Ambasadori danez: Derën e BE-së do ta gjeni të mbyllur
Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, e ka parë ftesën për në programin e mëngjesit Wake Up në Top Channel si një rast për të përsëritur disa kritika të forta në adresë të klasës politike shqiptare. "Pasi kam ndjekur Shqipërinë për tre vjet tashmë, mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara, dy hapa mbrapa. Kërkoj ndjesë që jam kaq i hapur”, u tha ai dy moderatorëve të programit, Enos e Ledionit. Për të “kjo është trishtuese të thuhet…. Kosova duket se është më e përqëndruar drejt ecjes përpara në integrimin europian. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Shqipëri".
Pyetjes se a do ta marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat në tetor, ambasadori danez iu përgjigj në mënyrë pesimiste. "Nëse ato që kërkohen të bëhen nuk realizohen, atëherë dera do të qëndrojë e mbyllur. Kaq e thjeshtë është", tha Jensen. Në fund ai përsëriti një vëzhgim të bërë dhe njëherë tjetër më parë: Vërej se në politikën shqiptare ekziston një gen shkatërrues.
Është më e mirë dhe më e dobishme kjo gjuhë e troçtë dhe e qartë diplomatike se sa spërdredhjet e gjuhës që bëjnë diplomatë të tjerë.
Re.Pu.
Comments
bravo ambasador. mire qe nuk

bravo ambasador.

mire qe nuk qe Arvizu se do thoshte qe nr 1 e ben mire detyren por fajin e kane shqiptaret dhe opozita

Ai ambasadori donte te

Ai ambasadori donte te thoshte se numri 1 ne absolut eshte Enver Hoxha e me pas vijne Berisha e Nano (kjo eshte llogjika qe eshte perdorur dhe nuk ka "por" qe ta justifikoje)...

Epo te jene edhe amerikanet qe ti thone Enver Hoxhes Politikan Numer Nje e Burre Shteti kjo nuk eshte pare....

Nuk matet qenia politikan me jetgjatsine ne pushtet....

Nji popull si populli

Nji popull si populli shqiptar ku shumica kan mentalitet te pushtuesit pese shekullor osman, te kundert me mentalitetin europian, nuk mund ti kete dyert e hapuna ne shoqnine europiane pa u pastrue nga mentaliteti osman. Dy shelqij ne nji dore nuk mbahen.

Add new comment