Fati politik i Presidentit Topi dhe 6 opsione
Fati i Presidentit të Republikës Bamir Topi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike dhe tani në armiqësi me kreun e saj, Sali Berishën, ka qenë një prej më të diskutuarve dhe do të bëhet edhe më shumë i tillë me afrimin e datës së zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit. Ç’lëvizje do të bëjë Topi? pyetet gjithandej në qarqe politike e mediatike, por edhe në shoqëri. Përgjigja është dhënë mbrëmë me një frazë të vetme të cilën Presidenti e ka etiketuar si të preferuarën e tij: Kurrë mos thuaj kurrë! Ja atëherë një listim i alternativave që shtrihen para Topit, por edhe që janë diskutuar më media:
1-Topi merr mbështetjen e PD për një mandat të dytë.
2-Topi merr mbështetjen e PS për një mandat të dytë.
3-Topi lë presidencën formon parti të re duke tërhequr nga PD-ja mbështetësit e tij, të pakënaqurit e larguar dhe ata që janë ende në PD.
4-Topi merr drejtimin e LZHK-së duke formuar një pol të ri të së djathtës me Ngjelën, Ndokën, Shehin, Ngjelën, Mustafajn, Oketën, Meksin e të tjerë për të patur kështu njëfarë LSI-ie djathtas.
5-Topi merr kryesimin e Aleancës Kuq e Zi duke e shndërruar dhe regjistruar atë si parti politike.
6-Topi kthehet në PD si pjesë e një pakti paraelektoral me Berishën pjesë e të cilit janë oferta ministrore për të dhe disa prej mbështetësve të tij.
Kurrë mos thuaj kurrë! tha mbrëmë në Top Story Presidenti aktual i Republikës, Bamir Topi.
H.B.
Comments
Sa shume pritshmeri, prej

Sa shume pritshmeri, prej njeriut ndoshta me te deshtuar ne postin e Presidentit te Republikes!Sa keq!

Ndersa nuk arriti te ndertoje thuajse asgje si President, presim prej tij, se shqiptar eshte edhe ky ne fund te fundit, SHKATERRIM!

Shkaterrimin, opse me sakte copezimin, e formacionit politik fale te cilit dhe blerjes se votave te pista nga e majta, e per asnje merite personale

Topi u be Presidenti, qe me shume se me fjalen foli jo me heshtjen, apo per te qene me te sakte, me mosfoljen institucionale, biles edhe per aferat me

te pista korruptive te ketyre 20 vjeteve! Rralle kush ka pasur fat te perballet me sfida e kriza kaq te renda ne jeten e tij institucionale, por sigurisht

Topi do mbahet mend si egzemplari i shtetarit pa goje, pa mendim, pa kurajo per te folur sic duhet ne te mire te vendit dhe kombit te cilit eshte betur ti sherbeje!

Se fundi foli ndonje fjale edhe kunder Berishes, por me shume se fjale kunder, jane fjale shantazhi, kercenimi per shkeputje votash, me deshiren

e lashte shqiptare , per te fjetur me mullixhiun thjesht per hakmarrje!

Topi, ben mire te dale ne pension, ashtu si paraardhesit e tij, te "majte" Mejdani e Mojsiu, sesa te zvarritet si mentori tij politik Berisha. Nuk ka

çte jape me ne politiken e ketij vendi. Ate qe s'mundi ta bente ne postin e Presidentit, nuk mund ta beje ne asnje detyre tjeter, thjesht nuk ka staturen

dhe formimin per te ndikuar per mire ne jeten poltike shqiptare.

Me mire te meret me "pellumbat" e tij te paqes, sepse ne kete menyre kontribuon me shume per paqen, sesa edhe me variantin me optimist nga

gjashte te mesipermit...

Udhe te mbare, ne heshtjen e gjate qe te pret, President i heshtjes institucionale...

Opsioni 4: Topi merr drejtmin

Opsioni 4: Topi merr drejtmin e Lzhk se bashku me Ngjelen(qe kryeson nje parti tjeter),Ndoken(po ashtu),Shehin etj.Kryetari aktual i Lzhk renditet i treti ne listen e drejtuesve te ardhshem te partise se tij.Ne qofte nje lapsus,shume i trashe gjithsesi edhe do te falej,por ngjan shume me teper si nje lapsus i qellimshem,nje 'hakmarrje' e porositur karshi politikanit aktiv me me integritet(e pranuar shpesh here nen ze edhe nga kundershtaret e tij)ne Shqiperi,z.Shehi qe vazhdon te refuzoje perlyerjen me te qelburit e te dy kraheve.

Opsioni i peste qofte per faktin qe konsiderohet te zgjon me vrull neverine per presidentin Shqiptare me te peshtire qe ka pasur ndonjeher vendi jone.(Miku i vetshpallur i Fazllicit nuk klasifikohet ne listen e presidenteve Shqiptare)Presidenti topi gjate intervistes se djeshme me kurajon e nje te pacipi u shpreh se presidenti nuk ka thjesht rol ceremonial,por eshte garante i kushtetutes dhe pushteteve.(VERTET!!!)Zoteria ne fjale qe paska gjase sipas artikullshkruesit tu beka patriot ne vitet e ardhshme po ne ate studio do vite me pare lavderoi marrveshjen antikombetare te ujrave detare.Garantuesi i kushtetutes(te qash apo te qeshesh) nuk tha asnje fjale pasi gjykate kushtetuese rrezoi si antikushtetues tradhetine kombetare qe ai e kish vlersuar publikisht.Disa jave me pare mazhoranca shkeli kushtetuten e Shqiperise ne sallen e kuvendit duke votuar ne menyre te paligjshme nje ligj(!!!!!) te dyshuar si antikombetare te pakten nga disa qindra mijra firmetare Shqiptare.Permasat e skandalit jane te paprecedenta ne vendet demokratike apo edhe diktatoriale,ndersa po ate dite parlamentaret ne salle refuzuan te shqyrtonin amendamentet e kerkuara nga mese 50 mije qytetare Shqiptare sic e kerkon edhe kushtetuta dhe me pas ne minorance kontrabanduan live ligjin.Megjithese shkelja e kushtetutes u konsumua ne kohe reale para kamerave,garanti i kushtetutes nuk tha asnje fjale(Epiteti vemje do ta nderonte garantin e kushtetutes,apo jo?).As pasi u faktua zyrtarisht nje shkelje e konsumuar live(ironi therese),garanti i kusshtetutes serish nuk guxoi te thote nje fjale te vetme!!!!!Peshtiresia juaj e neveritshme te ben te vjellesh z.topi!Ju jeni demokrati i sinqert i cili pasi zgjidhi ceshtjen e pronave te tij dekoroi prokuroret qe kishin dhene edhe denime me vdekje gjate diktatures.Ju jeni demokrati i moderuar dhe i ndershem qe blete votat per tu zgjedhur president duke tjetersuar shume me teper direkt sesa indirekt vullnetin e qytetareve.Ju blete votat e deputeteve,por edhe vodhet votat e qytetareve,sherbetor i denje i padronit tuaj,demokrat i vertet!

President me I kote dhe i
President me I kote dhe i pavlefshem se Topja vetem Berisha mund te sajonte. As qe mund te presesh gje prej nje dallkauku pa BOLE dhe pa kulture e inteligjence mesa tare me te cilin Berisha mund te talle menderen sa here ti teket.
Lindja e politikanit Topi ?

Lindja e politikanit Topi ? Topi ka kater vjet qe eshte ne piedestalin me te larte te politikes. Sigurisht qe e kishte te veshtire te bente politiken e Rames apo te Berishes, por mund te bente politiken e re, politiken pro interesave kombetare, politiken e fjales dhe mendimit te drejte . Topi ka kater vjet qe eshte tulatur pas fjalimeve te vakta pa force, as kendej as andej… festime e falenderime per festen e hashures e te tjer si keto. Tani qe i vjen fundi mandatit eshte e qarte qe mund te ndjehet i rrezikuar dhe kjo mund ti jape energji te shtuara per te luftuar. Por kjo lufte tashma eshte e tija personale.
Sa per rimarrjen e “hipotekes se potencialit tek e djathta” … te gjithe e dime qe Berisha e drejton dhe mban te djathten me FORCE. Ai nuk ka frike nga Topi. I ka gati qente besnike qe mund ta bejne copa, ose mund ti jape ndonje post qe ta vendose ne qoshe si zbukurim te PD.

Add new comment