Të sëmurët me tuberkuloz dy javë pa ilaçe, çështje procedurash

Postuar në 25 Korrik, 2016 10:10

Prej gati dy javësh e pacientët e sëmurë me tuberkuloz në spitalin e Universitare "Shefqet Ndroqi" vuajnë mungesën e medikamenteve. Sipas mjekëve, mungesa e ilaçeve nuk ka të bëjë me mungesën e fondeve, por janë firmat ato të cilat nuk kanë interes, për shkak të fitimit të vogël, që të sjellin këto lloj ilaçesh, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë zyrtarisht këtë përgjigje "Gazeta Shqiptare".

“Ministria e Shëndetësisë është vënë në dijeni. Janë procedurat e prokurimit që kanë sjellë vonesa. Nuk bëhet fjalë për mungesë fondi. Zgjidhja e problemit do bëhet për punë ditësh”. Medikamentet jo vetëm që mungojnë në spitalin e Sanatoriumit, por edhe në të gjitha dispanseritë. Në tregun farmaceutik shqiptar, përfshi edhe të gjitha spitalet publike dhe dispanseritë, mungojnë ilaçet që kurojnë sëmundjen e tuberkulozit, të cilat janë Ethambutol, Rifampicin, Isoniazid dhe Pryazinamide. “Nuk është mungesë vetëm në spitalin tonë. Këto ilaçe nuk gjenden fare në Shqipëri. Firmat farmaceutike nuk janë të interesuara që t’i sjellin. Ne u lidhëm direkt me një firmë jashtë për të marrë katër ilaçet antituberkulare, kemi rënë dakord. Por ata të firmës na kërkuan një pjesë të pagesës para se të nisin ilaçet. Problemi qëndron se ka disa rregulla prokurimi; këtu është procedurë që nuk bëhet pagesa pa kaluar medikamentet. Kemi nisur shkresë në Ministri të Financave, për ta bërë me marrëveshje që do kalojnë paratë pa ardhur medikamentet, por do të bllokohen deri në momentin që neve do na vijë ngarkesa me ilaçet”- thotë drejtori i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Comments

Submitted by PATOLOGU (not verified) on

Ne titull, keni shkruajtur TURBEKULOZ, dhe duhet shkruajtur TUBERKULOZ.
Gazetari, te respektoje gjuhen zytare shqipe, dhe jo gjuhen qe i ka mesuar mamaja ne shtepi.
Ceshtje formimi.

Submitted by redaksia on

E ndryshuam falemnderit! Po ne tekst ishte ne rregull, keshtu qe behet fjale per nje lapsus. Ndoshta mund te behet verejtja me nje ton tjeter, pertej patologjise se vapes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.