Fidel Castro: Obama është budallá

Postuar në 29 Shtator, 2011 11:41

Fillimisht ishte Presidenti Obama që tha se “jemi të hapur ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Kubës, por kubanezët duhet të japin prova se duan të ndryshojnë”. Nuk është ndonjë gjë e re dhe e padëgjuar. Këtë gjë duhet ta kenë thënë shumë amerikanë të tjerë përpara Obama-s. Por Fidel Kastro, udhëheqësi emeritus i Kubës, është revoltuar sikur ta kish dëgjuar për herë të parë. Dhe është ulur të shkruajë një artikull në gazetat e kontrolluara nga partia.

“Sa i lezetshëm ky President! Sa inteligjent që është, mor aman!”, shkruan Castro në një stil të shpenguar, dhe me synimin për t’i futur një të pickuar numrit një të shtetit më të fuqishëm të botës, me të cilin vëndi i tij ka një marrëdhënie të munguar e të vështirë 50 vjeçare. “Ne do të ndryshojmë, por puna është se kemi agjendën tonë të ndryshimit. Dhe me sa duket, është Perandoria që do të bjerë në fillim”, thotë ai pak më poshtë, e kuptohet që me perandori kupton SHBA-të.

Castro e quan diku në shkrim Presidentin Obama një “budallá”. I ka pasur zakon këto grricje e teprime. I ka pasur dhe një mënyrë për të qenë protagonist në skenën botërore. Disa ditë më parë, në përpjekje për të komentuar e karakterizuar fjalën që Obama mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai nuk gjeti fjalë tjetër, veç: broçkulla.

Është Castro i përhershëm.

E.G.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Fideli ka te drejte deri diku ,ose me sakte Obama nuk eshte budalla por deshtak po !! Deshtak pasi s'po realizon asgje nga premtimet e medhaja dhe epokale qe ka bere para se te  zgjidhej president ! Sigurisht qe nje nga "sukseset e deshtimit" te tij eshte fakti qe nuk ka numrat ne senat per te realizuar reformat e premtuara si psh ajo e shendetesise qe ashtu sic u miratua eshte thjesht nje reforme gjysmake,por prape shume varet edhe prej nje fare paaftesie e mos mbajtje premtimesh tipike te nje politikani medioker !

Mjafton te permendim fjalim aspak te hijshem qe Obama mbajti tek Onu pak dite me pare ku doli ne kundershtim total me ate qe kish thene nje vit me pare persa i perket ceshtjes se njohjes se shtetit Palestinez ! Nje vit me pare foli me tona goxha te ashpra (e shume te drtejta) rreth kesaj ceshtjeje duke i bere thirrje Izraelit te njihte Palestinen me kufinjte e 67-es,kurse me fjalimin e fundit thote qe Palestina duhet ta gjeje gjuhen vete me Izraelin,pra e dashur palestine puthu me diellin e harroje njohjen tone e pavaresine po ashtu !! Nje turp i vertete ! Dhe me Kuben duhet sigurisht te beje me shume,kubanet nga ana  e tyre nje gjys hapi e kane bere e sigurisht qe pas vdekjes se Fidelit do bejne te tjere akoma,por dhe Obama duhet te filloj te ndryshoje dicka,duke filluar nga heqja totale apo e pjesshme e embargos qe tashme duket nje xhest vertet anakronik,arrogant dhe i pakuptimt !

Submitted by backa (not verified) on

Obama s'eshte budalle,po nuk del dot jashte kornizes,si çdo president amerikan i 30 vjeteve te fundit.Po edhe Fidel Kastro s'eshte budalle,se ka mjaft eksperience.E bukur kjo,qe pret perandorine te bjere me pare.

Submitted by hapi (not verified) on

Kshu ka thënë dhe Chomsky pasi u zgjodh Obama, janë të gjithë të një formati.

Gjithsesi edhe Fideli e ka pranuar se do të ndryshojë dikur. Sa për perandorinë, do ta shohim në zgjedhjet e ardhshme, po i fitoi ai Perry, shkoi për lesh perandoria.

Submitted by emigranti (not verified) on

Pershendetje zoti E.G

Nuk dua te dukem si ai personazhi qe shume bukur z. Vehbiu e pershkroi ne artikujt e tij prandaj po zgjedh rrugen e keshilles n.q.s ma lejon.

E kuptoj shume mire qe cdokush perdor lajmet e marra nga agjencite nderkombetare te lajmeve per ti sjelle ne kete faqe, dhe per kete ju jam mirenjohes, por kur i perktheni ato te shkreta lajme mundohuni ti perktheni ne shqip ose me sakte ti shqiperoni.

Artikulli titullohet " Fidel Castro: Obama edhete budalla" me sadi une emrat e pervecem te huaj ne shqip shkruhen ashtu si shqiptohen duke vene emrin origjinal ne kllapa, por megjithate edhe pse eshte e modes tani qe emri te vihet ne origjinal,nuk kuptoj pse ne paragrafin e pare mbiemri i Fidelit shkruhet Kastro, per te vazhduar ne dy pragarafet e tjere te rishkruhet Castro. O shkruaji nga fillimi ne fund Castro o Kastro se njerzia ngaterrohen.

Te keshilloja per shqiperimet apo perkthimet sepse ne shqip nuk egziston as "udheheqsi emeritus" e as "agjenda", mund shume thjesht te shkruaje "president nderi i Kubes" apo "planet tona te veprimit" ose "planet tona politike".

Me kupto drejt z.E.G nuk eshte problemi se gabove 1 a 2 a 3 fjale ne nje artikull, nuk behet qameti, jemi njerez bejme dhe gabime, "kush punon,gabon" thote populli, ti vura ne dukje thjesht qe heren tjeter te mos gabosh me.

Me respekt

emigranti

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

... per te vazhduar me tej.

"budallá"

Perse duhet vene theksi tek a-ja ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.