Diskutimi presidencial merr një ‘u turn’

Postuar në 29 Maj, 2012 04:47

Lajmet po vjetërohen me shpejtësinë e dritës. Lajmet e djeshme duket sikur u përkasin muajve të shkuar. Në harkun e një kohe të shkurtër, po verifikohen kthesa të forta nga 0-180 gradë të aktorëve të politikës. ‘U turn’-i më spektakolar është ai i Berishës, të cilin po e shohim në një version të ri, paqësor, konstruktiv. Sot në mëngjes, pas takimit që ka bërë me Vangjel Dulen, ka thënë para gazetarëve: “Ne jemi në kërkim të konsensusit; të them që deri nesër do arrihet konsensusi është e vështirë ta parashikoj, por [edhe] mundet; nëse në kërkim të konsensusit me opozitën do të shtyhet votimi, kjo nuk përbën ndonjë problem; unë dua ta ftoj opozitën, [që të zgjedhim së bashku] një personalitet që do të mund t’i qëndrojë besnik kushtetutës edhe për detyrimin që ka nga votëbesimi që i bëhet nga i tërë spektri politik; çështja e presidentit është cështje e politikës, [por] nuk përjashtohen [kandidatë] edhe [nga] dy fusha të tjera, drejtësia dhe diplomacia”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by koz (not verified) on

Turp.. Ndyresira qe nuk bejne dot asgje pa marre viston e Arvizut. Ai vend ka marre fund me kohe dhe keto takime jane treguesi me i mire sesa te paafte, injorant dhe pa dinjitet jane keta ndyresira qe gjoja kane marre persiper te zgjidhin hallet e shqiptareve. Opozita duhet ti qendroje asaj qe ka deklaruar se nuk do te behet pjese e lojes/drames se turpshme qe po sajon ky primitivi. Nese Bisha me Meten vendosin te zgjedhin maskarain e rradhes (ose Nanon) opozita duhet perfundimisht te heqe dore nga cdo iluzion se mund te kete marreveshje apo zgjedhje normale me kete qen bir qeni. Protestat ne rruge dhe venia para pergjegjesive te gjitha ata qe e kane katandisur kete vend ne vrimen e zeze te europes dhe kane vjedhur e dhunuar/vrare shqiptaret jane e vetmja rruge qe ka mbetur. Meta mban pergjegjesine me te madhe (pas Bishes)  nese i jep edhe nje shanc/mundesi tjeter Vicidolasit per te vazhduar rrugen pa krye qe ka nisur 20 vjete me pare. Kete Rama duhet ta bej te qarte ne fjalen e tij ne oren 13. Ne te kundert te jape doreheqjen dhe te mos u dale me shqiptareve para syve pasi i ka drobitur shpresat e miliona shqiptareve qe kerkojne per 20 vjet vec nje vend normal ...

Submitted by Bledi (not verified) on

Ti KOZ shfaqesh si nje RACIST DOC, me keto qe thua. RaciSt, paragjykues, dhe madje harbut ne fjalor. ...Dhe qe pretendon se je shprehje e qytetarise. Kulmi!!

Submitted by sara (not verified) on

Per mua kandidati me i mire per president i Shqiperise, qe gezon cilesi te pakontestueshme si politikan model eshte Edmond Haxhinasto. ka komunikim perfekt, i pakompromentueshem dhe i pakorruptueshem, nuk e njeh gjuhen e urrejtjes, diplomat i zoti, respekton ligjin, dhe  eshte person me integriteet. Lets go for Haxhinasto. Everybody will be happy.

Submitted by Individi (not verified) on

i pakorroptueshem ne LSI?!?!?!?!?!? HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH

Submitted by Bard (not verified) on

Ne qofte se eshte i pakorruptuar Haxhinasto( Sara ben shaka me duket), atehere ka per tu bere president, pasi te behet gjyshja ime. Po pse, si do e kontrollojne presidentin Berisha apo Edi, po nuk pati ndonje dosje spiunlleku, po s'pati ndonje hajni ne CV e vet, qe t'ia tundin para syve sa here te filloje te beje përr-përr kryehajduteve e kryespiuneve te ketij vendi? U a them une, hajdutet do e zgjedhin presidentin nga rradhet e tyre dhe kjo ka marre fund. Jam gati te ve bast me cilindo...

Submitted by koz (not verified) on

Pleaseeee... une do te sugjeroja se me mire se haxhinasto eshte 80% e shqiptareve (perfshire edhe ty Sara). Nese e ke pasur me humor atehere te kerkoj ndjese, por me Haxhinaston eshte njesoj si me gjet dike ne rruge dhe hajde o Burra. Kjo nuk ka te bej aspak me personin e tij pasi nuk e kam idene fare se cafre a perfaqeson por deri me sot duket si hija e shemtuar e Metes.

Nga ana tjeter jam dakort me nje opinion te nje gazetareje ne Shqiptarja qe thoshte shqiptaret si individ dhe politikanet tane skandaloz kerkojne tani te na shesin dike si figura me e qashter ne Bote. Nuk ben sens apo jo!!!!

Submitted by sara (not verified) on

seriozisht e kam padiskutim zoterinj, qe shani pa njohur gjithkend. kam qene e pranishme ne disa tryeza dhe e kam degjuar me sa diplomaci dhe mencuri komunikon dhe mbron interesat shqiptare. jo te gjithe ne LSi jane si kryetari i tyre. personalisht kam respekt dhe kam 10000 argumente se e kam njohur nga afer, ju nuk keni asnje argument kunder tij si individ. me listoni nje qe te bie dakord.... ne qarqet  nderkombetare ate e respektojne me shume se cdo figure tjeter shqiptare. flm

Submitted by Individi (not verified) on

Nje argument e ke tek fakti qe dihet boterisht se LSI eshte super e korruptuar qe nga kryetari deri tek anetaret me te thjeshte qe jane pothuajse te gjithe ne pune ne administrate. Edhe po nuk jane vete kane ndonje te aferm qe vjedh dhe per ta. Une nuk thashe se ky nuk eshte i kulturuar dhe i arsimuar por me bo kodoshin moralist neper tryeza eshte shume e lehte sot. jane bere te gjithe ustallare. Ca fjale permendesh i ka mesuar dhe Saimir Tahiri.

Submitted by f.d. (not verified) on

Ika se do dale Rama ne televizor...Konsensusi...Presidenti konsensual...Dhe pse gruaja sot ne mengjez kur i kerkova dicka per te ngrene mu gerhush ' ha presidentin'.

Submitted by Bard (not verified) on

Po te me pyesin mua, president behet Xhelal Mziu. Edhe ai, si Haxhinasto e Meta, eshte i pakorruptuar, biles ai ka edhe dashnore..

Submitted by Individi (not verified) on

Edhe pse mund tju duket shume e cuditshme Iliri ka dashnore. biles biles ka dhe Muc Nano nje

Submitted by Bard (not verified) on

Individ, behu serioz tani, ne s'po gjejme president, ti flet per dashnoren e ketij atij. Xhelal Mziu President, Xhelal Mziu President! Urrraaaaa!

Submitted by pashta (not verified) on

Ca eshte ky artikull? Me tre rrjeshta? Gjysem anglisht gjysem shqip...U-turn?

Re.Pu e paska shkruar dhe lexon gjysmat e komenteve injorante te nje nga websitet e vetme ne Shqiperi qe paraqesin realitetin.

Aspak profesionale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.