Tragjedia e Himarës: Rona Nishliu del me lotë në sy nga skena

Është shoqëruar me duartrokitje të forta dy herë gjatë këngës Rona Nishliu, që përfaqëoi Shqipërinë në Eurovizion. Pas performancës, ajo doli nga skena me lot në sy.
Këngëtarja kosovare Rona Nishliu tha në një intervistë për RTK-në para performancës se këngën e këndonte edhe si homazh për tragjedinë e Himarës. “Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve, madje jashtëzakonisht shumë edhe mua sonte më vështirëson këtë përgjegjësi që kam”. “Jemi të ndikuar dhe të prekur nga ajo që ka ndodhur – tha Rona në linjë telefonike nga Azerbajxhani – Bashkarisht këtë performancë do ja dedikojmë situatës”. Në fund, Rona është renditur e 5-ta, duke u kualifikuar kështu për në natën finale.
Re.Pu.
Comments
jo jo, Rona nuk eshte

jo jo, Rona nuk eshte renditur e 5, por nje nga 10 finalistet (nga 18 konkurentet e gjysem finales se sotme). Mund te kete dale edhe e para, por edhe e fundit, tek ata 10 finaliste. Do te merret vesh (e sata ka dale sonte), te shtunen, ne mbyllje te eurovizionit

Sa per statistike ka dale e

Sa per statistike ka dale e 10

Desha te bija nje shkrim po

Desha te bija nje shkrim po adresa komunikimit nuk funkisonon mund te me coni nje e-mail per shkrimin.

Interpretim i

Interpretim i mrekullueshem.

Duke pasur parasysh se si votohet ne Eurovizion, nuk besoj se do fitojme ndonjehere, por te pakten me nje kengetare te tille jemi te gjithe krenare. Performanca e saj ishte per t'u patur zili. Gjynah qe nuk votojne vetem specialistet.

Bravo Rona, jemi me ty.

Kjo kengetare stonoi shume

Kjo kengetare stonoi shume here gjate kenges, veshja e saj ishte skandaloze, dhe mbi te gjitha ne skene nuk u degjua kenge por ulerima.....

TE MARRTE DREQI KENGEN DHE

TE MARRTE DREQI KENGEN DHE ATE QE E SHKROI SIKUR NA NDOLLI ZI.

Add new comment