Dekoratat e fundit të një Presidenti që ka shpërndarë shumë dekorata

Postuar në 18 Maj, 2012 08:21

Presidenti Bamir Topi do të mbahet mend, në mos tjetër, për numrin e madh të dekoratave që ka shpërndarë. Edhe javët e fundit të mandatit po i shfrytëzon për të njëjtën gjë. në stil pajtues e gjithëpërfshirës. Ka dekoruar pra njëherësh myslimanë e të krishterë, klerikë e laikë, shqiptarë e të huaj, gegë e toskë, emra të njohur e të panjohur, etj, etj. Presidenti nderoi me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra”, duke i dorëzuar dekretin Gjon Buçajt, vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes” Elez Hysen Biberajn, peshkopin Agathangel (Çamçe), pas vdekjes, At Vasil Markon, pas vdekjes, Sali Efendi Myftinë, pas vdekjes, Imam Vehbi Ismailin, pas vdekjes, Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn), pas vdekjes, Van Sotir Kriston,  Antoni Athanasin, pas vdekjes, Ilir Demaliajn, dhe Agim Karagjozin. Dhe në fund, dy dekorata surprizë, njërën për aktorin e Hollywood-it Richard Gere, që “demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta” dhe tjetrën për Geraldo Rivera-n, që “bëri kauzë të tij ndërgjegjësimin e publikut amerikan, e më gjerë, për krimin monstruoz që po bënte makina ushtarake serbe, në vitin 1999, kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës, duke e demaskuar atë si një spastrim etnik dhe gjenocid”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Pse nuk ishte Moisiu ai qe kishte shperndare shume dekorata?

Submitted by Anonim (not verified) on

Elez Biberaj spiun i CIAs. Per kete e ka dekoruar?!

Submitted by Saimir (not verified) on

Shqipetaret kane 70 vite qe sundohen nga komuniste, te cilet kedo qe nuk pajtohet me te e cilesojne ose tradhetar ose agjent i ketij dhe atij. JU qe ende enderroni me endje vitet e komunizmit etiketoni si agjente te huaj kedo qe ndihmoi ne rrezimin e Hoxhes dhe Alise. Dr. Biberaj eshte studjues i politikes, dhe i angazhuar ne gazetari arriti qe te drejtoje ZA. Ai e meriton dekoraten, por me teper meriton nderim te sinqerte sepse ndonese larg ende mendon per vendlindjen qe e ka lene i vogel, ndryshe nga shume qe jane plakur ne vendlindje, por i kane bere gropen.

Submitted by pd-isti (not verified) on

Presidenti Topi a nuk ishte per Fryma Te Reja Demokratike? Ai Biberaj amerikan vetem njeri i ri s'mund te quhet. Plus eshte armik i PD-se se vertete dhe bashkepunetor me Salen. Sic duket kjo FRD po del si partia e Genc Pollos.

Submitted by davidi (not verified) on

Dekorata i takon Richard Shepard prodhuesit dhe skenaristit te filmit e jo aktorit Gere.

Nje tjeter dekorate e dhene gabim, dhe pastaj thote qe fajin ia ka Saliu.

Eshte njesoj sikur pela te linde mez dhe meriten mos ta marre hamshori apo pela por mezi.

Veterineri i dreqit.

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk besoj se Richard Gere eshte dekoruar vetem per filmin e Shepard (The Hunting Party), ne fund te fundit ngjarjet e filmit zhvillohen ne Bosnje. Gere ka punuar edhe si vullnetar ne kampet me refugjate kosovare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.