Mburrjet e Berishës dhe deficiti tregëtar i Shqipërisë

Postuar në 26 Shtator, 2011 05:15

Kryeministri Berisha ka kohë që mburret për rritjen e eksporteve shqiptare, si para audiencave shqiptare ashtu edhe të huaja. Në mënyrë selektive, ai përdor shifra të veçanta, të servirura nga INSTAT-i i tij, si “u rritën eksportet bujqësore 200%”, “u rritën eksportet industriale 300%”, etj. Por ai nuk guxon t’i tregojë publikut shqiptar e të huaj shifrën më domethënëse mbi tregëtinë e jashtme të një vendi, gjegjësisht, sa përqind të importeve mbulojnë eksportet. Shifrat që raporton “Balkan.com Business News” tregojnë se në muajin gusht eksportet shqiptare mbulonin vetëm 30% të importeve. Dhe 70 përqindëshi i importeve tona që nuk mbulohen nga eksportet përbëjnë një deficit tregtar. Ndërkohë, sipas “Economy Watch”, në vitin 2010, deficiti tregëtar ishte më i vogël në përqindje – vetëm 66% e importeve nuk mbulohej nga eksportet.

E.Z.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Mundet ta kem kuptuar une gabim, por nga cfare shkruan autori, nuk ka asgje jo konsistente midis asaj qe thote z. Berisha dhe shifrave. Nqs kete vit eshte ulur deficite tregetar, kjo fare mire mund te kete ardhur se eksporti yne (modest) bujqesor eshte dyfishuar etj etj. Behet fjale per shuma te vogla qe nuk duket qerte se ku eshte problemi me to.

Jam fare dakord me sensin e pergjithshem te shkrimit, deficiti tregetar eshte ne diten e hallit - dhe sinqerisht nuk ma ha mendja fare qe as prodhimi bujqesor e as ai industrial te jene rritur ndopak - por vec ky shkrim nuk provonte gje fare...

Submitted by Anonim (not verified) on

Autori thote se kete vit eshte rritur deficiti tregetar, jo ulur, sic e ka kuptuar Astriti. Ne gusht deficiti tregtar ishte ne nivelin 70% te importeve, ndersa ne vitin 2010 ishte ne nivelin 66% te importeve - pra deficiti eshte rritur.

Submitted by Astrit (not verified) on

Mea culpa - e interpretova gabimisht dmth nderrova vendin 70 me 66.

Flm per sqarimin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.