Anri Sala sjell filmin e vet ‘1395 ditë pa të kuqen’ në Tiranë

Artisti shqiptar Anri Sala kthehet në vendlindjen e tij, në Tiranë, por jo për të bërë një rit nostalgjik, apo për t’u takuar me miqtë e me të afërmit. Këtë herë kthehet për të prezantuar filmin e vet më të fundit me titull ‘1395 ditë pa të kuqen’. Është një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare, Liri Begenë, dhe me artistë të tjerë ndërkombëtarë. Fabula e filmit është Sarajeva e fillimviteve ‘990. Kanë qenë të shumtë artistët që janë ngacmuar prej Sarajevës së atyre moteve (ndërkohë që Anri Sala bënte xhirimet e filmit të tij, në kryeqytetin boshnjak ndodhej trupa Hollywood-iane e drejtuar nga Angeline Jolie, duke xhiruar filmin me titull ‘Land of Blood and Honey’), por Sala ynë luan me mjetet e artit bashkëkohor: një film pa dialog, me muzikën e Çajkovskit në sfond, me qytetin e Sarajevës që flet me muret e pallateve, me heshtjen e rrugëve, me kryqëzimet e frikshme që hyjnë në konin e shikimit të snaiperëve që gjuajnë nga kodrat përreth, me tingujt e orkestrës filarmonike të Sarajevës, me fytyrat pa shprehje të kalimtarëve të ftuar për të bërë aktorin, dhe me lojën e aktores së vetme në film, spanjolles Maribel Verdú, që i bie qytetit kryq e tërthor duke folur veç me dihatjen e me shikimin e vet.
Publiku që u gjend në premierë pati në fund të filmit një bisedë me Anri Salën, e cila u pëlqye po aq sa dhe filmi.
Re.Pu.
Comments
Filmi i arritur ne nivel

Filmi i arritur ne nivel artistik. Deri ne nje fare pike, i pelqyeshem. Nuk besoj te shijohet nga masa. Me pelqen fakti qe behet propaganda kunder serbise, qofte ose jo ky qellimi i Anri Sale-s.

Suksese te metejshme!

ANRI SALA - Kur Edi Rama

ANRI SALA - Kur Edi Rama promovon ne Tirane filmin e bashkejetuesit te tij (flinin bashke per 3 vjet ne Paris), djalit te Valdete Sales (ish-drejtore e Sorros-it) dhe nje nga kokat e mafies se ndihmave sebashku me Ylli Cabirin, te vjen per te vjelle kur shikon se si tek FRESSH-i Socialistet promovojne vetem jugoret duke lene ashte cdo vlere nga veriu i Shqiperise.

Ashtu si ne kohen e dashnorit te babait te Edi Rames (Enver Hoxhes), veriu i shqiperise nuk ka vend dhe nuk ka per te pasur ndonjehere vend ne kupolen Socialiste.

Kjo tregon se Edi Rama nuk ka per ti fituar kurre zgjedhjet e reja. Fakti qe Edi dhe Ilir Meta - po permendin vetem emra per "PRESIDENT" nga jugu - te thote shume per metalitetin ndares, racist te trasheguar te tyre kundrejt veriut te Shqiperise.

E vertet - politika ka

E vertet - politika ka harruar veriun e Shqiperise. Edhe vete Saliu e ka harruar veriun nga ai vete rrjedh. Edhe Jozefina rrall flet per Shkodren e saj.

Problemi eshte se pas 3 Presidenteve nga qendra dhe jugu i shqiperise, ket here i takon nje veriori dhe mundesisht katoliku te jete president i shqiptareve.

Add new comment