Fatos Nano: Nuk doni të garoj për President? Atëherë, pritmëni në garën për kryeministër!

Postuar në 03 Qershor, 2012 11:26

Gjasat janë që Fatos Nano ta ketë fjetur mendjen, se nuk do të jetë pjesë e lojës presidenciale. Duket se është i zemëruar me të gjithë; duket se ka pritur ca më shumë mirënjohje, vlerësim e begenisje prej Berishës, Metës e Ramës. Dhe prandaj, deklarata e sotme vetëm disa orë para takimit Rama-Berisha i ngjan një shpërthimi. “Loja për pushtet e kryetarëve të partive është bërë një nxitëse dhe ushqyese e krizave si edhe pengesë për zhvillimin e shëndetshëm dhe marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë. Loja për pushtet e kryetarëve, mbizotërohet nga mekanizmat dhe mendësitë meskine prej ngaku ata synojnë të rrëzojnë njëri-tjetrin. Ata luajnë e luftojnë veç për pushtet e motivohen nga dëshira dhe ambicia që ose njëri të mbetet Kryeministër, ose të bëhet tjetri i cili drejton derisot Opozitën”, thuhet në deklaratën e përgatitur në emër të një lëvizjeje të tij.

Ai i mbahet tezës se po pengohet të marrë pjesë në garën presidenciale, e zgjedh by default të marrë pjesë në një garë tjetër, ku s’mund ta pengojnë, zgjedh “t`i vetëofrohet publikut dhe qytetarëve shqiptarë për të konkuruar me të gjithë kryetarët e derisotëm për zgjedhjet e vitit 2013”. Shpjegon dhe se si, dmth me një alternativë, për saktësimin e së cilës shtie në punë një pafundësi adjektivash: “alternativë të qartë, vlerore, dalezotësie, paqebërjeje, jokrize, properëndimore, proeuropiane, prointegrim, konstruktive, bashkërenduese, bashkëpunuese, komunikative, mirëbesuese, gjithpërfshirëse, përbashkuese dhe prozhvillimit të shëndetshëm”.

E.G.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Nje Rrugac me edukate jo si si Rrugaci qe ka ardhur nga mali, nje prerje.......

Submitted by katarakti (not verified) on

Megjithese e mbej veten si te penes, nuk gjej dot fjale per te pershkruar gjithe neverine qe me ndjell ky njeri. Kjo vemje, qe gjithe jeten ka menduar vetem per bythen e vet. Qe kujton se shqiptaret jane kafshe qe ky do t'i hutoje dhe habisi me shprehjet dhe citimet e veta. Shqiptaret mezi po durojne te shpetojne nga Berisha, kur na dashka te na rivike edhe ky plehu tjeter.

Submitted by genti (not verified) on

dakort fatos aga,ti hyr nje her ne garen per kryeminister se keshtu do mund te shofimm te ndysh cik kepucet ne balten tone te embel..po se mos nuk te dalin llogarit dhe ndryshon mendje e nuk i ndyn duke thene qe katundet tona i kane zene bejleret e ty ste lene...ti kishe mundesi ta beje historine,nise po cuditerishte ai leku te tundon e te ktheu ty ne aga dhe keshtu historia iku para e ti fatos efendi ngele mbrapa....valle ke kohe ta kapesh trenin qe te ka ik..?!te dinim ndopak te zgjuar po na dole me koqja nga te gjithe.apo pushteti i ben te gjithe te zgjuar.ti je dhe lojtar bixhozi.kur loz me leket e te tjerve loz fort e strembesh po kur fillon me te tuat te dridhen leqet sado qe ben gangesterrin ndonjehere a gjithmon..

Submitted by aline (not verified) on

ahahaha, o Tosi, ik futi nje dhallë te ftohte se freskohesh !

Submitted by Anila (not verified) on

EDI RAMA kerkon me ngulm qe Sokol Sadushi te jete presidenti i ri.

Sali Berisha i thote JO - sepse ne qofte se duhet te pranojme Sadushin, atehere ska pse te hidhnim poshte Zaganjorin, kur te dy vijne nga i njejti dikaster.

Submitted by Ilir (not verified) on

Ky shikon enderra, jo qe eshte i konsumuar por edhe ata qe i vene mbrapa do ti benin shume pune Rames po tia hiqte, sic eshte Malaj,Harasani, Bello, Blushi qe ne syte e opinionit  publik nuk kane ku te vene me te konsumuar..................I ben nder Rames po tia heqi.Mos harrojne se Baza i vete mbrapa Rames se ketij apo Metes....

Submitted by Bard (not verified) on

Po hyri ky ne loje Rama vjen ne pushtet pas vdekjes se Berishes(ky i fundit ka deklaruar qe i ka marre leje Perendise deri ne 100 vjec). Jepi Rama, edhe pak edhe PS ka per tu shkermoqur ne 12 parti te tjera..ky eshte kontributi i Rames ne bashkimin e se majtes..

Submitted by Anonim (not verified) on

Do zoti ben sic thote te na hiqet sysh ai huri gjate se keshtu do jemi ne opozite gjith jeten

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.