Regjimi ambasadoro-kratik na është bërë shumë familjar

Që ka një regjim ambasadoro-kratik, kjo gjë s’mund të vihet në diskutim. Mjaft të nënvizosh faktin se nuk ka ditë që mediat të mos i kushtojnë vëmendje deklaratave e qëndrimeve të ambasadorëve Arvizu, Sequi e Wollfartth, dhe bindesh mbi praninë e përmasat e këtij regjimi. Doni një ilustrim të freskët? Ambasadori amerikan sapo ka dhënë dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme, në prime time, dhe mass-media nuk la asnjë mesazh të tijin pa e raportuar e komentuar.
Ka do ilustrime, që janë edhe më të freskëta. I takojnë ditës së sotme, dhe demonstrojnë se mënyra ambasadoro-kratike e të menduarit e të jetuarit është një gjë që ka të bëjë me mainstream-in shqiptar. Nuk është dukuri e re, por nuk mund të përfytyrohej kaq e rrënjosur në shoqëri.
- Kryebashkiaku i Fierit, i mbetur me duar të lidhura përballë një sabotimi të orkestruar nga prefekti i qarkut, Bujar Hasa, e deputeti i zonës, Enkelejd Alibeaj, bën një letër që ia dërgon tre ambasadorëve Arvizu, Sequi dhe Wollfarth (Emri i Arvizu-së vihet gjthnjë i pari në këtë listë), dhe kryeministrit Berisha. Dhe iu ankohet të katërve.
- Organizata rinore euro-socialiste u ka dërguar një letër ambasadave, dhe u qahet që establishemnti politik i partisë i ka lënë pas dore. “Na ndihmoni që të mbajmë kongresin e FRESH-it, dhe të jemi të pavarur nga partia”, kërkojnë fresh-istët nga ambasadorët.
- Një komunitet biznesi i bërë tok tek grupi Biznes Albania kërkojnë e marrin takim me ambasadorin e OSBE-së, Eugen Wollfarth, dhe i qahen lidhur me shqetësimet e tyre të krijuara nga qeveria e nga politika.
Siç shihet, është duke ndodhur një përmbytje ambasadoro-kratike.
E.G.
Comments
i dashur mustafa Kjo eshte

i dashur mustafa

Kjo eshte pasoje e dorezimit te opozites se ketij vendi.

Populli e ndjen, e nuhat se kush i zgjidh problemet ketu. Dhe nuk gabon.

Puna eshte qe ambasadoret perfaqesojne (me te drejte) interesat e vendeve te tyre dhe jo gjithmone dhe domosdoshmerisht keto interesa jane interesa edhe te popullit dhe shoqerise shqiptare.

Fundja ata nuk kane detyre te mbrojne interesat ton a. Kete detyre e ka qeveria dhe opozita e ketij vendi. Ato e kane braktisur kete detyre prej kohesh.

Dhe ja qe vijme tek keto qe ndodhin. Ai kryebashkiaku qe u d rejtohet ketyre e keshtu me rradhe. Edhe nje organizate rinore me sa pashe kerkonte ndihmen e tyre per te zgjidhur probleme si importi i plehrave. Po s i mund ti zgjidhin keto probleme ambasadoret e ITalise apo Greqise kur plehrat apo kufiri detar jane rezultat i interesave te tyre??? Kjo eshte absurde!

Nuk po thua ndonje gje te

Nuk po thua ndonje gje te re or Muç.

Po te na sqarosh me fakte konkrete se sa e "rruajne" keta ambasadore per qerravitjet e lolove shqiptare, atehere ky po do te ishte lajm. A e ben dot?

Rroftë Al-banania! Kështu

Rroftë Al-banania!

Kështu ndodh kur i importojmë idetë si shabllon, përfundon me importimin e politikanëve.

Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër veç të ulim bythën e mendjen e të gjejmë vetë zgjidhje për problemet tona, qofshin ato Sali apo Edi. Është patetike që një lëvizje politike si FRESSH që ka legjitimitetin e anëtarëve të vet, një kryetar bashkie që ka legjitimitetin e votës dhe një organizatë biznesi që ka legjitimitetin e parasë, të gjithë shkojnë e qahen te ambasadorët.

Ky është dorëzim i vullnetit militant, i influencave politikane, dhe i fuqisë së parasë. Ky është dorëzim i arsyes. Kur do ta marrim vesh se nuk na e ka fajin njeri për gjendjen ku jemi?

Kjo është çmenduri kolektive e atyre që i shkruajnë ambasadorëve dhe i atyre që i nxjerrin në televizion ambasadorët.

Andon qe kur rregjimet paskan

Andon qe kur rregjimet paskan opozite?

Ndoshta do te kishte qene me
Ndoshta do te kishte qene me mire te quhej regjimi autokratik, pasi ashtu sic e shoh une keta zoterinj perceptohen si e vetmja shprese per pak drejtesi karshi salikracise.
Ne fillim te shekullit te xxi

Ne fillim te shekullit te xxi kemi perseri Komision nderkombetar kontrolli si ne vitin 1913. Fatkeqesisht shtetaret tane sot jane shume me poshte se ato te vitit 1913. Sala, Esat Pasha i sotem eshte shume me legen se esati i atehershem. Ismail Qemal s'ka se ish piktori Rama nuk eshtre rilindas si pashai patriot i Vlores.Gjeneral legen Imami nuk eshte Mehmet Pasha Derralla i 1913(Gazi-fitimtar ne luften greko-turke te 1897-es), Gjuknshi shef i shtabit hajdut i parrave te gjakut te vartesve te vet nuk besoj se eshte nje Isa Boletin i shekullit te xxi. Edhe nderkombetaret jane ndryshe psh.atehere nuk kishte perfaqesuers te SHBA-se, po ashtu srbet kishin ushtare dhe topa ne Durres e Tirane ,por nuk kishin Guvernator te pergjithshem fazllicin prane Ismail Qemalit sadrazemit(kryeministrit) shqiptar te 1913. Pra per turp te zotit ne tre breza jemi me keq si me pare,me keq te qeverisur nga nderkombetare.

Ne esence, ky fakt tregon se

Ne esence, ky fakt tregon se sa i pjekur dhe i denje eshte populli shqiptar per te percaktuar dhe udhehequr te ardhmen e tij. Shqiperia ( dhe jo vetem ajo) eshte thjeshte nje parcele eksperimentale ku te fortet e kesaj bote vene ne veprim versionet e perpunuara ne laboratoret e tyre politike. Gjithmone, kete e propagandojne si "kujdes per demokracine", ndersa, ne te vertete realizojne sundimin e tyre modern (nje lloj kolonializmi i shek. te njezette). Fatkeqesisht, e ardhmja duket e zymte.

Niko

Kjo nuk tregon se sa i pjekur

Kjo nuk tregon se sa i pjekur është populli Shqiptar, kjo tregon sa kunguj janë gazetarët që ftojnë ambasadorët. Opinioni publik = opinioni i gazetarëve.

Konkluzionet e tipit "Teori komploti" vetëm se i japin vlerë ambasadorëve. Sepse po të ishim ne kavjet në laboratorin e "të fortëve" (cilët janë kta?), atëhere ne do të ishim komplet në dorë të tyre, dhe me të drejtë do të dëgjonim ambasadorët që na sjellin mesazhet nga të fortët. Por nuk është kshu, ne jemi vetëm në dorën tonë.

Megjithatë, ca nga miopia, ca ngaqë duan të hedhin hi syve, disa gazetarë në vend që të ftojnë politikanë Shqiptarë ftojnë ambasadorë të cilët gjenden në një situatë të cilën nuk e kishin parë as në ëndërr - Superguvernatorë të një vendi, të dëgjuar e të ndjekur nga elita e vendit por pa pikë legjitimiteti karshi popullit të atij vendi.

Kjo situatë nuk është as dëshirë e tyre dhe as dëshirë e popullit Shqiptar, vetëm dembelizëm/paaftësi/injorancë e elitës mediatiko-politike të Shqipërisë që u jep njëfarë legjitimiteti këtyre ambasadorëve. Dhe ambasadorët bëjnë qejf, nga burokratë në dorë të shefit të tyre shëndrrohen në mesi të fuqishëm që kanë në dorë fatet e disa politikanëve/gazetarëve.

Pseudo-gazetarët dhe pseudo-politikanët (jo të gjithë) nga ana e tyre të vetmin legjitimitet kanë vlerësimin që i japin ambasadorët njërit apo tjetrit. Kur të prishet ky sistem legjitimimi reciprok atëhere ambasadorët do të kthehen nëpër zyrat ku i ka dërguar drejtori i tyre.

Add new comment