Edi Rama kryeministër nuk mjafton që BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

Postuar në 08 Shtator, 2016 18:59

Ardhja më pushtet e koalicionit për Shqipërinë Europiane iu prezantua publikut si një tren me kurs të konfirmuar europian, për arsye që lidheshin me qasjen reformatore të liderëve të koalicionit qeverisës. Kësisoj edhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian u konsiderua si punë e kryer që do të finalizohej me mbylljen e disa kleçkave që lidheshin me antieuropianizmin e opozitës.
Brukseli nuk e hapi dritën jeshile për negociata dhe qeveria na sugjeroi të prisnim vjeshtën e ardhshme. Vizita në Tiranë e kancelares Merkel sikur rriti optimizmin, por sërish nuk i dha qeverisë atë që kërkonte qyl nga BE. Qënia e Edi Ramës kryeministër nuk mjaftoi që Brukseli të merrte seriozisht qeverinë. Kur po mbyllet viti i tretë nga BE vjen refuzimi i radhës. S'ka negociata pa vjelë frytet e reformës në drejtësi dhe pa dërguar në burg "peshqit" e mëdhenj. Komisioneri Johannes Hahn që negocioi marrëveshjen e 21 korrikut la të kuptohet në konferencën e sotme për shtyp se Shqipëria ka rrugë të gjatë përpara dhe se nuk mund t'ia hedhë Bashkimit Evropian me reforma vetëm në letër.
"Mendoj se reforma në drejtësi është shumë vendimtare, është baza dhe nuk bëhet fjalë vetëm për miratimin e saj, por sidomos për zbatimin. Ndaj dhe ne presim të ndërmerren veprime vendimtare për të kryer hetime proaktive. E dimë se në rajon policia ka qenë gjithnjë e mirë, por ka pasur probleme në gjyqësor. Pas hetimit, do të vijoni me procedimet dhe pastaj dënimet. Dhe rezultatet do shihen pikërisht këtu. Sepse ne kemi parë disa gjyqe dhe vendime, por për disa peshq të vegjël ose të mesëm, por do shpresoja që të shikonim dhe peshq të mëdhenj dhe vetëm atëherë do mund të themi se ka arritje domethënëse në këtë sektor. Por kjo s’ka të bëjë vetëm me Shqipërinë dhe rajonin, por haset kudo. Por përsa i përket Shqipërisë, duhet të shohim se reforma në drejtësi do të vihet në zbatim"-deklaroi Hahn.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Po nuk kane menduar keta te BE te kryejne pune me Edi Ramen shpejt e shpejt! Normale qe Edi Rames do i duhet te punoje mjaft per disa mandate radhazi ashtu qe Shqiperia te arrije kuotat per BE! Aleanca per Shqiperine Europiane e cila edhe u inagurua nga vizionaret e BE ka mision te gjate! Rendesi ka qe fundi te jete i suksesshem!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Asllano, kot po te pyes une, dmth keshtu per kulture. Sa mandate rradhazi do i duhet te punoje Edvin Rames qe Shqiperia te arrije kuotat per BE? Se ti thua disa, po disa eshte disi e papercaktuar, sidomos po te kemi parasysh qe nje mandat zgjat kater vjet, disa mandate behen shume vite dhe kam frike se mos na vdes shoku Edvin pa e plotesuar detyren, se pastaj si i behet, apo me shprese te jete gjalle shoku Erjon, apo do t'i japim shokut Edvin nga ditet tona, se jemi munduar t'i jepnim nga ditet tona atij merhumit te pare po nuk na doli gje, ai vdiq se vdiq. Aman Asllano, me ndrico pak se nuk po i jap dot dum.

Submitted by Asllan (not verified) on

Hahahahah... Edhe ironine e ben me sforcim, nuk mund ta permbash "dashurine" qe ke per Edin! Ca te bej une qe je tek pjesa e 30%! Do hiqni pak keq, do merziteni por ruani shpresat se mos ndodh ndonje zemergjeresi majtas e ndoshta edhe te djathtes i japin ndonje post anesor ne projektin e integrimit europian! Ku i dihet, kurse per Edin mos ki frike se duket kocke e forte e ishalla ta ben qejfin e kap 100-shin...

Submitted by Kapllan (not verified) on

Asllano, e pranoj qe nuk mund te hahem me nje si ty qe ne libreze te punes ka te shenuar "i ben fresk Edvin Kristaq Rames dhe sipas rastit e lepin ne pjese te ndryshme te trupit". Dhe kjo nuk eshte as ironi, as e sforcuar, kjo shkelqen si drita e Diellit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.