Pakti me 10 pika e ka kaluar topin në fushën e maxhorancës
Pritet përgjigja e Berishës ndaj paktit me 10 pika të prezantuar si një dokument themeltar, mbi të cilin mund të ngrihet një klimë dialogu. Por gjasat janë që ai t’i thotë “jo” një pakti të tillë. Nuk janë vetëm një a dy pika që mund ta shqetësojnë në mënyrë të veçantë. Është i gjithë pakti, fryma e tij, që do ta bëjë ta hedhë poshtë. Ai është përgatitur gjithë këto kohë për të marrë një e nga një institucionet (mund të ketë menduar dhe njerëzit që do të emërojë në krye të institucioneve), ndërsa ky pakt e fut procesin e procedurat e zgjedhjes së krerëve të këtyre institucioneve në binarë të konsensusit. Diplomatët e huaj do ta kenë të vështirë ta qortojnë këtë lëvizje të opozitës, pasi me këtë pakt nuk kërkohet asgjë më tepër se sa ndërtimi e funksionimi i një numri institucionesh me logjikë non-partisan apo bi-partisan.
Por edhe sikur Berishës t’ia jepte në kokë t’i përgjgijej me “po” pikave që synojnë dialog e konsensus, aty ka një pikë që e bën të hidhet përpjetë. Është pika, që kërkon mobilizimin e të gjithëve (në planin institucional) për hetimin e Gërdecit dhe ndëshkimin e fajtorëve.
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte per Gerdecin por
<p>Nuk eshte per Gerdecin por per 21 Janarin. Gjithsesi logjika nuk ndryshon nga ky lapsus i Re.Pu.</p>
Add new comment