Kadare studentëve: Merreni si ogur të mirë refuzimin që po i bëj postit të kreut të shtetit!

Postuar në 31 Maj, 2012 12:51

Nuk pritej që Ismail Kadare t’i kthente përgjigje letrës së një unioni studentësh (saktësisht, Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës), për më tepër që në këtë letër i kërkonin “qiqra në hell”; i kërkonin të bëhej President i Republikës. Nuk e ka vonuar shumë përgjigjen, por atij i pëlqen të luajë pakëz me vonesën. Ka qenë “dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese” arsyeja që ju kam bërë të prisni ca ditë, u thotë ai studentëve shkodranë.

Letra shumë e shkurtër vijon më tej me një paragraf plot lajle- lule (“letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë”, “fjalët tuaja fisnike”, “vlerësimi i shkrimtarit”, “shqetësimi juaj i bukur”, etj), e mbyllet me një paragraf, në të cilin Kadare të bën të vësh buzën në gaz me përpjekjen e tij për të ngushëlluar studentët, por në një farë mënyre dhe veten gjoja, për këtë refuzim. Në thelb ai thotë se studentët “kanë të drejtë të zhgënjehen me qëndrimin e tij mospranues, e ka gjasë që një ditë dhe ai vetë ta qortojë veten që nuk ia doli dot dhe u mposht; por ka gjasa gjithashtu – këtu është një finale krejt në stilin e tij – që pikërisht nëpërmjet refuzimit ai ka ndihmuar në përparimin, normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë”.E.G.

Comments

Submitted by Lulushi (not verified) on

Gabimi i pare eshte i studenteve, qe akoma besojne se nje individ (idhullizmi i dikujt ose idolatria eshte nje mekat sipas  bibles dhe ne kuran) qofte ai nje shkrimar i njohur mund te beje cudira. Neve nuk na duhen Individe, ne na duhet sistemi. Studentet te propzojne zbatimin e sistemit amerikan apo francez te zgjedhjes se Presidentit. Atehere do kemi nje presidence te forte dhe jo nje individ te forte. Dikush thote qe duhet te ndryshohet kushtetuta. Per nje zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme, perse jo?

Problemi tjeter eshte snobizmi i Shkrimtarit qe e mendon veten i ndryshem nga turma, dhe nuk denjon as ti afrohet turmes.

Falenderoj Zotin, dhe lutemi qe nje dite ne te gjithe nuk do te jemi injorante, por te jemi te iluminuar dhe ti bejme presion ketyre palo "politkaneve" qe tallen me kete popull te vuajtur.

Submitted by LORA (not verified) on

Ndaj te njejten bindje me ju per kete te ashtuquajtur sistem(per mua eshte sistem i kaosit, i pangjashem me te tjere),ku ndajme jeten te gjithe.

Mendoj se kjo forme shteti nuk funksionon ,ose me sakte eshte kthyer ne makth per shoqerine e parajse per politiken.Si zgjidhje afatgjate shoh formen e republikes presidenciale.

Mendoj se zoti Kadare ka bere nje pergjigje qe buron nga pergjegjshmeria e tij,jo nga snobizmi;pra nje zgjedhje te respektueshme.

Submitted by Albi (not verified) on

+1

Nje president qe del nga nje pazar nuk mund te kete kurresesi autoritet te forte. Prandaj duhet ndryshuar sistemi politik, sepse ai te jep garanci qe kushdo te jete ne poste si presidenti do kete autoritetin e tij.

Submitted by Niko (not verified) on

Z.Kadare je shkrimtar i madh por keta studente qe te kerkuan te beheshe president e bene se menduan qe je njeri me personalitet qe mund te quhej me te vertete presidenti i shqiptareve e jo i partive. Vendi kishte nevoje sot e ti nuk u pergjigje.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Z. Mustafa Nano! Po ia ule vleren gazetes ResPublica me Kadaren, te cilit i ka ikur me vakt koha.

Submitted by Albi (not verified) on

turkoshak dhe ky?

Submitted by Agim (not verified) on

Juve ju ka ikur koha z.Kapinova!

Submitted by Agim (not verified) on

Më vjen keq ta them atë që mendoj. Jam i zhgënjyer nga përgjigja e z. Kadare. Ai di të bëjë lojë fjalësh kur është puna për të kryer detyrën nda kombit.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Keta studentet e Shkodres ose jane naive ose jane porositur. Kadare nuk merret thuajse fare  me situaten ne Shqiperi, intervistat dhe prononcimet e ketyre viteve te fundit i ka dhene kryesisht ne mediat kosovare. Natyrisht qe heshtja e Kadarese nuk ndihmon ne  ''përparimin, normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë'' por kjo eshte zgjedhja e tij.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kadare vuen dhe do te vuejne deri ne fund nga smundja e megallomanise si mesuesi i tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.