Bamir Topi i hedh dorezën e boksit Berishës

Gjatë një interviste në “Top Story”, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, iu përgjigj kështu pyestjes së Sokol Ballës rreth një rikthimi të mundshëm në jetën aktive politike: “Vazhdoj të jem aktiv, i fortë dhe nuk është çudi që të kthehem në jetën politike. Sa më afër mbarimit të mandatit, kjo ‘nuk është çudi’ merr karakter afermativ. Sa kohë jam i fortë dhe aktiv ajo çudia kthehet në afermacion, pra në një ‘PO’. Në bazën të asaj që unë testoj, besoj se është një moshë kur njeriu, për t’i shërbyer vendit, është gjithmonë i gatshëm. Opsionet janë nga më të ndryshmet dhe nuk mendoj se jeni kaq egoist që të ezaurojmë të gjithë opsionet e mundshme. Besoj se ju mjafton kaq. Nëse ka një gjë që e them në mënyrë kategorike është se unë i takoj të djathtës. Nuk është thjesht për të qenë luajal me formimin tim. Për të mërzitur edhe disa që mendojnë se kanë identifikuar diçka tjetër, them se kjo është pjesë organike, gjenetike e të gjithë vlerave të mia.”
Përkthimi? Topi i thotë Berishës se në qoftë se ai e nxjerr nga godina e presidencës, duhet ta presë në betejën për votat e së djathtës në 2013-ën -- bash si Meta luftoi me Nanon për votat e së majtës në 2005-ën, pasi ky i fundit e nxorri nga godina e kryeministrisë. Fundi i asaj beteje dihet –- Nano i humbi zgjedhjet atëherë…
E.Z.
Comments
Shume te tjere perpara Topit,
<p>Shume te tjere perpara Topit, jo vetem qe i kane hedhur dorezen, por e kane "goditur" Berishen dhe me pas, ne gjunje, me duar mbrapa dhe koken perkulur, jane paraqitur ne kembet e Berishes. </p><p> </p>
Kur Genc Pollo i hodhi
<p>Kur Genc Pollo i hodhi dorezen e boksit Berishes ne 2001-shin, i hoqi atij rreth 6% te elektoratit....</p>
Do te thuash sic i
Do te thuash sic i paraqiteshin kundershtaret Escobarit?
Add new comment