Presidenti, Rama i shmanget taktikës së Berishës për legjitimimin e procesit

Pas takimit me Metën për presidentin, nuk munguan mesazhet e Berishës ndaj forcave të tjera politike dhe specifikisht PS-së. Kryeministri foli për takime “të të mandatuarëve të tij”, përfshirë edhe atë, me të mandatuarit e PS-së dhe Ramën. Edhe pse i ka bërë thirrje më parë Berishës për dialog në lidhje me presidentin, Rama e ka lexuar ndryshe këtë apel duke e cilësuar të gjithë si një teatër. “Që kryeministri të bëjë teatër me takimet për presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim tek njerëzit e mi është turpi i tij! Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet. E kam ftuar Berishën zyrtarisht javë më parë, ka refuzuar t’u përgjigjet zyrtarisht; përsa i takon. PS-së është gati të dialogojë e negociojë kur Kryeministri të jetë gati”, - reagoi ai nga Twitter-i.
Deri më tani, nuk duket të ketë ndonjë ndryshim nga sjellja e Berishës krahasuar me eksperiencat e ngjashme të mëparshme. Mungesa e qendrimeve të qarta pas takimit me Metën ku palët qendruan në të njëjtat pozicione tregojnë se Berisha po përdor taktikën e vjetër; fillimisht legjitimon procesin e përzgjedhjes së presidentit duke u takuar me palët e duke i përfshirë në të, dhe më pas fillon pjesën e dytë të lojës, atë të sigurimit të votave për zgjedhjen e kandidatit të tij. Përgjigja e Ramës në këto kushte lexohet si një distancim nga një taktikë e tillë, pas pësimit në vitin 2007.
S.E.
Comments
Edi kujton se e kapi idene e

Edi kujton se e kapi idene e lojes qe Sales por ne fakt keshtu ka menduar gjithmone. Do ta kuptoje kur Sala te kete zgjedh president ke ti doje qejfi atij.

Ed Rma i ngeli dopio 6 ne

Ed Rma i ngeli dopio 6 ne dore.

Ne kundershtim me ate qe beri Berisha dje, ku PD-ja u mblodh dhe vendosi per nje grup negociator institucional, Edi Rama ka dale mbi Partine Socialiste, Kryesine e Partise si dhe Grupin e Deputeteve duke shkuar pa marr nje mbeshtetje institucionale nga PS-ja - ne shtepine e arçi-armikut te tij (Ilir Meta) ne mes te nates si nje hajdut.

Dhe tashti qe Berisha i hedh dorashken me formulen e vet Rames - per nje "takim institucional", ai (Edi Rama) nuk do me te takohen institucionalisht, sepse e di mire qe pa nje proçes te brendshem brenda PS-se, ai nuk i ka votat per te mbeshtetur cilindo kandidat (nga shoqeria civile = Ylli Çabirin).

Pra Berisha si nje lojtar i perkryer ne nje loje POKER-i, e thirri blofin e Rames, dhe ky si nje idiot duke mos pasur nje proçes te brendshem dhe nje mandat te paster nga Kryesia e Partise se tij, e hongri ngjalen e Ilir Metes, dhe tashti po perdridhet si ngjale duke i thone jo nje "ftese" te Berishes per TAKIM INSTITUCIONAL.

Mbaje ne byçke Edi, se qeke diletant.

Ore Erind ti kujton se keto
Ore Erind ti kujton se keto jane lojra pokeri dhe ty te interesoka kush tja fuse kujt? Po ja sipas teje Sala ja "futi" Edit, e mori dhe presidentin dhe te gjitha te tjerat me radhe, do dalesh e do brohorasesh o sa I zoti Birisha qe ja fut krejt te tanve? Harron se ta ka fut Ty e gjithe Shqiperise se atij si plas per integrimin apo ekonomine e Shqiperise po vetem per pushtetin e tij. Keshtu si logjikon ti fatkeqesisht mendojne 20-30% ne Shqiperi e seshte perqindje e vogel prandaj ne sbejme dot "xhap" si komb. Dhe denmokrati me I madh pa pasuri pa katandi qe ka zaptue ndonje toke n'Bathore duhet te llogjikoje qe Shqiperise I duhet president konsensual qe Shqiperia mos te hyje me ne krize politike, zgjedhje tparakohshme e se ne krize ekonomike jemi se jemi e sna ben pershtypje. si ajo shprehja ne kohe te xhaxhit:" bar do hame... po me Saliun kurdohere do jemi!
Add new comment