Censusi në Maqedoni. MINA: shqiptarët në panik, nuk janë 25 %

Postuar në 29 Shtator, 2011 15:24

MINA, një agjenci maqedonase lajmesh në një raport të sajin merret me çështjen  e censusit. Ashtu si Shqipëria, pas dy ditësh Maqedonia ka censusin e saj dhe ashtu si Shqipërisë edhe Maqedonisë i duhet të përballet me kontroversialitetin e regjistrimit të popullsisë. Sipas MINA-s qeveria shqiptare ka vendosur të mos i numërojë minoritetet e saj (!!!) ndërsa shqiptarët e Maqedonisë kanë shtypur butonin e panikut në lidhje me censusin duke kërkuar që të numërohen të gjithë shqiptarët: të gjallë, të vdekur, ata që s’janë nënshtetas dhe ata që nuk jetojnë në Maqedoni. Agjencia i referohet një kërkese të liderit të PDSH-së Menduh Thaci, sipas të cilit duhen numëruar edhe ata shqiptarë të Maqedonisë që jetojnë në vende të tjera si Kosovë, Zvicër, Amerikë e Veriut. Sipas MINA-s e gjitha kjo vjen nga një alarm që ka zgjuar censusi te pakica shqiptare në Maqedoni. “Shqiptarët e Maqedonisë janë në panik që prej një viti kur filluan përgatitjet për censusin. Ata e dinë se 25 përqindëshi i fryrë prej tyre është shumë larg prej numrit aktual dhe prandaj kërkojnë që të numërohen njerëz që nuk jetojnë fare në Maqedoni. MINA i kërkon Shkupit zyrtar që të numërojë si qytetarë të Maqedonisë të gjithë ata maqedonas që jetojnë në Australi (250 mijë), në Kanada (300 mijë), në Amerikë (200 mijë), në Europë (200 mijë).

H.B.

Comments

Submitted by Taulanti (not verified) on

<p>Nje lajm shum qesharak. Rezistenca e shqiptareve behet &nbsp;per te mbrojtur ate qe jemi, dhe asgje me tepert. Kjo eshte loje e pales tjeter per te pasur udhe te lire ne manipulimin e pales tjeter. Besoj se do ishte shum e cuditshme per qytetaret e Shqiperise kur do shihnin se nga nje vend me popullsi qe se kalon numrin 2 milion, ne listat zgjedhore ka pjesmarrje 1.900.000. Faktet flasin</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.