Takimi Rama-Meta ka tronditur socialistët e ka futur në panik maxhorancën

Postuar në 12 Maj, 2012 14:28

Dy janë reagimet bazë pas takimit të bujshëm Rama-Meta. Socialistët në veçanti e opozitarët në përgjithësi janë të shushatur; një pjesë janë dhe të tronditur, gjë që vihet re edhe nga ajo që shkruhet nëpër gazeta, por edhe nga ajo që shkruhet nëpër blogje e rrjete sociale. Një sondazh që ne kemi nxjerrë në respublica nuk është aspak pretencioz (afërmendsh, nuk ka se si të jetë), por shifrat të ngacmojnë. Mbi 45% e lexuesve të respublica-s që kanë marrë mundimin t’i përgjigjen pyetjes së sondazhit “ç’mendim keni lidhur me një aleancë të mundshme Rama-Meta me synimin për të rrëzuar Berishën?”, thonë se e denoncojnë këtë aleancë. Gati 30% thonë se e kuptojnë këtë aleancë, duke përcjellë mesazhin se “ua shpif si gjest, por hajt mo, se mund të shërbejë për një qëllim të mirë”, ndërsa 22% e mbështesin. Pesë për qind thonë se “nuk kanë ide”. Ka shumë gjasa, që kjo ndarje, me këto përqindje të përafruara, të ekzistojë në këtë moment të parë brenda kampit të opozitës.

Ndërsa në opozitë ka shushatje e tronditje nga kjo lëvizje, në maxhorancë lexohet panik. Berisha është tulatur. Topalli ka humbur. Eksponentë të PD-së që kanë thënë ndonjë gjë këto ditë, janë treguar shumë të kujdesshëm me Metën, por nuk e kanë fshehur dot alarmin që i ka pushtuar. Në të njëjtën linjë janë dhe reagimet mediatike, gjë që dukej qartë mbrëmë në programin Zonë e Lirë të TV Klanit, ku ishin ftuar Frangaj, Fevziu, Shkullaku, e Baton Haxhiu për të komentuar këtë zhvillim.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Klani i 'klanit' mbreme jane tjetersuar ca nga lajmi, ca nga pija e ca nga mllacitja. Frangaj-n e kishin zene ethet lunatore (epileptike), bile ai Bushati 'kunjaxhi' disa here ja 'futi' ngjalen qe vertitej mbi tavolina. Klani i 'klanit' tregoi maskaraden e medias tone qe nuk mund te mbulohet as me petkun e emisionit 'zone e lire' per gazetare 'te prangosur'. Bushatin e permenda meqe Re. Pu. e kishte harruar, pasi mund ta kete pare emisionin atehere kur i zuri SH U RR A !...

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk ka rruge tjeter ose vjedhje ose "Revolucion" gje qe i shkon pershtat tek Sali-u,  Ose Rama te jap doreheqjen ne rast humbje. Presidenti nuk i lihet Saliu-t sepse me ate ai kontrollon  komplet institucionet edhe shtetin vet. ........."Turmat Socialiste" duhen te hane "mbrapsht" ate qe kane thene, bashke me Ramen..........Meta luan bixhoz te piset......

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje aleance Rama Meta, do te ish fundi politik i Ed Rames dhe katastrofa e ardhsme shkatrimtare e PSse. Meta eshte nje kufome politike dhe nje aleance me Rames do ish nje serum per LSI qe eshte nje klan hajdutesh qe spo lene gje pa vjedhur ndofta me shume se PDja. Urojme qe Rama te mos bej nje cmenduri te rradhes( sic beri ndryshimine kushtetutes) . Ne te kundert Gjinushi, Milo dhe Ngjela kane per te detyre urgjente te dalin nga koalicioni me Ramen, te rigrupojne nje opozite te vertete.

Submitted by tekniku (not verified) on

Pragmatizmi dhe aleancat jane mjetet e prostitucionit politik.Prandaj kthesat 180 grade nuk duhet te cudisin njeri,aq me teper kur behet fjale per te nxjerre jashte skenes poltike nje horr horrash qe quhet Sali Berisha.Eshte konsoliduar tashme dhe do te evoluoje me teper ne te ardhmen ideja se aleance duhet bere edhe me djallin vetem per te groposur Berishen dhe PD.

Submitted by Altin21 (not verified) on

Une jam socialist me bindje, por nuk shoh rruge tjeter si te hiqet qafe Berisha, nese Meta e Rama nuk behen bashke. Si po menojne keta te majte qe qenkan hutuar nga levizja e fundit e Rames???? Skenari tjeter do te ishte : Zgjedhje "made in Berisha" Vjedhje masive e votave, Ankim tek Ristani, kalim tek Sashenka...dhe me falni " Por me votim Unanim 5-0 Bie kerkesa e Opozites per paregullsi...dhe Hajde NJATJETA ! Nese ndryshohet kodi, dhe KQZ dhe kalohet ne nje qeveri pa Berishen ne zgjedhje.... mund te kete ndonje shans. Pse kaq e veshtire qenka per t'u kaperdire fakti qe Kundershtari duhet mundur edhe me armet e veta, pra me Meten Saliu ua futi ketyre, keta me Metën ja fusin Saliut.....

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ne fakt nuk ke faj, enderra e cdo socialisti eshte te futen ne zgjedhje pa Berishen kundershtar:)

Po veshtire te beje vaki.

Submitted by Altin21 (not verified) on

jo, le te jete kundershtar, po te mos jete kryeminister :)

Submitted by artur (not verified) on

Levizje prej shahisti, ti marrsh nje gur te rendesishem kundershatarit.Normalisht me kete levizje Rama behet pak pis po kur ne fushen e lonjes  mooti eshte  bere mullar, eshte nje takse qe duhet paguar.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Sa te cuditshem qe jeni. Te gjithe dashamiresit e Partise Socialiste, ne vazhdimesi, thoshit se fitorja mund te vije vetem duke bere aleance me Ilir Meten. Kurse tash qe Rama takoi Meten, shisni kopalla moraliteti. O njerez, Sali Berishen duhet ta hiqni nga aty, me cdo kush, me cdo aleance, me cdo mjet...

Submitted by Anonim (not verified) on

"fitorja mund te vije vetem duke bere aleance me Ilir Meten" Kete  e ka thene Ben Bibilushi

Submitted by Albi (not verified) on

A nuk verteton e gjitha kjo se ne fakt Edi Rama i paska humbur zgjedhjet e 2009? Nqs ai beson se ka mjaftueshem elektorat per te fituar zgjedhjet pse duhet te bente aleance me Ilirin?

Ja pra tashme eshte e qarte se ajo qe ka ndodhur eshte shkaterrimi i nje institucioni aq te rendesishem ne politiken tone, largimi i humbesit. Do humbase Sala po prap aty do rri, do prese derisa Meta dhe Rama te ndahen prap e keshtu me rradhe. Ne kete menyre kurre nuk kemi per te patur nderrim elitash politike. Muci, Minxhozi, Stefani e te gjitha ata qe kane bere pjesen e tyre ne luajtjen e kesaj alibie turp tu vije.

Submitted by arvanites (not verified) on

Vetem ne vendet demokratike fati i zgjedhjeve mund te varet nga aleancat mes partive. Per te gjithe ata qe mendojne se Lsi ishte shkaku i humbjes se zgjedhjeve ne 2009 po ju kujtoj nje fakt nga zgjedhejt e 2009. Sali Berisha do shpallte fitues nje deputet te partise Came ne Fier dhe me te siguronte 71 votat, Ilir Meta pranoi te futej ne qeveri duke qene i sigurte se Sala mund ta bente qeverine edhe pa te. Pas kesaj deputeti ne Fier i kaloi Partise Socialiste. Dhe nese Lsi do largohet nga koalicioni prape Qeveria nuk mund te bjere sepse ke camet dhe ca deputete si Kaci qe e kane nxjerre voten ne ankand. Vetem me protesta mund te rezohet nje diktator, mos mbani shprese ne zgjedhje.

Submitted by Albani (not verified) on

Une besoj se pa ilir meten rama I fiton zgjedhjet, vec'se duhet te mari siguri nga nderkombetaret te mos vidhen votat, dhe nuk ka nevoj per hajdutin ilir meta qe ka rjepur gjithe popullin, dhe po vazhdon ta vjedhe. Aleanca me lSI do jet shkaterrim I PS.

Submitted by adi_bonn (not verified) on

Nje gje duhet te kuptojme ne shqiptaret : TI JAPIM NGJARJEVE EMRIN QE KANE

dmth : Takimi Rama Meta nuk eshte as bashkim ne koalicion,as martese e te dyve ,as falje e vjedhjeve te Metes.ESHTE THJESHT MOSLEJIM I MARRJES SE PRESIDENTIT NGA SALI BERISHA.REFLEKTONI NJEREZ!!!!!!!

Mbas kesaj,NUK do te thote qe PS do hyje ne koalicion me LSI!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.