Ambasadori amerikan flet për Opinionin e Klanit

Kemi zgjedhur vetëm disa fragmente që përbëjnë thelbin e asaj që ai tha; ose më mirë të themi, disa fragemente që duket se përbëjnë interes për opinionin publik shqiptar.
-Dhe ka interesa biznesi, liderë politikë, të cilët janë përgjegjës për këtë [anti-amerikanizmin}. Dhe kjo është e ndryshme nga një opinionist që sheh një koment që kam bërë unë dhe thotë do ta kritikoj këtë, ose nuk jam dakord me këtë. E përsëris, kjo është e natyrshme. Po flas për diçka të natyrshme krahasuar me diçka të panatyrshme. E natyrshme është: nuk jam dakord me atë që ka thënë Arvizu dhe do ta kritikoj. Ose, përsëri, mendoj se qëndrimi i tij është i gabuar, jam dakord. Por, unë po flas për diçka që është më e organizuar dhe e drejtuar.
-Kam informacion për këtë [që anti-amerikanizmi është i organizuar dhe i drejtuar}. Dhe kur dikush thotë ja ku i ke 100 euro, dhe kjo është ajo që duhet të thuash. Për mua, ky është aktivitet i drejtuar po ta krahasosh me dikë që thotë: unë nuk jam dakord me atë që ai tha.
- Nuk ka absolutisht asnjë dyshim në mendjen time [që anti-amerikanizmi është i drejtuar dhe i komanduar]. Por, paralelisht, nuk dëshiroj ta nxjerr jashtë përpjesëtimit.
- Kur dikush është këtu si ambasador, ai përfaqëson Shtetet e Bashkuara. Unë mund të kem pikëpamjet e mia vetjake. Pararendësit e mi, pa dyshim, kanë pasur pikëpamjet e tyre gjithashtu, por kur ato shprehen në publik, mendoj thuajse gjithmonë privatisht, gjithashtu, ato janë pikëpamjet e ambasadorit amerikan.
- Ajo që mirëprita [lidhur me Paktin e ofruar nga opozita} është fakti që kishte shumë propozime specifike apo pika. Disa ishin shumë të thjeshta dhe elementare, disa të mëdha. Por, ato ishin propozime specifike dhe krahasuar me gjëra të tjera që kam parë nga PS, këto ishin më specifike, më konkrete sesa gjërat e tjera në të shkuarën. Ndaj, mendoj se është një zhvillim pozitiv.
- Ata [PD e PS] pa dyshim mund të flasin për këtë [për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ardhshëm], në të vërtetë mendoj se ata duhet të flasin rreth kësaj, por mund të vijë te kampi qeverisës që të jetë shumë i mençur në propozimet e tij drejtuar opozitës. Ndaj, mendoj se personi që përzgjidhet është i rëndësishëm, por shumë më tepër se vetë individi është procesi.
Re.Pu.
Comments
kryetari i celules me duket
<p>kryetari i celules me duket se eshte Arvizu ose do me se sben nje celule</p>
he se harrova te them per
<p>he se harrova te them per celulat te falasi me 1 e qeverise se edhe ai pa ca me pistoleta çader andej nga janari</p>
Mr.Arvizu it is clear that
<p>Mr.Arvizu it is clear that you are very biased. You are a staunch supporter of Berisha the albanian Gheddafi.</p>
Kjo interviste dhe vendi/tv
Kjo interviste dhe vendi/tv qe ka zgjedhur ambassadore Jane per mua te turpshme. Ajo qe ai thote per grupet antiamerikane dhe eshte ofenduese dhe dashakeqe (ne mos e ka per akrobacirat e rrezikshme qe Bisha Ben me Ruset apo kinezet apo grupet islamike qe gjejne gjithmone dhe per cudi hapesire kur Bisha e vicidolit eshte ne pushtet) per shqiptaret thjeshte qe ne menyre te sinqerte dhe disi naive vazhdojne ta idealizojne Ameriken dhe politiken e saj ndaj Shqiperisedhe kur ago shkon kunder interesave te popullit shqiptar dhe demokracise ne vend. Eshte vec shprehje e komplekseve tona si njerez dhe komb qe ende vazhdojme te besojme qe edhe drejtesine, mireqenien dhe normalitetin demokratik do te na e bejne dhurate te tjeret. shteti amerikan ka bere mjaft per ne qe te ekzistojme, tashme duhet te mesojme te ecim me kembet tona edhe duke I thene ambasadorit/reve qe te mbajne vendin dhe nese nuk Jane ne gjendje te ndihmojne krizen shumeplaneshe qe ka krijuar Maloku I vicidolit te pakten te mos na flasin me "double standards" dhe te na e quajne diktatorin "burre shteti". Une p.sh. skam asnje lloj respekti per kete zyrtar mediocre te nje vend mik qe Mesa duket nuk ka staturen e duhur per te bere diplomacy. Dhe kjo nuk me Ben mua aspak antiamerikan sic me Ben plotesisht shqiptar dhe krenar per kete.
Add new comment