Reformat, KE: Na premtuat për datën 24 maj, ka kohë deri në mbrëmie

Postuar në 24 Maj, 2012 08:59

Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle kishte marrë premtimin nga partitë politike të vendit se reforma zgjedhore do të përmbyllej para fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit. Këto të fundit nisën sot. Pra, sot është edhe limiti për mbajtjen e këtij premtimi. Me sa u kuptua edhe nga diskutimet në seancë plenare, arritja e një marrëveshje është ende larg (http://respublica.al/artikuj/2012/5/24/loja-e-ka-kush-e-ka-per-reformen-zgjedhore-vazhdon). Në këto kushte, duket se Fyle ka nxjerrë zëdhënësin e tij, Petr Stano në konferencë për shtyp për t’i kujtuar politikanëve shqiptarë mbajtjen e premtimit. “Ishte ideja se marrëveshja e arritur mes partive politike në nëntor të mund të zbatohej përpara se sa të nisnin procedurat zyrtare për zgjedhjen e Presidentit të ri. Dakord, data 24 është sot, por ende nuk ka mbaruar dita”, - tha ai. Duket se Komisioni Evropian i bën thirrje palëve për të gjetur një zgjidhje deri në mbrëmie duke tentuar madje t’i vërë madje edhe në sedër për një premtim të pambajtur deri tani.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Me mire mos te na e japin statusin e kandidatit kete vjeshte. Ne fund te fundit nuk e meritojme, kalimi ne parlament i disa ligjeve me 3/5 nuk do te thote asgje. Ligji tek ne nuk zbatohet, ka 23 vjet qe nuk dime te bejme zgjedhje sipas standardeve, gjyqesori eshte kur therret qameti, njerezit ekzekutohen kur jane duke protestuar me duar ne xhepa ne bulevard, administrata publike eshte ne nivelin me te ulet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar, etj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lex Rex, nuk jam dakord me ty, duhet patjeter ta marrim statusin kandidate kete vite, sepse kalon ne nje faze tjeter dhe kjo faze ka perfitimi financiare shume te mira nga BE, dhe me krizen ekonomike qe po kalon rajoni, duhen patjeter keto para per te zbutur valen qe do vij dhe tek ne ose me sakte qe ka ardhur me kohe, po kete status nuk e do Saliu, se qe te marresh statusin duhet te plotesosh kritere politike dhe reforma, Saliu nuk do dhe eshte i paafte per te bere reformat e duhura, me perpara bertiste se po e bllokon opozita se nuk miraton ligjet me 3/5 po tani qe u miratuan te gjitha ligjet, dhe opozita eshte 100% bashkepunuese cfare do thote ky sharlatan?

Eshte mekate i madh qe ketij populli i ra per pjes qe ta drejtoj nje monster e tille si Sali Berisha.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Natyrisht qe Saliu eshte i paaafte si dhe i mungon deshira te beje reformat e duhura. Mosmarrja e statusit per 3 vite me radhe eshte kryesisht  deshtim i Saliut / kesaj maxhorance. Nderkohe qe ekziston rreziku real i perdorjes nga Berisha i marrjes te statusit si fitore e tij (PD), ashtu sic beri me anetaresimin ne NATO ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 . Sic e dime te gjithe, gjerat shkuan edhe me keq pas anetaresimit ne NATO. Ndersa Bashkimi Evropian ka kritere me te rrepta se NATO plus qe procedura e anetaresimit kerkon disa vite negociata. Kjo do te thote qe Shqiperia ne cdo rast do te qendroje disa vite ne paradhomen e BE, ne kete prizem nje vit me shume apo me pak nuk ka rendesi. Ne rrafshin e perfitimeve nga statusi i kandidatit, ato jane te paperfillshme krahasuar me humbjet gjigande te fondeve nga shume organizata nderkombetare ne periudhen e tranzicionit, per me teper regjimi i Berishes ne me te shumten e rasteve i keqperdor fondet edhe kur i merr ato (psh thuajse te gjitha fondet e dhena per trainimin e administrates publike kane shkuar dhe shkojne dem per shkak te prurjeve nepotike apo partiake). Sic shenova pasdite, Shqiperia nuk e meriton statusin e kandidatit, nje make-up ben me shume dem se sa sjell perfitime.

Submitted by ermal korance (not verified) on

Qe politikanet tane kane degraduar,kjo dihet . Deklarata e Komisionit Europian,e bere sot,tregon qarte qe premtime kesi-lloj politikanesh nuk mbajne.

Nuk jane aspak serioz. As per ata qe perfaqesojne,dhe as per BE-ne. Duhen derguar ne pension....

Vergogna!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.