Berisha prishet me Metën e po i jargavitet Ramës?
Postuar në 25 Maj, 2012 11:18
Duket se Berisha ka hequr dorë nga ideja për të zgjehdur një president nga radhët e PD-së. Këtë kartë ia ka djegur Ilir Meta. Ka kohë që ky i fundit e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, por ne të tjerëve na u desh dita e sotme, më saktë takimi i sotëm i orës 13.00, që të bindeshim se Meta nuk lëviz nga pozicioni i tij. Berisha ka dalë nga takimi pikërisht me këtë ide: Metën nuk duhet ta llogarisë si aleat presidencial.
Në këto rrethana ka ndryshuar qëndrim me 180 gradë si pa të keq. Madje, po kërkon ta shesë veten si qejfli negociatash e konsensusi, e si partizan i zgjedhjes së Presidentit qysh në raundin e parë. “Jemi të gatshëm ta zgjedhim [këtë punë] qysh në raundin e parë”, tha ai. Është vërteta ai? Po, po, ai është.
Dhe tani po i dërgon sinjale mirëkuptimi Edi Ramës, si kurrë më parë: “Me zotin Rama, pa u takuar fare, kemi marrë vendime për reformat më të thella në historinë e vendit, [prandaj] ky nuk është show (me këtë i dha përgjigje Rmaës që kish thënë pak më parë se nuk kish ndërmend të bënte show me Berishën. M.N.). Kur ne kemi realizuar ndryshimet më të thella kushtetuese, ne nuk bëmë një takim që t’u deklaronim gazetarëve që ja cfarë mund të bëjmë ne; ne ua lamë fjalën veprave. Rruga është e shtruar; ju e shihni”.
Ku don të dalë ky bandill, që ka veshur papritur maskën e gentleman-it? Me siguri, është i tërbuar me Ilir Metën, dhe tani ndoshta kërkon të bëjë një zgjidhje “për inat të Metës”, dmth një zgjidhje vetëm me Edi Ramën, në mënyrë që ta çfaktorizojë Metën në muhabetin presidencial. Dhe me këtë arrin dy qëllime. Së pari i tregon Metës se ai vlen veç nëse bën lojën e Berishës; nëse s’bën lojën e Berishës, nuk ka asnjë vlerë, dhe për pasojë mbetet vrima e fundit e kavallit presidencial. Së dyti, kërkon të rindezë sherrin mes Ramës e Metës.
Kuptohet, të gjitha këto ndodhin në rastin kur Rama ledhatohet nga këto krefje që po i bën Berisha e bie dakord që nyja presidenciale të zgjidhet veç mes tij e Berishës. Por kjo s’ka gjasa që të ndodhë. Nuk ka asnjë gjasë pra që Rama “ta tradhëtojë” Metën në këtë moment që Meta vetë “po i bën shërbimin më të madh”. Berisha do të dalë i humbur, gjithsesi.
M. Nano
Comments
Submitted by Erjon Brace (not verified) on
O Much o koqe qe inati i madh per Salen te ben dhe 2 here me idiot sesa je normalisht.
Dmth Rama nuk ke qejf te te behet pjese e dialogut per presidentin, sipas teje qe te mos cfaktorizohet Meta? Atehere i bie qe Sala ka dhe te drejte moralisht, pervecse konform kushtetutes te zgjedhe presidentin qe i do bytha me 71 ose me shume vota ? Dhe do e shikosh o skraparlli koketrashe qe dhe votat e LSI, plotesisht ose pjeserisht do te sherbejne per kete qellim.
Mendoj qe koketrashet si puna jote, qe per me teper ju erresohet dhe me shume gjykimi nga urrejtja patologjike per Salen, jane arsyeja kryesore qe Sala eshte akoma ne pushtet dhe do rrije mesa duket gjate atje.
Submitted by George (not verified) on
Jo ore. Dhe une qe mendoja se Salen ne pushtet e mbajne ata si puna jote qe e kane fiksim.
Submitted by Anonim (not verified) on
Sme pelqen fakti qe rrini merreni me mamate e njeri tjetrit e devijoni nga debati. Nqs deshironi me lejoni mua te merrem me mamate tuaja e ju perqendrohuni tek debati.
Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on
Erion,
Perse nuk shkruan ne vende te tjera po vazhdimisht peshtyn me gelbaza dhe jarge ne nje forum qe nuk ke asnje pike te perbashket. Po te kishe pak mend do ishe larguar vete pasi moderatori qellimisht i le sterkalat e peshtymes tende te dalin mbi monitoret tane. Por duhet te vesh veten tende ne pozitat tona nese dikush tjeter do ti hidhte keto sterkala ne monitorin e forumit tend.
Realisht nuk meriton pergjigje por ne kete pike kur askush nuk po te ndal duhet te thuhet nje fjale.
Jepi vetes nje moment dhe mendo qe te lesh te qete ata qe nuk duan te degjojne nga ty.
Perseri ti je aq i mjere sa nuk kupton qe injorimin me te madh e merr nga moderatori; nga ne te tjeret percmim.
Pikpamjet e cilitdo rrespektohen ndersa fjalori i perdale perbuzet dhe denohet.
Submitted by Ilir (not verified) on
Thjesht fare te fusi Opoziten ne kurth ne raundin e pare me  84 vota te hapi kurumin e nevojshem dhe pastaj me blerje-presione te coje votimin tek 71 vota dhe te zgjedhe presidentin e vet.
Submitted by a.g. (not verified) on
Ne kete ulluk ku po futet procesi i zgjedhjes se presidentit, ma ndjen se do humbase Berisha. Edhe po u ul ne konsultime PS-PD ka gjasa qe PS te konsultohet dhe me LSI. E gjitha kjo behet qe te plotesohen kushtet per statusin , qe favorizon Meten per integrim, dhe pasi ta marrim statusin ne vjeshte, Meta t'i Berishes 'lamtumire', dhe elektoratit ' i plotesova objektivat e bashkimit me te djathtet'. Keshtuqe ne vjeshten e vone do te kemi mazhorance te re me koalicion te madh.
Megjithate, sot Berisha foli dhe per objektivat e vitit te pare te mandatit tjeter. Kete mesazh nuk e di kujt 'ja postoi'...
Submitted by ajsberg (not verified) on
Poker...Bllof i Berishes...Rama nuk i sheh dot syte e Berishes...Kruan veshin...Hyn brenda...Poker...Berisha zgjedh presidentin qe do...Opozita nuk do...Votimi i fshehte .
Submitted by Bisha (not verified) on
Mos e shani Mucin. Nuk eshte i trashe Muci jo. Muci eshte bir kurve i shkathet. E di mire Muci se kush jargavitet si palle dhe kush ha ngjalen dhe i lepihet deri ne neveri Metes. Shoku Rama eshte politikani me klluf qe ka rene ndonjehere per hise ne Shqiperi dhe Muci e di shume mire sesa idjot eshte piktori por eshte i detyruar ta mbroje sepse leku ben te veten ;)
Submitted by dritan (not verified) on
Muci me analize te tille shoku me mire dil edhe shit akullore tek rruga se nuk ngroh dot as veten jo me militantet e PS.
Submitted by RrnofteEdi (not verified) on
hahahaha...  Berisha po i jargavitet Rames?  Jo more Mustaf se kete nuk e beson as ai dezhurni te dera e PS.  Mos te te njihja mire, do thoja qe ti punon per Berishen me kete qe i sugjeron a i nxit Rames po meqe ti ke nje urrejtje tashme te klasifikuar gjeresisht si patologjike ndaj Berishes po them qe gabon pa dashje meqe nuk logjikon racionalisht.  Nese Rama te degjon ty dhe veteperjashtohet nga negociatat,  Berisha ka te gjithe te drejten te thote qe tentova kompromisin me Ramen por ky e refuzoi keshtu qe nuk me mbetet gje tjeter vetem se te zgjedh nje president me shumice te thjeshte ose pak me shume.  Berisha taktikisht po luan shume mire, Rama mesa duket do te marre mendte e tua.
Zhberja qe i beri Rama gjithe asaj platforme politike me qender Ilir Meten, si tregues i korrupsionit qeveritar ne rangjet e larta, me shume se edhe vete Ilir Meten ka ndihmuar Sali Berishen.  Edi Rama s'ka me asnje mundesi te sulmoje Berishen per korrupsionin qeveritar te Metes, pasi Rama eshte i gatshem te beje cdo gje me Meten edhe pse per shkak te Metes bere nje proteste te dhunshme me flake e gure kunder institucioneve kushtetuese.  Politikisht kjo eshte shkaterruese pasi ne elektorat, sidomos tek ai qe nuk futet tek elektorati militant, Rames nuk e qasin afer tyre (politikisht).
Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on
Muç! Me duket se puna po merr per ters!
"Kokëlopa" ka shkuar shume thelle, me duket! Do vazhdoi seria e dyte e telenoveles "Prifti" dhe,  pastaj dihet ajo e vjetra; "ushtaret vriten Gjeneralet pershendeten".
"Kokëlopa" do paguaj inatin e dy te medhenjve!..,me mire te shkoi kryetar kuvendi, se per ndryshe,  Naltmadhnia e tij Berisha i II e Madheria e tij Ramas i I do na e bejne kurba "ate spurdhjask te inatosur"...Eshte ngaterruar loja.
I's so sorry ....
Submitted by Arben Çokaj (not verified) on
Mustafa, habitem me miopinë tuaj e të Zaloshnjes... Berisha as prishet me Metën, as nuk i jargavitet Ramës, por do të përdorë si gjithnjë çdo mjet për të vënë Jozefinën Presidente, ashtu siç vuri Lulin Kryetar Bashkie në Tiranë, qoftë edhe me 55 vota në parlament.
Sonte Berisha po kalon natën në vilën e Jozefinës në Razëm, ku po konsultohet për të vënë një "President konsensual..." - hajde mendje e analizë hajde.
Të vjen keq që kemi kaq analista të dobët e me bark...
Submitted by Lleshi (not verified) on
Besoj se nuk po kuptoni nje gjë; zoti Berisha po kerkon ti thote zotit Meta se : " ne se ti nuk bie dakort,  atehere une merrem vesh me Ramen dhe fati jot dihet. Une te shpetova nga burgu. Dhe po te leshova atje do shkosh, sepse BE kerkon prova ne luften kunder korrupsionit".  Bujar Leskaj e ka bere gati dosjen tashme"!...<o:p></o:p>
Submitted by xhaxhi (not verified) on
muc ktheji vetes autoritetin seriozisht! (presupozoj qe e ke patur njehere...)
Submitted by Albi (not verified) on
Muco kishe ca kohe qe delirin Ram-ist e fshije. Paska qene aty aman dhe priste nje rast si ky per te shperthyer.
Wow ca budalliku ke shkruar!!!!
Submitted by arvanites (not verified) on
Ka i profesion qe e bejne mire te gjithe shqitaret. "Opinionistin"
Submitted by fiku detit (not verified) on
Meta, si shtangist i vjeter ( per rekorde nuk di ) e njeh mire ekuilibrin dhe sekondat qe duhet te qendrosh statik. Po e zgjati pak shume Berisha do e hedh 'shtangen' ne toke Meta. Rama do te skicoje futurosisht ngjarjen me ngjyra pasteli te zbehte dhe nje firme fosforeshente me shprese tek e ...kutise se fundit te votimit a numerimit.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.