Tomisllav Nikoliç nuk fshihet pas frazave: Në fillim vjen Kosova, pastaj BE-ja

Postuar në 30 Maj, 2012 08:50

Gjatë fushatës elektorale për postin e Presidentit,  Tomisllav Nikoliçit nuk i vinte mirë kur e vizatonin sianti-europian. Përveç kësaj, një nga gjërat e para që bëri me t’u marrë vesh se serbët e kishin zgjedhur President ishte të denonconte spekullimet dhe hipotezat, sipas të cilave ai ishte anti-europian. Por nuk kanë kaluar as dy javë nga dita që u zgjodh në krye të shtetit serb, dhe ai bën një deklaratë të fortë, që me siguri në Bruksel do t’ia marrin si anti-europiane. I pyetur lidhur me Kosovën, ai nuk është menduar gjatë. Madje, dha përshtypjen se po jepte një përgjigje të menduar e të peshuar mirë: “Nuk më vjen turp dhe nuk i shmangem përgjegjësisë që të bëj të ditur se unë nuk jam në listën e atyre të cilët do të pranonin të shkojmë në integrimet evropiane [me kushtin] që të heqim dorë nga Kosova”.

E.G.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Shume mire pra, mos prit per asnjeren se nuk ka per te ardhur.&nbsp;</p>

Submitted by aziz (not verified) on

<p>ashu te keqen keshtu vazhdo se po hyte ju par nesh ne BE mjere shqiptarizmi. ja sa te heqim qafe ket vellain tuaj nga vicidoli dhe do shkeputemi prap, ju keshtu vazhdoni</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.