E pabesueshme: Berisha kërkon një President-simbol të bashkimit kombëtar!!!

Po e fillojmë me një pyetje (duke shpresuar t’mos keni lexuar titullin). Të kujt janë këto fjalë të marra nga e përditshmja Mapo, që vijojnë më poshtë: “[Është] shumë e rëndësishme për vendin që të përzgjidhet në postin më të lartë të shtetit një person me kredenciale të larta brenda dhe jashtë vendit, që di të ngrihet mbi palët, që ka integritetin politik për t’iu përmbajtur frymës së kushtetutës si simbol i unitetit të kombit, e që [ka forcën për të] shkëputur të gjitha lidhjet me partinë, [nga e cila do të dalë]?”
Kush të jetë vallë ky, që flet me këtë gjuhë? Baron de Montesquieu? Thomas Jefferson? Stefan Fule? Ettore Sequi? Alexander Arvizu? Edi Rama? Ilir Meta? Apo Alfred Moisiu? Asnjëri prej këtyre. Është – bëhuni gati të dëgjoni të pabesueshmen! – Sali Berisha, dora vetë. I ka thënë sot, në grupin parlamentar. Sikur të kish dalë dikush para ca ditësh, e të thosh se “do vijë një moment që Berisha të flasë për Presidentin si simbol i unitetit të kombit”, deputetët e PD-së do ta kishin rrahur paq. Ndërsa Berishës vetë nuk i thanë gjë. Thjesht e dëgjuan, mú sikur të kish përsëritur idenë se “president do të jetë një nga anëtarët e kryesisë së PD-së”.
M.N.
Comments
' Dridhe Like, dridhe, me

' Dridhe Like, dridhe, me lesh...politike '

SI NUK E KUPTONI QE BERISHA E

SI NUK E KUPTONI QE BERISHA E KA GELLTITUR ME SE FUNDI OPSIONIN E EMERIMIT TIM SI KRYEPROKUROR? A NUK E THA BABA LIKJA QE UNE JAM PROKURORI I PERHERSHEM DHE KRYEPROKURORI NE PRITJE?

Sepse degjojme te tilla

Sepse degjojme te tilla pallavra, por te thena nga njeriu me i pa deshiruar per thenie te tilla, jemi aty ku nuk e dime se ku. Me thene te drejten vetem nje menyre te te degjuarit ka per kete njeri (nga shumica e ndergjegjshme dhe e mire) ..................... Ndersa per nje pjese, qe ende e shohin drejt ne sy, ai eshte si i zoti i qenit qe hedh copa mishi, buke apo lloj-lloj mbeturinash dhe metët, islamët (Kastriot), idrizët, etj., ham, i presin. Ja pse ai e nderron fjalen si kameleoni lekuren. Dhe disa te mjere e besojne. Mjere ata se do t'i humbin keqas ato qe kane fituar nga ai.

Sikur eshte trembur ca? E

Sikur eshte trembur ca?

E ndjen qe po i vjen verdalle.

Genjen.Ka problemin e

Genjen.Ka problemin e opozites ne Parlament per te plotesuar 84 deputete prezent ne salle.Mos i besoni.Ka problemin se pa 84 deputete prezent ne parlament sepse pa 84 deputete prezent ne salle,nuk mund te hapet seanca per zgjedhjen e presidentit.Ka hall sa te futet opozita qofte dhe ne seancen e pare ne Parlament dhe ai e quan si te zgjedhur Presidentin.Edhe sikur ne seancat e tjera mos te shkoje opozita,ai e zgjedh ashtu si do.Me te realizuar seanca e pare,ai e quan te vlefshem procesin e zgjedhjes se Presidentit me 71 vota.Eshte mashtrim idhnak.

Ne jemi populli me funderine

Ne jemi populli me funderine i Ballkanit. Zgjedhim presidentin per ca dite dhe askush nuk di te thote se kush jane kanditatet zyrtare apo te behet nje debat publik per figurat e ofruara. Kush eshte ky eksponenti i larte i leshit i partise Berishjane etj. Me vjen te perzjere kur shikoj ku e katandisem kete vend.

Qe kur Berisha ben ate qe

Qe kur Berisha ben ate qe thote.

Add new comment