Plehrat italiane: denoncimi i vetmuar i Shekullit

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:26

E përditshmja Shekulli vijon denoncimin e një marrëveshjeje mes qeverisë Berisha e qeverisë Berlusconi, sipas së cilës hapen portat katër kanatësh për importimin e plehrave italiane në Shqipëri. Shekulli ka kohë që flet për këtë çështje. Fakti që mediat e tjera nuk janë marrë e nuk merren me këtë marrëveshje (nuk kuptohet mirë pse) ka bërë që kjo betejë të quhet e Shekullit.. Këta e kanë denoncuar qysh në krye të herës një projekt të tillë, por atëmot, agjentë të ndryshëm të qeverisë kërkuan ta minimizonin aksionin e Shekullit me lajmin se Kokëdhima ka interesa të vetat në këtë lëmë të biznesit.

Shekulli i këtyre ditëve nuk ka sjellë fakte të reja, por ka synuar sensibilizimin e opinionit publik mbi këtë histori të vjetër, tanimë. Ata publikojnë shkrime të kohëve të shkuara në gazetat italiane, intervista, denoncime të bëra nga shoqëria civile italiane, etj, etj. Në numrin e sotëm kishin ribotuar kabllograme të WikiLekas-it, në të cilat është folur për atë që në fakt ka ndodhur më pas. Jepet dhe lajmi se anijet e para me plehra do mbërrijnë sot në Shqipëri.

E.G.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Ndihem shume e indinjuar perse populli nuk ngrihet te thote me force fjalen e tij kunder ketij vendimi... Kaq injorante jemi? Kaq te dobet jemi? Ngrihemi per te mbrojtur Piramiden, qe ne fund te fundit eshte nje ndertese e rendomte, dhe nuk ngrihemi per te mbrojtur shendetin tone, ambientin tone, pastertine e tokes dhe te ujerave tona... Eshte absurde! Pse te rinjte, ambientalistet, shoqatat e ndryshme nuk organizojne manifestime perpara parlamentit per te protestuar, per te informuar, per te sensibilizuar dhe per te vene parlamentin tone para pergjegjesise? Ne Shqiperi nuk menaxhohen dot plehrat shqiptare e jo me plehrat e huaja. Po shitet gjithcka, po shkaterrohet gjithcka... po mberrijme vertet fundin!

Submitted by paskali (not verified) on

bravo shekulli. nje gazete qe ben detyren jo si ca te tjera qe i bejne reklame birra korçes

Submitted by specializanti (not verified) on

ti Anonimi qenke me te vertete, te me falesh, po me te vertete ama nje cope Injoranti qe shkruan sa per te thene diçka...

Submitted by mialeksi (not verified) on

MARREVESHJA E BERISHES ME ITALIANET ESHTE E NJEJTA QE KA BERE NANO ME TA. KA NDRYSHUAR VETEM MENYRA SE SI DO TUA FUSIN SHQIPTAREVE TE GJORE. NANO U TREGUA "BUDALLA" SEPSE U TREGUA I SINQERTE. AI THA "DO MARRIM PLEHRAT E KETYRE, POR KETA DO DJEGIN DHE TONAT".

E HENGRI SEPSE E THA QE DO VIJNE MASIVISHT PLEHRAT KETU..

KOPILI BERISHA ESHTE ME I ZGJUAR. E MASKON TE NJEJTIN QELIM DHE TE NJEJTIN PROJEKT ME "NEVOJA TE BIZNESIT RICIKLUES"..

PO QEKUR NA U BE KAQ E NDJESHME QEVERIA NDAJ NEVOJAVE TE BIZNESIT SHQIPTAR MOR AMAN??

SHEKULLIT BRAVO I QOFTE. KA DITUR GJITHMONE TE JETE ZERI I QYTETAREVE NE KETE CESHTJE DHE NE TE TJERAT. DHE ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE JANE NE VESHTIRESI TE MEDHA FINANCIARE DHE NE GODITJE TE HEREPASHERSHME TE FASHISTEVE TE SALIUT. KAM NJOHJE BRENDA TYRE DHE E DI SHUME MIRE SITUATEN E TYRE. PER TE ARDHUR KEQ. E MEGJITHATE VAZHDOJNE TE LUFTOJNE. RESPEKTE!!

Submitted by Alban (not verified) on

e ka fajin Edi Rama pse nuk i bejne opozite njerezit kesaj marreveshjeje....

Submitted by raimondi (not verified) on

Opozita eshte inexistente ,dhe Sala ben tani ca i do qejfi  .Rdi e ka shnderruar Shqiperine ne nje shtet partiak , sepse kur opozita nuk vepron , zere se ka vetem nje parti, --Ajo qe eshte ne pushtet -- Ne jemi nje demokraci njepartiake,sepse opozita eshte vetemper garniture...

Submitted by raimondi (not verified) on

Keto plehrat tregojne se kemi nje Opozite qe kryesohet nga ....Plehra

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.