Kryeministri humbet qetësinë dhe kalon në fyerje ndaj deputetes Hafizi

Postuar në 29 Shtator, 2016 14:43

Kryeministri Edi Rama po jep shenja nervozizmi në raport me diskutimet për importin e mbetjeve. Ndoshta i kapur në befasi nga reagimi Rama ka humbur qetësinë, çka e ka shfaqur edhe sot në seancë plenare përballë deputetes Mimoza Hafizi.

Kjo e fundit ndër të tjera deklaroi se:

Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17% domethënë riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?”. Një pyetje që do të thotë se kur puna e industrisë është rritur, pse rikthehet ligji me pretekstin se puna ka rënë? Përgjigja e kryeministri ishte kjo:

 “Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur asnjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”. Duket se dialogu për këtë çështje është mbyllur dhe atë do ta zgjidhë protesta, presidenti dhe mandej këmbëngulja për referendum, që është një e drejtë që nuk mund të mohohet. 

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

I ben edhe deputete dhe vetem gjejne rastin te te sulmojne! Nuk ka faj Rama edhe kur i fyen ndonjehere keta njerez qe pa PS-ne nuk do ishin askund sot! Se dyti mire do ishte te behej nje referendum per plehrat dhe te fitonte varianti Rama per tu mbyllur gojen nje here e pergjithmone kundershtareve te vijes se Rilindjes e cila shikon shume me larg, sesa keto te ashtequajturit opozitare!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ti je per turp per vete meqe mendoke se deputet kane detyre vetem ti perulen kryetarit.

Submitted by ronin (not verified) on

Ik merr ca viagra per trute se sqenke mire

Submitted by Albi_I (not verified) on

I vetmi jo njeri eshte ky vete. Eshte nje nihilist dhe monster i zemure.

I rrofte Zalo shkencetari dhe Lali Fikun qe ka cuar ne Bashki per ti vazhduar vjedhjet. Ah po, dhe Mero Morri qe i ben propaganden. Keta te tre do i mbajne pishtarin deri ne fund.

Submitted by malo (not verified) on

Eshte turp imadh te fyesh nje femer ,aq me keq nje zonje sic eshte zonja Hafizi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo Hafizi, te pakten di arithmetike me mire se kryepalla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.