Propozim i ri, avaz i vjetër për kryeministrin

Postuar në 10 Korrik, 2016 22:03

Vizita disaorëshe e ndihmës sekretares Viktoria Nuland la në tavolinat e palëve një propozim të ri amerikan për reformën në drejtësi që hedh poshtë draftin e ambasadorit Lu për reformën. Nuland u përpoq ta paraqesë  këtë ofertë si një propozim të ambasadorëve, Lu e Vllahutin, të cilët deri dje ishin në negociata për të gjetur vota individuale që drafti të votohej në 21 korrik edhe pa konsensusin e opozitës.

“Në përpjekje për të afruar palët, ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE-së, në 24 orët e fundit kanë paraqitur një propozim të ri. Ky është propozim hibrid, që përmban elementë nga propozimi i qeverisë dhe opozitës dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.Ky propozim ka mbështetjen time, por ka dhe mbështetje të gjerë nga Uashingtoni” deklaroi Nuland, duke thënë se propozimi është “një propozim hibrid që ka të përfshirë idetë e qeverisë dhe opozitës”.

Sipas saj me këtë propozim garantohet një gërshetim i rolit të ndërkombëtarëve dhe nuk cenohet sovraniteti i sistemit. Pas këtij qëndrimi kanë ardhur edhe deklarimet e palëve, ku dukshëm ai i kryeministrit Rama reflekton një humbje të pozitave të tij dominuese deri dje, duke iu referuar mbështetjes së ndërkombëtarëve sipas vetë deklarimeve të tij. Kreu i qeverisë u mjaftua me një deklaratë të shkurtër për shtyp ku thotë se “shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian”.

Por vetëm pak ditë më parë kryeministri refuzoi për të diskutuar një propozim të opozitës me mbititullin “Propozim i ri, avaz i vjetër”, duke folur “për një vijë të kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni”. https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153826104281523.  Tani është radha e tij të tërhiqet për të bërë atë që thotë Uashingtoni, siç në fakt ka vepruar me avazin e tij për të “ngrënë çorbën që ka pështyrë” në jo pak raste.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Problemi i ambasadorit LU (i cili duket si nje nga me te paaftet qe ka sjelle DASH) eshte qe rezulton te jete nen influence te plote te ambasadores se BE Vllahutin, e cila , nga ana tjeter eshte hapur e punesuar nga Rilindja per ti shperblyer Rilindjes dhe e ben kete ne menyren me joprofesionale e jodiplomatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.