Erdogan porosi Berishës: shqiptarët, të paktën tre fëmijë

Postuar në 25 Shtator, 2011 17:04

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në një takim të liderëve ballkanikë në New York ka dhënë një këshillë: familjet ballkanase duhet të bëjnë të paktën tre fëmijë. Vendet e Ballkanit, sipas shefit të qeverisë turke duhet të kthehen në “fuqine e re dhe dinamike të Europës”. “Kam një këshillë për ju. Po u bëj thirrje çifteve të martuara dhe atyre që do të martohen: duhet të bëni të paktën tre fëmijë. Po ua rikujtoj kryeministrave të pranishëm: të paktën tre fëmijë”, tha Erdogan. Kryeministri turk e pati këtë këshillë ‘demografike’ gjatë një takimi të quajtur “Një vizon për të ardhmen e përbashkët” të organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike të Amerikës në Javis Center në qytetin e New York-ut. Në takim, njofton e përditëshmja turke ‘Daily Zaman’, merrnin pjesë kryeministrat e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Erdogan e ka patur prej kohësh në idetë e tij një ekspansion demografik duke u kërkuar turqve të lindin sa më shumë për të siguruar kështu një ‘komb të ri’. Kjo në një kohë kur popullatat e vendeve të Ballkanit kanë qenë në ulje për dekada për shkak të vështirësive ekonomike që pasuan vitet e gjata të luftës. Një tjetër faktor për këtë është edhe emigracioni.

L.A.

Comments

Submitted by Eno (not verified) on

Mendime anadollake, keta njerez nuk kane per te ndryshuar kurre, dhe nuk po bej paragjykime sepse ka edhe qytetare turq te civilizuar, por qe ne nje vend te prapambetur si turqia, nuk gjejne hapesirat e duhura. Perpara se Ergodani te shpalose te tilla ide "te frikeshme" duhet te japi llogari per masakrat e Turqise ndaj Kurdeve. Kjo eshte hipokrizi, predikohen "vlera" familiare nga kriminelet.

Gjithsesi, per tu kthyer ne teme. Kjo ide e kryeministris anadollak eshte nje cmenduri me vete qe nuk ka perputhje me politikat Europiane dhe ato nderkombetare. Thirrje te tilla jane nje enderr dhe nje delir total, nderkohe qe plani i tille do shkaktonte nje crregullim total demografik, social, e politik. Te kesh te pakten 3 femije per cdo familje pike se pari kerkon edhe nje baze ekonomike per te perballuar te tille numer, por kryeministri i nje vendi te prapambetur harron qe pozicioni i femres sot ka ndryshuar. Mbase femra turke akoma eshte mjet ekskluziv per te rritur femijet dhe asgje tjeter (fatkeqesisht) por femra moderne sot ka jeten, pavaresine e saj dhe 3 femije minimalisht ne te tilla kohe eshte nje barre super e rende per femren ne pergjithesi. Sot Europa dhe Bota ecen me planifikime familjare, per te krijuar nje te ardhme sa me te ekuilibruar e nje shperndarje sa me te kuptimte te burimeve natyrore, monetare, etj.

Fuqia qe ky zoteri pretendon te krijoje, nuk ka lidhje me numrin e femijeve, por fuqia e nje vendi vjen nga shfrytezimi optimal i burimeve materiale dhe intelektuale.

Shprehje te tilla jane nje TURP. Turqia nuk duhet te futet KURRE ne EU

Submitted by Gjeto (not verified) on

Skenderbeu kishte celesat e Europes me 1444, Enveri kishte celesin anglez te Otrantos me 1962, kurse komentuesit e blogjeve shqiptare sot kane edhe ata celset e kashtes per ne Bashkimin Europian: kaq ta beje dhemballen TUrku, nuk ia hapim dyert e Europes!

PO mmire, po sikur TUrqia vete te mos doje te hyje ne Europe? Ose, po sikur te mos doje te hyje nga dera? U futa ne mendime...

Submitted by Anonim (not verified) on

Erdogani mendon se Shqiperia eshte ende pjese e perandorise Otomane. Dhe Mesa duket e ka fjalen qe myslimanet shqiptare te shumohen per arsyet qe duhet ti dije vec ai me Berishen. Lum si ne....

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk  ka rendesi pse e ka thene Erdogan kete , rendesi ka se kjo lloj politike i sherben kombit shqiptar ---Ne e  pranojme  nje ide te dikujt nqs kjo i pershtatet interesave te popullit tone -,ne te kundert nuk i kushtojme rendesi aspak. Ne kete rast kjo ide e  tij eshte e mire ...

Submitted by Eno (not verified) on

Me falni, mund te shpalosni kontretisht idene tuaj qe kjo thenie e tij i sherben kombit tone???

Submitted by Anonim (not verified) on

cfare komente deshtakesh...

po pyet shume Turqia per EU !!! E pame se cfare eshte EU...nje krize totale...me falimentim te Greqise...e kemi ne prag...

pastaj vjen Italia, Spanja, etj etj...

Evropa po i lutet Turqise per ta futur por ata nuk duan me Referendum...

rrofshin popujt e pavarur ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.