LSI i kërkon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Postuar në 01 Korrik, 2016 14:50

LSI ka reaguar ashpër një ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit t "Nënë Tereza", duke e quajtur ngjarjen cënim të rëndë të sigurisë kombëtare. "Në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare do të kërkojë që sot të mblidhet menjëherë Komisioni i Sigurisë dhe të marrë në analizë këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në aeroportin e Rinasit, në pistën e aeroportit të një vendi anëtar të NATO-s, por njëherësh i kërkoj edhe Presidentit të Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare posaçërisht për këtë ngjarje, të rëndë, të shëmtuar e të patolerueshme!”, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Rama hodhi dyshime serize mbi implikimin e policisë në këtë ngjarje. “Ngjarje të tilla nuk mund të mbulohen me statistika që si hyjnë në punë askujt dhe as me gërdufje nëpër konferenca shtypi! Ngjarja në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas është dëshmia e mungesës së angazhimit dhe seriozitetit në përmbushje të detyrimeve kushtetuese për garantimin e rendit dhe të sigurisë kombëtare. Nuk arrij të kuptoj se çfarë tjetër duhej të ndodhte më shumë se grabitja në mes të ditës në pistën e aeroportit që të tundet shteti e të vihen përpara përgjegjësisë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, të cilat janë sfiduar për të disatën herë në këtë mënyrë. Por ngjarja e djeshme është padyshim më e rënda se ndodh në një kohë kur Ministria e Brendshme flet për masa shtesë të sigurisë në të vetmin aeroport ndërkombëtar që kemi, menjëherë pas tragjedisë që ndodhi pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit. Cilat janë masat shtesë që banditët të hynin, të bënin çfarë deshën e të dilnin qetë-qetë sikur po dilnin nga një kafene rruge? Është e pafalshme, është e patolerueshme!”, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Comments

Submitted by SHQUP-isti (not verified) on

Flet shume mire ky matjani, Luan Rama.
Por, kisha vetem nje pyetje :
Keto mendime dhe probleme qe ngre ndaj qeverise, i ka mendimet e veta, personale, apo jane qendrime zyrtare te LSI-se ?
Kam frike, sikunder edhe ka ndodhur, qe del Petrit Vasili, ne emer te LSI-se dhe Ilir Metes, dhe ja dhjet perseri Luan Rames, duke thene qe ato qe ka thene Luan Rama, jane qendrim personal i tije dhe jo zyrtari i LSI-se.
Keshtu qe, me shkon mendja, a duhen marre seriozisht keto c'fare thote Luan Rama, apo jo ?
Mbasi ky eshte edhe i pa cipe, qe kur ja dhjesin, nuk del e thote qe jam i dhjere.
Pune muti kjo puna e LSI-se dhe e njerezve te saje kopil e hajdute.

Submitted by Deti mesdhe (not verified) on

Edhe ky Luan Rama, zedhenesi fjale per fjale i Likes se Mones se LSI-se, SYTE, i ka te bardha, si te PESHKAQENIT, njesoj si te ZEN BERISHES.
A thua valle te jene edhe ne karaktere njesoj ?
Sic po duken punet dhe bathet, edhe ne karaktere, jane te nje prerjeje me Zen Berishen.
U be bytha e Luan Rams, t'i jape ultimatum kryeministrit te vendit.
Pika qe s'te bie o sy peshkaqeni i LSI-se.
Kaq idiot je ?
Pse, Pjerdh kryeministri nga njerez si modeli yt, o koqe ?
Tung.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ke shume te drejte, Kryeministri jone i lavdishem nuk pjerdh per njeri or taj, prandaj te gjitha punet shkojne mbrodh ketu ne kalane e patundur buze Adriatikut. Po gojet e liga thone qe Kryeministri nuk pjerdh dot me ngaqe ia kane shtuposur vërrën jo ngaqë nuk ka qef te pjerdhë. Kështu që ti si shef i pordhollogjisë kryeministrore mund te na ndricosh pak me më shume informacion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.