Aleanca në krizë, Plani A i LSI-së plotësisht në përputhje me planet e PD
Nuk ka më asnjë dilemë, LSI dhe PD janë me një plan thuajse të përbashkët për formën në drejtësi. Pas disa ditësh heshtje LSI vendosi të sqarojë pozicionin e saj pas propozimit amerikan për reformën në drejtësi. Nënkryetari Petrit Vasili e bëri të qartë se "Lëvizja Socialiste për Integrim ka vetëm një plan, që nga fillimi i Reformës, Planin A, me konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias". Vasili u deklarua kundër një drafti ekspertësh duke sjellë si shembull përvojën me kompaninë britanike Crown Agents. "Askush nuk duhet ta trajtojë këtë reformë si alibi elektorale për zgjedhjet e radhës, pasi reforma duhet t'i shërbejë vendit për 30 vitet e ardhshme. Ne kemi respekt për punën e ekspertëve, por nuk jemi republikë ekspertësh. Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ishim ne që votuam për "Croën Agents" si kompani ekperte për të na rritur të ardhurat nga doganat, por rezultati ishte i hidhur. Ndaj në emër të ekspertëve nuk mund të bëjmë eksperimente me Kushtetutën"-theksoi nënkryetari i LSI-së. Praktikisht koalicioni i majtë duket në krizë dhe kjo shpjegon edhe nervozizmin e Partisë Socialiste, e cila është rrjeshtuar pas ndërkombëtarëve, e ndërgjegjshme se nuk ka votat për ta kaluar reformën në parlament duke sjellë si argument investimin e ndërkombëtarëve në këtë proces.
Comments
Bythe e breke.
Bythe e breke.
Kjo eshte diciturA me e goditur per kete shkrim dhe kete fotografi.
Problemi qendron se ;
- Kush eshte bythe dhe kush eshte breke, nga keta te dy ?
Tung.
O B&B inteligjent
A e di ti or zoteri qe kush eshte By dhe kush eshte Br nga keta nuk ka rendesi fare dhe nuk ndryshon asnje gje. E para se By e Br po i quan ti qe vete nuk dihet se cfare je, psh mund te jesh edhe M_T dhe ke nevoje edhe per njerin edhe per tjetrin. E dyta eshte se ajo qe ka rendesi ti nuk e thua, por po ta them une, e rendesishme eshte te behet reforma "me konsensus" dhe neqoftese keta qe ti i quan By e Br punojne ne ate drejtim c'te keqe ka? Apo po i dridhen leqet Edvin Kristaq Rames dhe ka leshuar zagarucet andej ketej.
Add new comment