
Comments
Referendumi
Te behet nje referendum sa me shpejt! Rilindja e ka fitoren e sigurt, nisur nga fakti qe mes plehrave dhe Saliut ky popull zgjedh plehrat! Gjithashtu edhe shperndarja e plehrave te behet neper qarqet e Shqiperise ku mbeshtetja eshte me e madhe. Fillon me Beratin, Fierin, Vloren,... kurse ne Shkoder te mos importohen plehra si i vetmi qark ku do te mungoje mbeshtetja per importin e plehrave.
Ndau pushtet me pushtat e L@@
Ndau pushtet me pushtat e L@@-se ne 2013 e ky popull nuk beri ze per te "qeverisur" (vjedhur e kanabisuar) kete vend nga 2013-2017.
Tashti do ndaje me superpushtat e L@@-se JETET TONA E TE FEMIJEVE per te "qeverisur" (vjedhur, kanabisuar e shkerdhyer) kete vend e kete popull nga 2017-2021.
DUHET TI NDALIM POR JO ME ATE QE KRIJOI KETE TERREN NGA 1992
Add new comment